Humbi në Ankara, Erdogan: Është vullneti i popullit

Turqia shkoi në zgjedhjet lokale, por që në fakt ishte më shumë një test për popullaritetin e Presidentit Erdogan, i cili u konfirmua fitues në rang vendi.

Ndërkohë, ajo që përbën lajm për mediat botërore është humbja në kryeqytetin e vendit Ankara, ku Mansur Zavas fitoi përballë kandidatit të koalicionit të Erdogan.

Ankaraja qeveriset prej më shumë se një çerek shekulli nga konservatorët islamikë. Në fjalën e mbajtur para përkrahësve të partisë se tij Erdogan tha:

“Çdo humbje dhe fitore dëshmon vullnetin e popullit tonë dhe duhet ta pranojmë atë si fakt i demokracisë. Duhet të pranojmë se fituam zemrat e njerëzve në këto zgjedhje në shumë qytete dhe pavarësisht se humbën në disa do të sillemi si duhet ”, shtoi ai.

Zgjedhjet në Turqi, kandidati i opozitës drejt fitores në Ankara!

Në Turqi u mbajtën zgjedhjet lokale këtë të diel, ku me mijëra qytetarë iu drejtuan kutive të votimit, në atë që është konsideruar si “referendum” politik për Presidentin Recep Tayyip Erdogan. Por në rezultatet paraprake, duke se Erdogan është drejt humbjes së këtij “referendumi”.

Nga rezultatet paraprake, Partia Republikane Popullore mban një kryesim të brishtë në kryeqytetin Ankara. Ndërkohë, në qytetin me popullsinë më të madhe të vendit, Stamboll, rezultatet janë shumë të ngushta, por opozita është në avantazh edhe në disa qytete bregdetare.

Zgjedhjet e kësaj të diele vijnë në një periudhë të vështirë ekonomike për vendin, pasi Turqia ka rënë në recesion pas shumë vitesh rritjeje ekonomike. Lira turke ka rënë me më shumë se një të tretën e vlerës.

Partia AKP ka dominuar politikën vendase prej 16 vitesh, ndërsa Erdogan i ka quajtur këto zgjedhje si jetike për të përcaktuar mbijetesën e vendit.

Në këto zgjedhje nuk kanë munguar edhe rastet e dhunës. Madje, dy persona janë vrarë në një qendër votimi në Malatya, pasi një qytetar refuzoi të futej në dhomën e fshehtë, duke tentuar të votonte hapur.

ZANAFILLA E NJI FARSE POLITIKE…

Interesant fakti qe asnji media e organizueme apo individuale ne rrjetet sociale nuk i ka shkrue dy rreshta me perkujtue 28vjetorin e zgjedhjeve te para pluraliste brenda llojit te lejueme prej Partise te Punes mbasi kjo e fundit ne nji plenum te saj kishte institucionalizue pluripartizmin.

31 marsi i vitit 1991 vulosi qysh ne krye te heres se Partia e Punes ishte “pararoja e pamposhtun” jo vetem e sundimit gjakatar 50vjecar por edhe vazhduesja ne kondita makiaveliste e sundimit vrastar 500vjecar te trojeve shqiptare. Alternativa qe ajo kishte “lejue” brenda llojit te saj, ishte kryevepra e mashtrimit jo vetem me rinovue vetveten ne kushte medemek demokratike por edhe me perdhose kauzen e atyne pak qendrestareve te vertet moral e politik, nji pjese e te cileve me naivitet te skajshem menduen se e gjeten “mesine” ne prijesin e alternatives se pare demokratike.

Ne fakt, per hire te vertetes duhet thane se 31 marsi i vitit 1991 deshmoi qarte se modeli i komunizmit shqiptar qe personalisht e perdor vetem ne rrafshin konvencional skishte asgja te perbashket me lindjen komuniste e vendet fqinje. Ne krejt Europen e lindjes partia komuniste ne pushtet humbi bindshem zgjedhjet e para pluraliste, ndersa ne Shqipni i fitoi partia komuniste qe kishte sundue per 50 vjet…

Tundimi i pare per me shpjegue ket trend asht me i vu fajin popullit, me perdor justifikime te thjeshta teknike apo me perserit banalitete te tipit sindroma e stokholmes e me rradhe. Sigurisht mund te kete disa te verteta te vogla ne te gjitha hamendesimet e masiperme por kurresesi shumatoria e hamendesimeve perfton nji te vertete te qarte dhe te pakundershtueshme. E verteta e madhe asht se partia e lejueme prej plenumit te partise se madhe dhe tefteri i saj themelues, i shkarravitun ne shpine e te birit te prokurorit famekeq te partise komuniste Josif Pashko, ky i fundit teoricien i terapise shock, pra, te shkaterrimit te cdo gjaje te bame ne socializem, u prit me dyshim te madh prej popullit te vuejtun shqiptar, i cili e kuptonte metoden delirante joshese te ksaj medemek alternative brenda llojit dhe me pasivitet krijoi premisat qe te fitonte partia e punes, tashma ne grahamat e fundit.

