Fotoja familjare e Edi Ramës, me Zahon dhe 2 fëmijët e rritur.

Kryeministri Rama nuk ka harruar të percjellë gjate festimeve te fundvitit edhe një postim personal në rrjetin social Facaebook. Në një portret familjar, ku të gjithë duken të lumtur e të qeshur, Rama poston atë që ai e cileson si fotoja e ditës, pa shtuar asnjë koment.

Në foto shihet Kryeministri me bashkëshorten e tij Linda dhe djalin e tyre Zaho, si dhe dy fëmijë e rritur, vajza e Lindës dhe Gregu, djali i madh i Kryeministrit.

Ndërkohë të shumtë janë qytetarët që komentojnë në kete foto, ku pervec urimeve nuk mungojnë edhe kritikat për qeverisjen e tij.

Gjërat që duhet të bëni për ta nisur vitin mbarë vitin 2019.

Një vit i ri ka mbërritur dhe me siguri të gjithë ju keni shumë plane për 365 ditët e këtij viti. Ajo çfarë duhet të bëni pikë së pari është të mos ktheni kokën pas në gjërat negative që mund t’ju kenë ndodhur në 2018-ën. Mirëpo, edhe nëse jeni konfuzë për gjrëta që duhet të bëni në këtë fillim viti, ne ju vijmë në ndihmë me disa këshilla të dobishme:

Mos e filloni nga zeroja

Edhe nëse ju kanë ndodhur gjëra jo fort pozitive në vitin që lamë pas, fatkeqësisht ju nuk mund ta shkruani historinë tuaj në një fletë të bardhë. Pëpiquni t’i harroni gjërat negative, por mundoheni të mësoni nga gabimet e vitit që lamë pas. Kjo strategji në fakt mund të përdoret gjatë gjithë vitit, jo vetëm në fillimin e tij: Mos u mundoni ta filloni nga zeroja çdo gjë pasi do të jetë e pamundur të fshihni të shkuarën.

Filloni ditën me një mesazh pozitiv

Në ditët e sotme, njerëzit zgjohen në përgjithësi me telefona në duar. Ajo çfarë duhet të bëni është ta nisni ditën me një mesazh pozitiv. Ajo çfarë ju sugjerojmë është t’i shkruani një miku, partnerin/partneres, kolegut, një mesazh positiv. Kjo gjë do t’ju bëjë të ndiheni mirë dhe do ta nisni ditën me lumturi.

Është koha për lënien e disa veseve

Çdo vit të ri duhet t’i premtojmë vetes që do përpiqemi të bëhemi njerëz më të mirë. Ajo çfarë duhet të bëni është të përpiqeni realisht për këtë gjë. Lënia e duhanit, alkoolit apo çdo lloj vesi tjetër mund të jetë një hap tejet i rëndësishëm për një vit sa më të mbarë dhe të shendëtshëm.

Jini mirënjohës

Jo të gjithë ia dalin të shijojnë çdo vit, prandaj ju duhet të jeni një njeri me fat që jeni shënoshë e mirë dhe keni pranë njerëzit që doni. Në vend që të ankoheni për gjërat materiale që ju mungojnë, bëni mirë të shikoni përreth dhe t’i gëzoheni familjes dhe miqve të mirë që keni pranë.

Qindra vetë të dehur në spital, ja qyteti shqiptar ku mbrëmë u teprua më shumë me pijen.

Festat e fundvitit shquhen shpesh për teprim me pijet dhe me sa duket këtë vit rekordin e mban qyteti i Fierit.

100 fierakë, kryesish mosha të reja janë paraqitur në spitalin e Fierit orët e para të mëngjesit të sotëm në gjendje të dehur dhe me simptoma të intoksikacioni.

Mund të merret lehtë me mend se ndërrimi i viteve nuk është festuar vetëm më pije apo fishekzjarre.
Gjithsesi, pasi kanë marrë mjekimin e nevojshëm shumë nga të rinjtë kanë dalë nga spitali në drejtim të shtëpisë së tyre.

Prisni surpriza/ Horoskopi ditor, e martë 1 janar 2019

Dashi

Dashuria: Hëna sjell shumë ndryshime pozitive në dashuri dhe në këtë fillim të vitit do të jeni i rrethuar nga një lloj magjie që do të rrisë mirëkuptimin me partnerin/en tuaj. Lajme në horizont edhe për zemrat e vetmuara që shpresojnë për një takim të bukur me personin e duhur.

Puna: Hëna inkurajon çdo gjë që bëni me energji të pabesueshme dhe do t’ju udhëheqë në çdo hap. Jini praktikë.

Demi

Dashuria: Retë e zeza mblidhen sot në qiell, dita ju paralajmëron për të gjitha llojet e ngjarjeve të papritura. Niveli i nervozizmit do të jetë i lartë dhe do të ndikojë në emocionet tuaja. Hëna dhe Venusi komplikojnë situatat e shumë vetëve që në vend kërkojnë qetësi.

