Greqi, sulmohet me molotov biznesi shqiptar

529

Një sulm me molotov është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në një zyrë turistike shqiptare në qendër të Athinës.

Sipas mediave greke, dy persona me fytyrë të mbuluar hodhën koktej molotovi në hyrje të dyqanit, duke shkaktuar dëme të vogla materiale në hyrje dhe në tabelën e dyqanit.

Ndërkohë policia gjeti në vendngjarje një shishe dhe një çakmak.

Ende nuk dihet nëse ngjarja ka të të bëjë me vrasjen nga Forcat RENEA të minoritarit grek, Kostandinos Kaçifa në Bularat të Gjirokastrës.

Por pavarëisht kësaj, mësohet se policia greke ka shtuar patrullimet në të gjitha zonat e vendit ku dyshohet se veprojnë grupe ekstremsite me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të përplasjeve ekstremiste.