Rama ‘kunja’ Bashës nga Lezha: Është mesazh dashurie, do të më takojë edhe pse bën sikur nuk do.

434

Katër ditë përpara protestës së opozitës, Edi Rama thotë se qëllimi i vetëm i Lulzim Bashës është të takohet me kryeministrin. “Prapë do më takojë po ja të bëjë çik sikur nuk do, se këtë stilin kështu e ka ai me çadra e protesta. Është mesazh dashurie që nuk e thotë dot hapur. Dhe thotë që kësaj radhe e ka seriozisht. Ai seriozisht ka vetëm atë, që do të më takojë mua. Ka humbur zgjedhjet, e pa fituar asnjë palë zgjedhje e thotë më takon pushteti Luli. Të shkruajë dhe ai tek platforma, dhe për 10 ditë do i kërkojë përgjigje”, u shpreh Rama.
Pjerin Ndreu mori një “po” nga Rama për kandidimin e tij për Bashkinë e Lezhës në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, por për zyrtarizimin si garues do të duhet të presë.

Qytetari: Kandido Pjerinin….
Rama: Edhe unë me ty jam, po sot nuk kemi ardhur për këtë. Duhet ta lëmë procesin të jetë për të gjithë në mënyrën si do bëhet që tani. Nëse kemi dhe bashkinë ne mund të bëjmë shumë më tepër.

Shefi i ekzekutivit thumboi Lulzim Bashën duke thënë se nga njëra anë akuzon socialistët si të lidhur me krimin, e nga ana tjetër rri përkrah Fran Frrokut, mbi të cilin rëndojnë akuza të tjetërsimit të pronave. “Shko nëpër Shqipëri dhe mbledh Franin me shoqërinë e tokave dhe hajdeni ta rrëzojmë”, përfundoi Rama.