S’është e lehtë për mua të ha mallin e dikujt që më ka vra familjen

Kryeministri Haradinaj vazhdon të mos lëvizje asnjë presje nga qëndrimi I tij për të mos hequr taksën e mallrave nga Serbia nëse ky vend nuk njeh pavarësinë e Kosovës.

Së fundmi kryeministri kosovar ka qënë I ashpër në deklaratat e tij.

Pak ditë më parë ai akuzoi ndërkombëtaret se po kërkojnë të bëhet pazar me territoret në veri të Kosovës në mënyrë që të vijojnë njohjet për këtë vend.
Ndërsa këtë të premte ka qënë radha e një tjetër deklarate të fortë.

Ai tha se taksa nuk I bën karshillëk aspak SHBA-ve përkundrazi është kundër Rusisë e cila ka punuar intesivisht sipas Haradinajt që ti hiqen njohjet Kosovës.

“Popujt që janë rreshtuar me Amerikën kanë krijuar botën e lirë dhe ne kemi arritur atë që kemi synuar – lirinë. Çdo shqiptar, kudo si këtu, si në troje të tjera, si në diasporë, e përjeton Amerikën si familjen e vet. Ne do të rrimë përballë Rusisë, taksën nuk e kemi vendosë për Amerikën, por kundër Rusisë, e cila ka punuar intensivisht që të na heqin njohjet. Na nuk e kemi kushtëzuar njohjen, kemi shkuar pa kushte në dialog. Si ka mundësi që Vucic sot ka thënë se nuk ulemi pa hequr ne taksën. Nuk ka kushte për dialog, dialogu duhet vazhduar pa kushte, sic na thonë ne aktualisht hiqe taksën. Taksa do te qëndrojë deri në njohje, mbajeni mend atë që po ju them. Kush është më I zgjuar dhe di të bëjë më mirfë politikë,mirë është të shkojë të konsultohet me historian dhe të shohe sesi kanë shkuar këto procese .

Më tej Haradinaj ka edhe një premtim të fortë:

“Pse duhet të ekzistoj taksa deri në njohje. Nuk është lehtë për mua të ha mallin e dikujt që mi ka vra anëtarët e familjes, e as për juve që keni të vrarë apo të zhdukur anëtarë. Në dialog kërkohej që të jepej tokë, si Republikën e Dodikut në Bosnjë, ajo është Rusi brenda nesh. Atëherë jo, ne kemi çka i japim. E kthejmë tregun që është treg potencial mbi 1 milion, ndërsa buxheti ynë është vetëm 2 milion. Këtë tokë Serbia është munduar ta zhbëj, e ka djegur, e ka shkatërruar. Sot asnjë cent se jep Serbia për këtë tokë. Për tregun e saj po ndërton autostrada, rrugë, ndërsa neve mundohet të na shkatërroj. Ajo fjala e popullit ‘me të rreh e mos me të lënë me kajt’. Pse ta pranojmë një sjellje të tillë.”

Këto komente Kryeministri i Kosoves, Haradinaj i beri në akademinë dedikuar 575 vjetorit të Lidhjes së Lezhës.

Pedagogët drejt bojkotit, asnjë marreveshje me Ministren për 5 kërkesat

Ministrija e Arsimit Besa Shahini bisedoi me 6 perfaqësues të asamblesë se pedagogeve, në ditën e fundit të afatit që keta të fundit kishin vënë për realizimin e 5 kërkesave të tyre.

Por bisedimet që zgjatën rreth 90 minuta, u mbyllën pa asnjë zgjidhje konkrete.

Pak orë më vonë, ministrja Shahini tha para mediave se takimi ishte i vlefshëm, por zgjidhja e kërkesave do të vijë përmes Paktit për Universitetin.

Shahini theksoi se asgjë nuk mund të arrihet përmes qëndrimeve ekstreme.

Pas qëndrimit zyrtar të ministres së arsimit, pedagogët konfirmuan për Vizion Plus se do të rimblidhen për të shqyrtuar refuzimin e kërkesave të tyre, duke mos përjashtuar bojkotin e mësimit.

Ndërkohë më herët gjatë ditës, senati akademik diskutoi për situatën e krijuar në disa fakultete për shkak të bllokimit, duke bërë apel për të liruar ambientet.

