Presidenti Meta refuzon dekretimin e Gent Cakajt si ministër i Jashtëm

487

Presidenti Meta ka refuzuar ditën e sotme emërimin e Gent Cakajt si ministër i Jashtëm.

Meta është shprehur se ky vendim është marrë pas një verifikimi të hollësishëm të zotit Gent Cakaj ndërsa është refuzuar propozimi me motivacionin: “I mungon përvoja dhe qëndrimet e tij publike lidhur me çështje thelbësore të politikës rajonale janë të papranueshme. Deklaratat e tij për ndryshimin e kufijve Kosovë-Serbi janë të rrezikshme dhe me pasoja të paparashikueshme”.