Puna: Në frontin profesional, ju mund të përdorni diplomacinë kur çdo gjë që keni bërë do të jetë e padobishme.

Binjakët

Dashuria: Hëna në tranzit në shenjë ju tërheq nga problemet. Ata që nuk janë të kënaqur me gjendjen e tyre sentimentale, do të enden në kërkim të stimujve të rinj. Beqarët do të jenë në humor të mirë në këtë ditë të parë të vitit të ri dhe do të përpiqen të bëjnë njohje të reja.

Puna: Yjet ju këshillojnë që të jeni të zënë në frontin e punës, do të jeni në gjendje të bëni fitime të mira.

Gaforrja

Dashuria: Ditë mjaft monotone kjo e sotmja, me momente të alternuara. Ju do të kaloni nga një besim joproporcional në një zhgënjim të thellë për disa situata që do t’ju shohin protagonistë. Sa për beqarët dikush nga e kaluara mund të kthehet duke kërkuar për ju.

Puna: Përcakto më shumë për marrëdhëniet me kolegët, punën ose studimin, disa oferta mund të jenë interesante.

Luani

Dashuria: Një ditë plot surpriza dhe plot emocione të forta. Sot do të ndodhin vetëm gjëra të bukura dhe ju mund të merrni atë që dëshironi, madje edhe dashurinë e pakushtëzuar të të dashurit/ës. Goditje rrufe për beqarët, shumë prej jush do të befasohen nga drita e ndritshme!

Puna: Detyrat e rëndësishme vazhdojnë, ju jeni një hap larg nga marrja e asaj që dëshironi për karrierën tuaj.

Virgjëresha

Dashuria: Diskutimet e mundshme me partnerin/en për vendimet e marra për impuls dhe pa reflektim mund të prishin ditën. Shmangni besimin e gjërave shumë sekrete. Beqarët do të duhet t’i kushtojnë vëmendje atyre që besojnë, pak njerëz e meritojnë.

Puna: Sot ju do të jeni shumë nervoz në punë: mbani mend, sa më pak që të flisni më mirë, do të shkaktojë më pak polemika.

Peshorja

Dashuria: Sot do të jeni nën presion për disa keqkuptime të shkaktuara nga një çështje familjare. Venusi ju shikon keq dhe vëzhgimet tuaja do të provokojnë grindje me partnerin tuaj. Takime jointeresante për teke, ju jeni dembel dhe kjo i largon njerëzit.

Puna: Marsi sjell në sipërfaqe disa probleme pune që dukeshin të zgjidhura, por që do të duhet të rifilloni nga e para.

Akrepi

Dashuria: Në dashuri, mos i jepni asgjë të mirëpritur, në vend të kësaj, tregoni veten të vëmendshëm dhe të dashur me partnerin/en tuaj. Disa gjëra duhet gjithmonë të kultivohen në mënyrë që të mos humbasin! Fati mund të rezervojë takime intriguese ndaj shumë prej shenjave, dinë të dallojnë ato më të mirat!

Puna: Hëna dhe Venusi në Fushën e gjashtë ju lejojnë të keni kënaqësi në iniciativat profesionale të marra më parë.

Shigjetari

Dashuria: Marsi është definitivisht kundër jush pasi do t’ju bëjë të humbni kontrollin e situatës disa herë duke ju bërë të zemëruar. Megjithatë, ata në një marrëdhënie mund të gëzojnë një marrëdhënie magjike. Beqarët do të kalojnë ditën e parë të vitit vitin në një shoqëri të mirë.

Puna: Mos u kërkoni të tjerëve t’ju zëvendësojnë në zgjidhjen e problemeve që keni, sot do të keni mundësi të shkëlqyera për të treguar se jeni në gjendje të zgjidhni gjithçka.

Bricjapi

Dashuria: Do të përpiqesh të mbash impulsin për të hedhur diçka që ke në zemrën tënde. Në mënyrë që të mos e keqësoni gjendjen e dashurisë, duhet të vazhdoni me fjalët. Me individët disonantë të Hënës dhe Venusit duhet të jeni të kujdesshëm në vizitat e tyre të shpeshta.

Puna: Nëse jeni duke kërkuar një punë të re, mos e humbni kohën, momenti është i favorshëm!

Ujori

Dashuria: Në dashuri është momenti i duhur për të konsoliduar marrëdhënien tuaj, edhe nëse keni jetuar një marrëdhënie të gjatë në distancë për disa muaj. Nuk do të ketë më shumë paqartësi! Beqarët do të përfshihen nga një ngarkesë intensive e sensuale që do t’i çojë ata për të jetuar një mijë aventura.

Puna: Sot, mos e humbisni entuziazmin tuaj në diskutime të padobishme, por kushtojini vetvetes investimeve që do të kryeni.