Vetëm 17 vjeç, vajza e Niko Peleshit jep lajmin e madh (Foto)

Vajza e ish-zëvendëskryeministrit, Niko Peleshi, është shumë e ndjekur në rrjetin social Instagram, ku së fundmi ka dhënë lajmin e papritur për të gjithë ndjekësit e saj.

Aleksia ka bërë të ditur se tashmë e ka gati librin e saj të parë në anglisht dhe shumë shpejt do ta botojë.

E pyetur nga një ndjekës se në ç’gjuhë është libri dhe ç’tema përmban, Aleksia i është përgjigjur:

‘Ka tema të ndryshme se është me poezi dhe histori të shkurtra në anglisht.’

Ngrin Amerika, temperaturat shkojnë deri në -54 gradë

Vala e të ftohtit që ka mbërthyer këtë vend dhe temperaturat ekstreme kanë shkaktuar të paktën 12 të vdekur.

Temperaturat u ulën deri në -42F në Park Rapids, Minnesota dhe -31F në Fargo, Dakota e Veriut. Më shumë se 2.600 fluturime u anuluan të mërkurën, kryesisht nga Çikago, sipas FlightAware.

Autoritetet paralajmërojnë se vorbulla polare do vazhdojë të sjellë akoma më shumë valë të ftohti në vend. E mërkura ishte dita më e ftohtë ku temeratura në Dakotën e Veriut shkoi në -54 gradë.

Në Mineapolis temeraturat pritet të arrijnë në minus 40 gradë Celsius, në Çikago në minus 30 gradë, por duke llogartitur erën në Çikago, temperaturat ndjehen sikur të jenë minus 46 gradë Celsius.

Strakosha vendimtar, çon Lazion në gjysmëfinale të Kupës

Portieri i kombëtares shqiptare, Thomas Starkosha, ka çuar skuadrën e tij, Lazio, në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Në ndeshjen e luajtur mbrëmjen e të enjtes në San Siro, Strakosha arriti të priste dy penallti duke I dhënë kualifikimin ekipit të Lazio.

Pas 90 minutave të mbyllura pa gola, Lazio arriti të kalonte në avantzh në minutën e 108 të shtesës me Ciro Immobilen. Por kur dukej se ndeshja po shkonte drejt mbylljes ishte kapiteni i Interit, Mauro Icardi, ai që arriti të barazonte shifrat përmes një penalltie të shënuar në minutën e 120, duke e çuar ndeshjen drejt penalltive.

Gjatë ekzekutimit të penalltive, Lazio arriti të fitonte me rezultatin 4 me 3, falë dy pritjeve të shkëlqyera të portierit shqiptar Thoma Strakosha dhe duke e kaluar në gjysmëfinale.

Në gjysmëfinale, Lazio do të luajë me Milanin ndërsa gjysmëfinalja tjetër është Fiorentina-Atalanta.

Shtatë fakte interesante rreth kafesë turke që mund t’ju befasojnë

Duke pasur një filxhan kafeje para është një ritual i përditshëm për shumicën prej nesh.

Kafexhinjtë nuk mund të fillojnë ditën pa këtë ilaç “magjik”. Kafja turke nuk është thjesht një pije, por konsiderohet pjesë e kulturës turke e më gjerë. Ajo është e njohur për mënyrën e saj të veçantë të përgatitjes dhe shërbimit tradicional. Kjo bën bisedat më të lehta dhe disa madje mund të thonë se një filxhan kafeje shoqëron çdo thashethemë në qytet.

  1. Kafja turke nuk ka origjinë nga Turqia

Dëshmia e parë e konsumit të kafesë vjen nga Jemeni në shekullin e 15-të. Ajo u përhap në Kajro dhe Mekë nga atje. Kronistë osmanë të periudhës regjistrojnë se dyqani i parë i kafesë u hap në  Kostandinopojë në 1640. Emri vjen nga fjala arabe “qahwah”. Rëndësia e kafesë në kulturën turke është e dukshme në fjalën e tyre për mëngjes – “kahvalti” që përkthehet fjalë për fjalë si “para kafesë”.