Realisht ma fort se partia e punes, tue kene nji njohes e jetues me vetdije i asaj periudhe, edhe pse i vogel, ne moshe, mendoj se elektorati i traumatizuem shqiptar, shperbleu, nji berthame te vogel shtetaresh te ri qe 50 vite tentativash me fut disa elemente rudimentale shtetit, kishte perftue me veshtersi ne fundin e viteve “89, tue dhane mesazhin qe asht kunder shkaterrimit ne veprim e per pushtet edhe pse ne emen medemek te antikomunizmit. Kjo lufte brenda llojit mes rrymave te otomaneve te vjeter e gjonturqve, ne nji klime artificiale te polarizueme, pati perballjen e pare me 31 mars 1991 dhe tregoi katerciperisht se historia politike e shoqnore e realitetit shqiptar nuk mund te shpjegohet me paradigmat tradicionale te kopjueme ne vendet perendimore por ka nji natyre thellesisht autarkike te shpjegimit te saj.

Cinizmi pragmatis i krenave te ri te Partise te Punes, i gershetuem me qasje profetike, te cilet e perdoren fitoren elektorale te 31 marsit 1991 jo me mbajt pushtet por me i dhane te ardhme te sigurt pushtetit te tyne ne kushtet e reja te evoluimit te realitetit politik e shoqnor, bante kontrast te forte me strategjine e partise se pare opozitare e kreut te saj, i cili tue mos pase kauze te veten, pervec afrodizuakut artificial te pushtetit personal, dhe tue testue refuzimin popullor, pavarsisht se leciste nji kauze te drejt si retorike, ne vend qe te bahej burre shteti preferoi me u ba kryetari i nji intifade permanente elektorale.

31 marsi i 1991 varrosi shpresen per nji opozite alternative, valoriale e kulturore, trashigimtare te denje te atij oazi qendrestar qe aq nder e dinjitet i kishte dhane kombit shqiptar ne kursin e historise te tij martire. Thirrjet patetike te tipit “e duem Shqipnine si tane Europa” ishin thjesht vazhdim i slloganeve haxhiqamiliste “duem baben” dhe refleks i kushtezuem i nji romanticimi dy leksh te modelit te bejtexhive, te cilin diktatori Hoxha e perfeksionoi deri ne perversion, sa vazhdon me moleps edhe sot mendet e shumices te shqiptareve e medemek elites te saj kulturore. Edhe pse nji vit ma vone, pikerisht me 22 mars 1992, Partia e Punes humbi zgjedhjet se pushtetin nominal e kishte humb ma perpara, ajo kuptoi qarte se e kishte forcue tmerresisht pozitat e veta e te bijve te saj biologjik e politik, pavarisht nji te shkueme te kristalte kriminale, sepse kishte bllokue afirmimin e nji opozite reale.

Sofistikimi i saj ishte mbreslanes, puna e pendimit per “ca gabime”, e recitueme me hipokrizi prej njerezve te vet, kryeveper e mashtrimit e ne ket trendin e saj te rizaptimit kulturor te shoqnise shqiptare, kreu i intifades demokratike, vazhdonte me modalitetet e Koci Xoxes, Mehmet Shehut, pra dores vrastare te diktatorit Hoxha, per me konsolidue pushtetin personal, tue bashkpunue me pjesen ma te keqe e te neveritshme të galaksisë të nandheshme të pushtetit komunist si dhe disa paterica dekorative te ish të perskutuemve aksdental të regjimit. Nan dritën e ktyne impulseve sporadike reflektimi, me përjashtim të vitit 1992, kur konverguen nji serì faktorësh me i dhanë fitoren alternativës së rè që lindi mbrenda kontekstit të Partisë të Punës, në të gjitha zgjedhjet e zhvillueme mâ vonë, Partia mëmë e Punës me êmën të rì, i ka fitue të gjitha zgjedhjet, pavarësisht devijimit manipulativ e të dhunshëm në disa raste që u bâni kreu i intifadës elektorale, tue shprazë krejt arsenalin e tij total e totalitàr.

