Më 1 dhe 2 nëntor duhet të jeni patjetër këtu, provoni modelet e reja të C-Clas dhe Sprinter.

Nga muaji nëntor na ndan vetëm një ditë dhe me sa duket, nisja e tij ka për të qenë sensacionale.

Të paktën këtë ka menduar të dhurojë stafi i Auto Star Albania për të gjithë shqiptarët, duke bërë të mundur sjelljen në Shqipëri të dy super-veturave.

Stafi i Auto Star i fton të gjithë në eventin “Ditët e Dyerve të Hapura”, i cili zhvillohet në datat 1 dhe 2 nëntor.

Dyert do të jenë të hapura nga ora 10:00 në orën 18:00, ku kushdo do të ketë mundësinë të përjetojë kënaqësinë e test drive të modeleve të reja të Mercedes Benz, C-Clas dhe Sprinter.

E ku ka më mirë se ta nisni këtë muaj me eksperienca të reja pranë Auto Star?

Trendi i ri i nuseve, të presësh flokët në mes të dasmës.

Mos u çudisni nëse në një dasmë që jeni të ftuar nusja nga mesi i ceremonisë të largohet nga pista dhe të rikthehet ndryshe. Nuk është diçka që nuk e kemi parë, pasi kohët e fundit nuset e ndryshojnë modelin e flokëve dhe fustanet më shumë se dy herë. Mirëpo, kjo gjë që do t’ju tregojmë sot edhe krejt diçka tjetër: nuset kanë filluar të presin flokët në mes të dasmës.

Po, po sado “e rrezikshme” t’ju duket, ka nga ato vajza që guxojnë për hirë të risisë të presin flokët edhe në mes të dasmës. Disa nuse madje kanë rrezikuar duke i prerë ato të thara, pasi kanë mbaruar kërcimin e parë me bashkëshortin. Njerëzit kanë mbetur të shokuar nga ky ndryshim, por e kanë mirëpritur këtë “çmenduri” të nuses.

Inis Gjoni zbulon diçka që nuk e dinim për veten dhe Rudina Magjistarin.

Daljet e saj publike në media përmes intervistash të ndryshme në studio televizive apo në shtypin e shkruar janë të rralla! E tillë është ajo! Ruan një profil diskret dhe zgjedh të flasë vetëm atëherë kur ka gjëra të reja dhe interesante për të ndarë me fansat e publikun që e admiron.

E fokusuar kohët e fundit më shumë në teatër, përmes shfaqjeve interesante që ajo ngjit në skenë në rolin e regjisores apo producentes, Inis Gjoni di të rikthehet gjithmonë në mënyrë unike. Kështu, përmes intervistës së saj të fundit dhënë për revistën “Who”, ajo ka rrëfyer shumëçka që nuk e dinim, në aspektin personal, por edhe në atë profesional.

Nga kujdesi për veten, tek vajza Coco Antonel, showgirl-i i njohur befas na zbuloi edhe një detaj që nuk e dinim, për veten, por edhe moderatoren Rudina Magjistari. “Besoj se kam qenë ndër të parat vajza në Tiranë që kam drejtuar një automjet, në vitin 96′. Unë dhe Rudina Magjistari, kemi qenë ndër të parat”, është shprehur ajo.

Me sa duket, përveç miqësisë së gjatë që ato kanë me njëra-tjetrën, dy vajzat e njohura të showbiz-it shqiptar i bashkon edhe pasioni i njëjtë për makinat!

Kur të gjithë po flasin për Tunën, edhe Enca ka diçka për t’i thënë.

Në mbështetje të këngëtares përveç fansave të saj, është edhe Enca e cila ka publikuar në Instastory një video teksa Tuna flet për faktin e të qënit i vërtetë dhe jo fallso. Tuna e ceki se njerëzit në intervista të ndryshme ose në rrjetet sociale mundohen të shfaqin një jetë që nuk e kanë, ndërsa ajo vetë ka vendosur të veprojë ndryshe. Të njëjtin mendim mesa duket paska edhe Enca, e cila shkruan se vlera më e madhe e njeriut është të jetë i vërtetë.