  1. Shkumë do të thotë cilësi

kafe 1Nëse doni të dini nëse keni një kafe me cilësi të mirë, hidhni një sy në shkumë në krye të filxhanit. Ndryshe nga llojet e tjera të kafesë, kafja turke formon një shkumë të butë në pjesën e sipërme që e ndihmon atë të qëndrojë e ngrohtë për një kohë të gjatë.

  1. Uji është i rëndësishëm

Një gotë me ujë zakonisht shërbehet me kafen turke. A keni menduar ndonjëherë pse? Pirja e ujit më parë do të ndihmojë shqisat tuaja të ndjejnë shijen e vërtetë të kafesë, dhe pas kësaj ajo ndihmon për të shpëlarë fytin tuaj.

  1. Llokumja turke(me ose pa arra) përmirëson gjithë përvojën

kafe seker lokum1_balkon3

Rituali është i plotë kur plotësohen të gjitha kërkesat: forma e kupës, ngjyra e kafesë dhe një copë llokume në pjatën e kafesë.

Llokumja turke kontraston shijen e hidhur të kafesë – e cila është veçanërisht e rëndësishme për ata që marrin kafen e tyre pa sheqer. Siç thonë ata në Turqi “Hani ëmbël, flisni të ëmbël”.

 

  1. Vjehrrat janë gjyqtarë të rreptë

Nuset e ardhshme në vëzhgim: Vjehrrat kanë të drejtë të vlerësojnë dhe gjykojnë, bazuar në mënyrën se si përgatitni dhe shërbeni kafenë. Në fakt, në shumë familje është provë e parë për nusen e re. Ajo përgatit kafe për vjehrrën e saj dhe më pas pret për gjykimin e saj, kështu që bëni çmos për të shmangur turpin dhe thashethemet në publik.

Rezultate imazhesh për Turkish coffee is under UNESCO protection

  1. Vajza që do të bëhet nuse përdor kripë

Në traditën turke, mënyra e përcaktimit të burrërisë së dhëndrit të ardhshëm është të vendosësh kripë në kafen e tij. Shuma e kripës që nusja e mundshme përdor sinjalizon ndjenjat e saj për burrin e saj të ardhshëm. Një shumë e kripës në kafe tregon se vajza nuk është e interesuar për djalin, një sasi e moderuar tregon se djali është i mirë dhe një sasi minimale tregon se djali është një shans i mirë dhe vajza është gati të martohet. Nëse kandidati potencial pi tërë kupën e kafesë të kripur ai provon burrërinë dhe gatishmërinë e tij për t’u martuar me vajzën.

  1. Kafja turke është nën mbrojtjen e UNESCO-s

Kafja turke është në listën e trashëgimisë kulturore jomateriale të UNESCO-s. Vendimi u mor në sesionin e tetë të Komitetit Ndërqeveritar të UNESCO-s të mbajtur në 2013 në Baku, kryeqyteti i Azerbajxhanit.

E.Z/SCAN

Horoskopi ditor, e premte 1 shkurt 2019

Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Gjatë kësaj dite nuk përjashtohen debatet me një person, i cili kohëve të fundit nuk është sjellë shumë mirë. Këshillohet që të mbani nën kontroll nervozizmin. Gjatë orëve në vijim do të ketë disa momente sikleti, por fundjava do të sjell rikuperim. Shëndeti, kërkon më shumë kujdes.

Demi

Kjo ditë e parë e muajit është mjaft e favorshme, në sajë të ndikimit të Venusit. Sfera e ndjenjave do të jetë protagonistja e ditës. Ka ardhur momenti që të ndryshoni, nëse keni qëndruar shumë gjatë peng të së shkuarës.

Binjakët

Nuk jeni natyrë që pushoni dhe çlodheni, por edhe ata që janë më të fortë, duhet që ti përgjigjen kërkesave të trupit. Orët e fundit kanë qenë mjaft të ngjeshura, ndaj bëni kujdes. Mundohuni që të gjeni kohën për të rikuperuar.

Gaforrja

Kjo ditë do të jetë e mbushur me dyshime sa i takon ndjenjave, ndërkohë që do të jeni të mbushur me energji. Parashikohen gjithashtu momente nervozizmi. Yjet këshillojnë që të shmangni tensionet dhe diskutimet, sidomos deri të dielën, kur do të nisë dhe përmirësimi.