Sot kur kreu intifadës elektorale permanente ka fillue moshën e andropauzës biologjike e politike, habitemi se si vêndi ka mbetë pa opozitë dhe dominon rândshëm hungrimi propogandistik i rilindjes të bijve biologjik e politik të ish Partisë të vjetër të Punës. Krejt faji i veshet Lulzim Bashës për reduktimin e tkurrjen e frikshme të partisë qe ia trashëgoi jo fort me deshirë pikërisht kreu i intifadës elektorale, në nji kohë që gjesti i Bashës me djegë mandatet duhet pà në optikën e nji qasje të detyrueme me djegë pikë së parit parardhësin e tij në parti dhe si strategjì ringritjeje të opozitës, për të cilin ka aq shum nevojë vêndi. Partitë kanë nevojë për njerëz të virtytshëm dhe nuk janë abstraksione e çështje êmërtimit e në kët prizëm afrimi te pozita apo opozita i njerëzve me integritet e kulturë integrale, pa pritë përfeksioinin e krenve të tyne, duhet të jetë qasja e raportimit me ta i çdo njiri vullnetmirë, në vênd të strategjisë së bojkotit.

Në ketë prizëm kam kênë vlerësues me nismën e Ramës me futë në kabinetin e tij gjeneral Sandër Ĺleshin, jo vetëm si katolik por edhe si njeri me profilin e spikatun të shtetarit. E dij mirë që nji dallëndyshe nuk e bjen pranverën, por sigurisht që ndihmon. Kultura e delegjitimimit apriori, liria si koncept lirimit të instinteve, konkurrenca në vese e në vjedhje të gjithçkaje, përfshì edhe votën, korrupsioni galopant, alternativa mes kioskave me paçë e qebabë, e kullave të betonit bosh për me drenazhue paret e krimit, element të cilët kanë karakterizue kto 28 vjet përballje politike e shoqnore dy alternativat pa alternativa të polikës t’onë, shpresojmë të zâvêndësohen sa mâ shpejt me ndihmën e katalizimin e faktorit ndërkombtàr se ndryshe Shqipnia do të boshatiset mâ keq se mbas vdekjes së Gjergj Kastriotit.

Në thelb, metodat otomane të qeverisjes përftojnë eksode biblike e kët e ka dëshmue bollshëm historia.
Banditizmi asht fenomen kulturòr e politik në Shqipnì e kjo betejë nuk fitohet me mjete policore.

Nga Nesti ZEFI

Bienalja e artit, në Venecia shkojnë fëmijët e Bulqizës

Ashtu sikurse edhe vitet e shkuara, Shqipëria bëhet pjesë e Bienales së Venecias.

Pas një rrugëtimi vitin e shkuar me pavijonin e arkitekturës, këtë vit, në eventin më të rëndësishëm evropian për artin, Shqipëria prezantohet me një projekt të artistit Driant Zeneli.

“Veprat e tij janë Paraqitur në Romë, në Paris, Bergamo, Brest, në Marsejë, në Kili etj, nuk mungon asnjë vit. Nuk ndodh shpesh që një artist i ri si Drianti të kenë një eksperiencë përfaqësimi në vende të tilla për plot 11 vjet”, theksoi ministrja e Kulturës Elva Margariti.

Driant Zeneli ka realizuar një projekt i cili përfshin dy filma te shkurtër, një për Metalurgjikun e Elbasanit dhe një për fëmijët që vijojnë të punojnë ende në Bulqizë.

Bashkë me dy reportazhet, në Bienalen e Venecias, Drianti do të prezantojë edhe pjesë të punës, që nga skicat e krijuara e deri tek fotografitë nga puna për realizimin e projektit.

“Jam shumë i interesuar për të gjitha aspektet sociale dhe politike, por sikur të beja një reportazh të dyte dhe të tretë do më dukej se nuk do të thoja asgjë, do të ishte konsum imazhesh për publikun pasiv, prandaj dëshira ime është krijimi i një narrative paralele, duke luajtur midis reales dhe fiction-it.

Kuratorja e këtij projekti prezantues të Shqipërisë në Bienalen e artit në Venecia është artistja e njohur evropiane Alicia Knock.

Apel shtetit: Lejoni të rrijë të paktën dy ditë pranë familjes

Ekzekutimi i dy personave në Shkodër gjyshi i Asmer Bilalit dhe vjerri i njërit prej viktimave Fahri Vejuka është shprehur se shpreson që shteti të gjëjë autorët e kësaj ngjarje të rëndë.