“E dua sinqeritetin që ka. Njerëzit duan fallso. Le ta përqafojmë të vërtetën dhe të gjykojmë më pak, të jesh i “vërtetë” është vlera më e madhe”,-shkruan Enca bashkangjitur videos.

Kënga për dashurinë e humbur, që u kompozua në qelitë e burgut të Burrelit.

Fati tragjik i kompozitorit shkodran Gac Çuni dhe disa vargje dhimbjeje të Arshi Pipës: Gac, o shok i vuejtjes, nxânsi im i lashtë;  mâ s’ta gjegja zanin, mâ nuk t’ndesha jashtë! N’imshtën e Burrelit vorrin ku ta banë; Kur ushton gjethnaja, Gac ti ndoshta fshân?;Fshâj nji kangë lirije qi t’u mbyll n’krahanuer!

Disa tinguj të lehtë, me një melodi melankolike, nisin të thyejnë ngadalë heshtjen nëpër qelitë e burgut të Burrelit, një natë pranvere të vitit 1956. Ishte zëri i Gac Çunit, djali shkodran që po jetonte ditët e fundit të jetës së tij, në qelinë e burgut të Burrelit. Kënga nisi të ngjallë shpirtrat e burgosur të atyre njerëzve, që po vuanin pa faj nëpër qelitë e atij burgu. Ishte kënga e fundit, melodia e fundit e djalit 20-vjeçar. I kushtohej dashurisë së tij të humbur, vajzës shkodrane me kaçurrela, që kishte mbetur imazh i largët për zemrën e djalit të burgosur. Kaçurrelat e vajzës së bukur që kishte qenë dashuria e tij platonike, që do të mbetej në mendjen dhe zemrën e tij, si një hije që endej nëpër rrugicat e bukura të qytetit, atje ku Gaci kishte jetuar ato pak vite rinie, i lirë.

Unë pa ty jam i vetëm….

Unë pa ty jam i tretun….

Gjithmonë kam me të kujtu…

Skam me te harru moj kaçurrele

Kaçurelat e tu…

Përmes vuajtjeve që i sillte tuberkulozi, kur villte gjak e rënkonte papushim nga dhimbja, ai kompozoi aty nëpër qeli, këngën për dashurinë e humbur. “Kaçurrelat e tu”. E këndoi menjehërë, duke e ndarë me bashkëvuajtësit e tij brengën për dashurinë e tij të humbur.

Ishte mësues dhe kompozitor i talentuar i brezit të tij. Gac Çuni lindi në vitin 1926, në Shkodër. Kreu Seminarin Jezuit dhe Liceun e Shtetit në Shkodër. Pas diplomimit, punoi si mësues në Bajzë të Kastratit, ku dhe u arrestua me akuzën se kishte takuar të vëllanë e arratisur dhe se kishte komunikuar dhe ndihmuar dajën e tij, që ishte asokohe i arratisur si antikomunist, në malet e Dukagjinit.

Akuzohej gjithashtu, se kishte pasur lidhje me një klerik patriot, si Pader Çiril Cani, kur ai ishte me shërbim në Koplik, atje ku Gaci kishte qenë mësues. Në akuzën e sigurimit të shtetit, thuhej se Gac Çuni nuk e kishte dashur komunizmin. …Se i kishte shkruar një letër dajës së tij në malet e Dukagjinit dhe e kishte ndihmuar atë, me ushqim e rroba për të mbijetuar nëpë ato male.

Arshi Pipa kishte qenë mësues i tij, por edhe bashkëvuajtës, nëpër kampet e burgjet komuniste. Gac Çuni dha shpirt në burgun e  Burrelit, përmes dhimbjes së papërshkrueshme nga sëmundja e rëndë e tuberkulozit, për të cilën autoritetet e burgut, ndaluan ndihmën mjekësore. Dha shpirt, ashtu i drobitur nga sëmundja e rëndë, larg familjes e shoqërisë, larg “kaçurrelave të saj”.