Peshqit

Dashuria: Intuitat e tua do të jenë të rëndësishme për të bërë zgjedhjet e duhura sentimentale. Kujdes mos të jenë kontradiktore nëse nuk doni të humbni besueshmërinë. Dashuria bëhet e guximshme për beqarët që kërkojnë dashuri, Jupiterët parashikojnë një periudhë shumë fatlume.

Puna: Sot ju mund të merrni më shumë poshtërime sesa lëvdata. Kushtojini vëmendje asaj që bëni dhe disiplinoni.

Kapriçot e motit/ Si pritet të ndryshojë koha për ditën e sotme

Orët e para të ditës dominohen nga kthjellime dhe vranësira në të gjithë territorin, më të dukshme në zonat malore përgjatë kufirit Lindor.

Pasditja dhe mbrëmja mbeten me kthjellime dhe vranësira te dendura në të gjithë vendin.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -5°C në 13-14°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Njihuni me fëmijën e parë të këtij viti, ja në cilin qytetet të Shqipërisë ka lindur dhe çfarë përfiton

Vetëm 2 minuta pasi ka trokitur Viti i Ri 2019, ka ardhur në jetë edhe fëmija i parë për këtë vit.

Ai është djalë, dhe peshon 3150 gramë dhe ka lindur tek materniteti “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë . Mësohet se si fëmija po ashtu edhe nëna gëzojnë shëndet të plotë.

Kujtojmë se nga ora 00:00, ka hyrë në fuqi ligji për mbështetjen financiare për të sapolindurit, të cilët do të fitojnë nga 40 mijë lekë deri në 120 mijë lekë të rinj. Thënë ndryshe fëmija i parë përfiton 40 mijë lekë të rinj, i dyti 80 mijë lekë dhe i treti 120 mijë lekë. Nëse janë binjakë të dy përfitojnë nga 80 mijë lekë, e nëse janë trinjakë nga 120 mijë.

Viti i Ri nis me të shtëna me armë, ky është vendi i Shqipërisë ku kërciti kallashnikovi si në ’97-ën (Video)

Sapo ka trokitur Viti i Ri 2019, kanë nisur edhe të shtënat e para me armë automatike.

Ndryshe nga vitet e tjera në rrethin e Kurbinit ka pasur më pak fishekzjarrë, por që çuditërisht të shtëna me armë janë dëgjuar në Sanxhak, Mal Bardhë, Fushë Kuqe. Fatmirësisht nuk ka të lënduar asnjë njeri deri tani.

Një vit më parë po në Sanxhak, si rezultat i festimit me kallashnikov mbeti një i vdekur, në momentin që ai kishte dalë të ndizte fishekzjarrët në tarracën e shtëpisë.

Përgjaket Viti i Ri, shqiptari vret gruan me armë gjatë festimeve

Në minutat e para të vit 2019, konkretisht rreth orës 00:30, ka ndodhur një tragjedi në një familje nga komuna e Gjilanit. Dyshohet se burri ka vrarë aksidentalisht gruan e tij, teksa ishte duke festuar me armë Vitin e Ri.

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin për mediat. Ismet Hashani nga zyra për informim në policinë e Gjilanit, tha për Gazeta Express se viktima është 62 vjeç, ndërsa rasti ka ndodhur në fshatin Selvishtë, afër Zhegrës në komunën e Gjilanit.

Ai tha: Është e vërtetë ngjarja ka ndodhur mbrëmë, saktësisht më 00:30, në emergjencë është sjell një grua pa shenja jete, hetimet e para thonë se burri i saj aksidentalisht ka shkrepur më armë të gjuetisë në drejtim të saj. Gruaja ka ndërruar jetë.

Burri është ndaluar për 48 orë në polici ndërsa trupi i gruas është dërguar për ekzaminim.

Detaje shtesë nga komunikata e policisë lidhur me këtë rast:

Më 01 janar 2019 rreth orës 00:30, Policia e Kosovēs , Njësitet e hetimeve rajonale, në Gjilan janë njoftuar se një person i gjinisë femër ishte sjellë në Qendrën Spitalore Emergjenca në Gjilan pa shenja jete, si pasoj e goditjes nga arma e zjarrit.

Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes në bazë të hetimeve paraprake dyshohet se deri tek vrasja kishte ardhur si pasoj e pakujdesisë së të dyshuarit shqiptar shtetas i Kosovës J. J. (1956) i cili pas ndërrimit të mote moteve kishte dalë para shtëpisë me pushkën e gjuetisë llojit “Hungarian Submacine Gun@,model-53, dhe nga pakujdesia kishte qëlluar bashkëshorten e tij tani të ndjerë Z.J. (1956).

E njëjta si pasoj e plagëve te marra nga arma e zjarrit rrugës për në spital kishte ndërruar jetë dhe mjekët kujdestar kishin konstatuar vdekjen e saj. Lidhur më këtë rast me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa i dyshuari pas intervistimit nga hetuesit policor, me urdhër te prokurorit është ndaluar për 48 orë.