Ndër të tjera Vejuka ka kërkuar që shteti të reflektojë në këto ditë të vështira për familjen e tyre dhe të lejojë nipin e tij të paktën të qëndrojë dy ditë më shumë pranë familjarëve.

“Shpresojmë që shteti të gjejë autorët e vrasjes sepse është një ngjarje shumë e rëndë që ka ndodhur. Pothuajse është shuar një familje pas kësaj ngjarje dhe institucionet do të bëjnë detyren e tyre për çfarë ka ndodhur. Asmer Bilali është djali i Astrit Bilalit dhe Asmeri është në burg prej disa muajsh. Ai do të jetë vetëm në varrim por në kërkojme qe te lihet te pakten dy dite tek banesa e tij per te pritur njerezit sepse nuk ka askend. Vellai i tij 23 vjeç është shumë i sëmurë dhe nuk është askush tjetër. Shpresojmë që institucionet te vendosin doren ne zemer dhe te na mirekuptojne ne kerkesen tone. I falenderojme qe e kane lejuar te jete ne varrim por kerkojme te qendroje pak me gjate, te pakten dy dite dhe normalisht me prezencën e policise. Per të tjerat shteti të bëjë detyrën dhe nëse ka bërë diçka mund të dënohet por sot i kërkojme ta lejojnë të paktën dy ditë që të qëndroje sepse do dalin dy kufoma nga shtepia jone.”

Digjet nënstacioni elektrik

Flakët e zjarrit kanë shkrumbuar nënstacionit elektrik në Njësinë Administrative Krahës në Qesarat.

Shkak është bërë një shkëndijë, që ka sjellë më pas përfshirjen nga flakët dhe djegien totale.

Informacionet paraprake bëjnë me dije se bëhet fjalë për djegien e transformatorit dhe tre fidrave që furnizojnë 1500 abonentë në Qesarat.

Ndërkohë zjarrfikëset ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për neutralizimin e zjarrit.

Humb jetën punëtori i “Arenës Kombëtare”, policia nis hetimet

Një ngjarje me pasojë vdekjen e një punëtori ka ndodhur paraditen e së shtunës në ambientet e kantierit të stadiumit “Arena Kombëtare”.

Shtetasi me iniciali N.I ka humbur jetën pas plagëve të marra nga rënia nga lartësia. Në një njoftim të Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës është bërë me dije se instancat shtetërore po punojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

NJOFTIMI I POLICISË

Tiranë/Informacion paraprak

Gjatë paradites të sotme shtetasi N. I., 40 vjeç duke punuar në ambientet e një stadiumi aksidentalisht dyshohet të ketë rënë nga lartësia dhe është transportuar në gjendje të rëndë shëndetësore për ndihmë mjekësore në spital.

Disa orë më vonë shtetasi N. I., ndërroi jetë në spital si pasojë e dëmtimeve të marra.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes

A duhet më parë të fshihet pluhuri apo të thithet me fshesë elektrike!

Është shumë me rëndësi se cilën radhitje e preferoni

Kur është fjala për pastrimin e shtëpisë, njëra ndër dilemat e përhershme është a duhet më parë të thithur pluhuri me fshesë elektrike apo me leckë të pastrohet pluhuri.

Fatmirësisht, si duket, më në fund është gjetur zgjidhja e kësaj çështjeje!

Përgjigjja është që më parë duhet të fshihet pluhuri, pastaj të fillohet me fshesë elektrike.

Në të vërtetë, pluhuri, alergjenët dhe thërrmijat vazhdimisht fluturojnë në ajër në shtëpitë tona.

Më parë me leckë të njomë fshini të gjitha sipërfaqet, sepse kështu do të eliminoni më së shumti pluhur dhe ndotje.

Asnjë teknikë e vetme e pastrimit nuk mund të eliminojë tërë pluhurin, mirëpo pastrimi me fshesë elektrike pas fshirjes në të vërtetë ndihmon në eliminimin e ndotjes së mbetur.

Nëse fshirjen e pluhurit e lini për në fund, atëherë edhe thërrmijat e ndotjes do të fluturojnë në ajër dhe sërish do të mbeten në sipërfaqet e fshira.

Zjarri i shkrumboi shtëpinë, 6 anëtarët e familjes Agolli në mes të 4 rrugëve

Breim dhe Alketa Agolli humbën banesën këtë të premte për shkak të zjarrit që ra në fshatin Vreshtas në Korçë.

Flakët e rëna shkrumbuan totalisht banesën e çiftit Agolli duke bërë që këta të fundit të ngelen mes katër rrugëve.