Luani

Po jetoni një moment force, e cila ka nisur prej disa ditësh. Por kjo e premte është e rëndësishme sa i takon përmirësimit të shëndetit. Bëni kujdes, pasi herë pas here shkoni përtej mundësive tuaja, ndonëse sinjalet e lodhjes kanë nisur që të ndihen.

Virgjëresha

Yjet do të kenë ndikim interesant gjatë kësaj dite, por duhet të programoni diçka të re. Ndikimi i Saturnit do të jetë mjaft interesant, ndërkohë që parashikohet një rikuperim psiko-fizik. Janari ka qenë një muaj i komplikuar për dashurinë, ndërkohë që tani nis rikuperimi.

Peshorja

Të lindurit e kësaj shenje do të ndjejë nevojën për t’u rikthyer në lojë në një sërë sektorësh, sidomos në sferën profesionale, shkruan noa.al. Ka disa çështje familjare, të cilat kërkojnë zgjidhje.

Akrepi

Parashikohet një ditë ideale sa i takon sferës profesionale, nën ndikimin e favorshëm të yjeve. Objektivat dhe projektet do të jenë mjaft të favorshme për tu realizuar, sidomos sa i takon sferës sentimentale.

Shigjetari

Ditëve të fundit keni abuzuar shumë me trupin tuaj. Tashmë duhet të mundoheni që të përqendroheni më shumë në rimarrjen e vetes. Megjithatë duhet të mundoheni që të zgjidhni problemet që keni ende në fushën profesionale dhe sentimentale.

Bricjapi

Kjo është vërtetë një ditë e bukur për të lindurit e kësaj shenje, të cilët do kenë mundësi që të përfitojnë sa i takon anës profesionale. Do arrini që të çoni përpara projekte mjaft të rëndësishme, të cilat kanë të bëjnë edhe me sferën sentimentale.

Ujori

Gjatë kësaj dite mund të ketë ngadalësime për shkak të disa problemeve shëndetësore. Sa i takon ndjenjave, do ju dihet që të zgjidhni një situatë vërtetë delikate.

Peshqit

Të lindurit e kësaj shenje do të përfshihen nga një rikuperim i rëndësishëm sa i takon ndjenjave. Mundohuni të zgjidhni disa probleme të së kaluarës.

Moti për ditën e premte, 1 shkurt 2019!

Pjesa e parë e ditës do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësira.

Më të dendura do të jenë në Veri dhe Jug të vendit duke gjeneruar reshje të pakta e afatshkurtra shiu e dëbore.

Pasditja dhe mbrëmja sjellë përmirësim të kushteve atmosferike, ku kthjellimet dhe vranësirat e lehta do të paraqiten në të gjithë territorin.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -3 në 13°C.

Era do fryjë mesatare në tokë deri e fort në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Juglindor duke krijuar në det dallgëzim 3-4 ballë.

E zbresin nga autobusi sepse ishte pa biletë, studentja gjendet e ngrirë në rrugë

Iryna Dvoretska, studentja ukrainase e mjekësisë, 21 vjeçare, vdiq e ngrirë në dëborë, pasi e përzunë nga autobusi sepse nuk kishte biletë. Ishte ora 4 e mëngjesit në veri të Ukrainës dhe termometri shënonte -20 gradë.

Por, shoferi i autobusit, Oleg Zhelinskiy, nuk ka dëgjuar justifikimet e saj duke e lënë në mes të rrugës së ngrirë.

Pasi zbriti ng autobusi, Irina tentoi të arrinte në fshatin më të afërt rreth katër milje më tutje, në orën 4 të mëngjesit. Ajo ishte përpjekur të merrte një rrugë mes për mes pyllit për të arritur në fshatin më të afërt. Sipas mediave lokale, Iryna u nis nga fshati i saj, Rudnya-Knochynska për të vizituar nënën e saj të sëmurë në një spital në Olevsk të Ukrainës veriore.

Trupi i pajetë u gjet dy ditë më pas nga i ati. Ndërsa ndaj shoferit që e la në të ftohtë vajzën kanë nisur hetimet.