Kur vdiq Gac Çuni, mësuesi dhe bashkëvuajtësi i tij Arshi Pipa, shkroi:

«Elegji për Gac Çunin».

Vdiq edhe nji tjetër! Qanje shokë, të ngratin!

Banja t’madhe gjamën! Vdiq tue sosë afatin!

Si, pat hjekë e vuejtun, mbasi shumë qe rrekë

Tue luftue me morden! Vdiq: e lanë me vdekë!

Shtrydhë e shterrun forcash djerreve t’Bedenit,

fill andej përplasun brrakave t’liqenit;

ra e u’mek djaloshi… Vinte i imët kah shtati,

s’ishte për tê kazma, s’ishte për tê shati

Se ktij qielli i fali çka s’i dha secilit:

frymën e muzikës, zanin e bilbilit.

Oh sa herë ndër muzgjet e robnis ai zâ

Zemrën qi lëngonte balçëm ai ju bâ

Dridhej nën zâ letas, mallshëm, melodija,

tash ndër kangë shkodrane, tash n’Ave Maria.

Prante zhurma e dhomës, që të gjithë veshtojshin

Tretun ndër kujtime t’ambla qi ato zgjojshin…

Gac, o shok i vuejtjes, nxânsi im i lashtë,

mâ s’ta gjegja zanin, mâ nuk t’ndesha jashtë!

N’imshtën e Burrelit vorrin ku ta banë

Kur ushton gjethnaja, Gac ti ndoshta fshân?

Fshâj nji kangë lirije qi t’u mbyll n’krahanuer!

Fshâj nji jetë artisti qi pa fryt u-buer!

Fshâj e përmbas teje le t’ankojë shoqnija

qe na njofti vlerën, mbarë t’ankojë rinija!

Shënim: Informacioni është marrë në artikullin me titull: Requiem për Gac Çunin, botuar nga: adiandradi.com, me autor Pjetër Pepa.

Kujdes, eksperti i motit paralajmëron stuhi e rreshje të forta shiu në Shqipëri

Gjatë ditës së sotme Shqipëri pritet që të preket nga reshje të dendura shiu dhe stuhi. Kreu i departamentit të Departamenti të Klimës dhe Mjedisit në IGJEUM, Petrit Zorba shpjegoi se situata e ditës së sotme pritet me pasoja negative, por jo vetëm nga reshjet e shiut por edhe nga një stuhi që prek Ballkanin Perëndimor.

“Situata e sotme paraqitet vërtetë, nuk mund të themi, ta agravojmë, në termin dramatike por pritet me pasoja mjaft negative. Pasi një stuhi e kategorisë së dytë është parashikuar për zonën e Ballkanit Perëndimor ku në mënyrë të veçantë preket Shqipëria, pjesa perëndimore e Maqedonisë dhe Mali i Zi ku përveç reshjeve intensive që nuk është se do të arrijnë nivele të jashtëzakonshme është problematike më tepër era. Në këtë rast stuhia kap gjithë territorin e vendit tonë. Kjo është pjesë e një situate vorteksi që që ditën e djeshme ka qenë në pjesën juglindore të Francës dhe në veriperëndim të Francës.

Ndaj të gjithë, që nga qytetari më i thjeshtë deri të ai i pushtetit vendor ose institucionet e emergjencave civile, duhet të kenë një nivel më të lartë gatishmërie për të eleminuar edhe ato lëvizje që nganjëherë nuk janë të nevojshme të bëhen” tha Zorba.

vizore.al

Kamera më e fundit 8K e Panasonic me sensor organik.

Më parë këtë vit, Panasonic zbuloi një sensor të ashtuquajtur organik që do t’i jepte kamerave një gamë më dinamike dhe një ndjeshmëri të ulët të dritës. Tani, ajo ka zbuluar një aparat fotografik për të shkuar me të, AK-SHB810, e cila do të jetë e para në botë për të paketuar një sensor organik 8K. Panasonic pretendon se do të ketë një “gamë të gjerë dinamike” në krahasim me kamerat e rregullta CMOS, dhe paketon një mbyllje globale që regjistron të gjithë imazhin në të njëjtën kohë, duke eliminuar të ashtuquajturin “jello” ose mbyllësin.