Prindër të katër fëmijëve dhe në kushte të vështira pasi nuk disponojnë asnjë të ardhur çifti ka bërë apel për ndihmë pasi nuk ka mundësi ku të streohet.

Pasditen e të premtes u përfshinë nga flakët tre banesa në fshatin Vreshtas ku njëra prej tyre u shkrumbua totalisht ndërsa dy të tjerat pjesërisht pasi forcat zjarrëfikëse arritën të vinin nën kontroll flakët.

Shkak mendohet të ketë qenë oxhaku I njërës prej banesave.

“Fshesa e vjetër i njeh mirë qoshet e shtëpisë”/Thëniet më të Bukura

Irlanda, një prej vendeve të shquara për forcën e karakterit, për stilin e tyre të jetës, e për dashurinë pijen (duke mos dashur ta teprojmë!).

Gjithsesi historia na tregon se kemi të bëjmë me një popull i cili për shkak të veçorive të tij ngjall shumë kureshti dhe dëshirë për të ditur më shumë, ndaj menduam se një mënyrë e mirë dhe e thjeshtë për t’ia nisur njohjes me ta, ishte të lexonim pak nga urtësitë e tyre, dhe me një sy të vëmendshëm të kuptonim rreth cilave tematika ato vërviten.

Atë që uiski nuk e kuron, për të nuk ka kurim.

Bën keq kush s’pranon këshilla, por bën njëmijë herë më keq kush i pranon të gjitha.

Bukuria është vetëm në sipërfaqe, por askush nuk don ta zhysë.

Çdo i sëmurë, pasi ka bërë një kurë, është një doktor.

Çdo minutë lind nga një budalla e të gjithë mbijetojnë.

Derrat e mullixhiut janë të majmë, por Zoti e di me grurin e kujt janë majmur.

Dituria e bën të dobtin të fortë, të varfërin mbret, të keqin të mirë, budallain të arsyeshëm.

Durimi shëron më shumë se një lëngatë e vjetër.

Është i ëmbël zëri i atij që ka pasuri.

Është kaq koprac sa po ta zinte fruthi do t’i hiqte puçrrat një nga një.

Është më e thjeshtë të njohësh 10 shtete sesa një njeri.

Fshesa e vjetër i njeh mirë qoshet e shtëpisë.

Gjithmonë kontrollo që buka të jetë nën gjalpin.

I varfëri ecën gjatë derisa të arrijë tek mishi për oreksin e vet, ndërsa i pasuri derisa t’i hapet oreksi për mishin e tij.

Kalliu më i rëndë është ai kokulur.

Ku ka dashuri, atje ka dritë.

Kur bëjnë gabim budallenjtë ia lënë fajin Zotit.

Kur t’i kesh lidhur dëngjet e sanës nuk të tremb era.

Kush bën pyetje është në gjysmë të rrugës për t’u bërë i ditur.

Kush vjen te ti me një sekret për të treguar, ikën me dy.

Lakmitari grumbullon gjithçka përveç miqësisë.

Mburru me të panjohurit, ankohu vetëm me miqtë.

Mos ço kurrë pulën për të thirrur dhelprën.

Mos e premto kurrë peshkun që ende s’e ke zënë.

Në pleqëri, të gjitha kënaqësitë janë pas shpine, kurse në rini të gjitha rreziqet janë përpara.

Nëse gruaja është grindavece, ç’dobi ka bukuria e saj?

Nga çanta mund të nxjerrësh vetëm çfarë ka brenda.

Nuk gjykohet nderi i njeriut nga trashësia e librit të tij të lutjeve.

Një buzëqeshje e bukur, një gjumë i gjatë, janë ilaçet më të mira në librin e mjekut.

Një karakter i bukur është një fat i bukur.

Një minutë bisedim është më mirë se 1 javë luftë.

Një troftë në tigan vlen sa dy salmonë në det.

Një urti e mësuar nga përvoja është më e mirë se dy urti të mësuara nga librat.

Palca është diçka që hiqet me vështirësi nga kocka.

Po i pate këpucët e grisura, s’ia vlen çadra.

Përvoja është një shkollë e vështirë, por budallai nuk mëson prej asnjë shkolle tjetër.

Portofoli i rëndë, bën zemrën të lehtë.

Shqetësimet nuk mund të peshohen, por shumë nëna e kanë zemrën e rëndë.

Zoti na ka dhënë dy veshë e një gojë, e ne me po atë përpjestim duhet t’i përdorim.