Në kontrast me sensorë të rregullt me një shtresë CMOS, një sensor organik ka dy shtresa: një film organik dhe një qark të veçantë. Kjo lejoi që Panasonic të inkorporojë anulimin e zhurmës me shpejtësi të lartë në qark, duke rritur fuqitë e grumbullimit të dritës në shtresën organike të ndijimit të dritës

Kjo lejon një gamë më të mirë dinamike, madje edhe në situata të shtënat me shumë kontrast, si një stadium në rrezet e diellit të ndritshme me audiencën e ulur në stenda, tha Panasonic. Në krye të kësaj, për aq kohë sa qepja është më e lartë se 120 sekonda, të gjithë sensor lexohet në çast, në vend që të vijë në rresht si në një aparat DSLR ose pasqyrë.Në këtë mënyrë mund të eliminojë efektin e mbylljes së rrotullimit, i cili ngadalëson linjat vertikale në kundërshtimet e shpejtë.

Nëse ha në këto orë të ditës mund të humbasësh peshë më lehtë.

Studiuesit e Universitetit të Alabama-s në Birmingham arritën në këtë konkluzion, pasi morën në shqyrtim rastet e 11 pjesëmarrësve për të parë se si funksionin trupi i tyre kur hanin vaktet mes orës 8 dhe 20 në mbrëmje, si dhe ditët kur hanin mes orëve 8 dhe 14.

Në ditët kur pjesëmarrësit nuk hanin pas orën 14, u vu re se kishin më pak dëshirë për të ngrënë, digjnin yndyrë më shpejt dhe kishin një fleksibilitet metabolik më të lartë (nuk tundoheshin nga ushqimet).

Natyrisht, është e kuptueshme se mes orës 14 dhe 20 është një kohë e gjatë pa ngrënë. Megjithatë, nëse ke dyshime që kjo mënyrë nuk është e duhura, atëherë mos e provo akoma. Por, sipas studiuesve, është një prej mënyrave që jep rezultat në rënien e peshë.

Moti i keq, rritet numri i viktimave /FOTO

Rritet bilanci i viktimave nga moti i keq që ka përfshirë Italinë. Numri i viktimave të identifikuar deri më tani nga autoritetet ka shkuar në 7 ndërkohë që 1 person rezulton ende i humbur.

Sipas njoftimeve të autoriteteve italiane, 2 persona kanë mbetur viktima në provincën e Frosinones, ndërsa 1 I ri 21 vjeçar ka humbur jetën në provincën e Casertas si pasojë e rrëzimit të një peme.

Ndërkohë dy viktima janë identifikuar në Terracina në bregdetin e Lazios.

Ndërsa një grua ka humbur jetën në qytezën Albisola Superiore në provincën e Savonas pasi është goditur nga një mjet i fortë në fluturim nga era e fortë.

Viktima e shtatë është identifikuar në provincën e Bellunos i goditur në komunë Fletre.

Një person rezulton i humbur në provincën e Cagliarit.

Greqi, sulmohet me molotov biznesi shqiptar

Një sulm me molotov është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në një zyrë turistike shqiptare në qendër të Athinës.

Sipas mediave greke, dy persona me fytyrë të mbuluar hodhën koktej molotovi në hyrje të dyqanit, duke shkaktuar dëme të vogla materiale në hyrje dhe në tabelën e dyqanit.

Ndërkohë policia gjeti në vendngjarje një shishe dhe një çakmak.

Ende nuk dihet nëse ngjarja ka të të bëjë me vrasjen nga Forcat RENEA të minoritarit grek, Kostandinos Kaçifa në Bularat të Gjirokastrës.

Por pavarëisht kësaj, mësohet se policia greke ka shtuar patrullimet në të gjitha zonat e vendit ku dyshohet se veprojnë grupe ekstremsite me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të përplasjeve ekstremiste.