Përplaset makina pa shofer e Apple

Një makinë pa shofer që i përket kompanisë Apple është përfshirë në një aksident. Këtë e ka konfirmuar autoriteti rrugor i Kalifornisë.

Një Lexus RX450h, e modifikuar me sensor autonom është përplasur nga një shofer në makinën e tipit Nissan Leaf.

Askush nuk është dëmtuar, por ka patur dëme të mëdha materiale të makinave.

Makina e Apple ishte pjesë e një programi sekret, të quajtur Projekti Titan. Kompania gjigante nuk ka bërë asnjë koment për përplasjen që ndodhi me 24 gusht.

Programi i makinave pa shofer të Apple është bërë publike prej kohësh dhe deri tani kanë dalë në rrugë 66 makina të tilla.

Aktorja e njohur qëllohet për vdekje

Një aktore e njohur ka humbur jetën ditën e enjte pas përplasjes me policinë. Vanessa Marquez, ish-aktore e serialit ER u qëllua për vdekje pas një kontrolli në shtëpinë e saj në Pasadenën Jugore, Kaliforni.

Një telefonatë anonime i kërkoi policisë që të shkonte pranë banesës së 49-vjecares pasi kishte probleme me shëndetin mendor. Ajo i kërcënoi me armë zyrtarët e policisë, të cilët u detyruan të qëllonin ndaj saj.

Vanessa ka luajtur rolin e infermieres Ëendy Goldman në disa seri që prej vitit 1994 deri në 1997. Kujtojmë se ajo ka patur mundësinë që të luajë edhe pranë George Clooney, një prej aktorëve më të mirë në botë.

Pas kërcënimeve me vdekje, FBI arreston pesë anëtarë të bandës

Pesë persona të një bande të përbërë në shkretëtirën e Neë Mexicos janë arrestuar nga FBI pasi një gjyqtar mori kërcënime me vdekje për dhënien e lirimit me kusht.

Dy burra dhe tre gra, banorë në një vend ku u gjetën 11 fëmijë të uritur dhe mbetjet e varrosura të një foshnjeje, përballen me akuza konspiracioni.

Akuzat për abuzimin e fëmijëve kundër të pestëve u hodhën poshtë pas një afati prej 10 ditësh për një seancë të humbur nga prokurorët.

Tani ata do të mbeten në paraburgim përpara një seance dëgjimi në gjykatën federale të martën.

“Akuzat përfshijnë posedimin e paligjshëm të armëve nga një emigrant ilegal, i cili mban një dënim maksimal prej 10 vitesh burg përfshirë ndihmën dhe inkurajimin në kryerjen e një vepre penale”, tha FBI në një deklaratë të premten.

I akuzuari kishte qenë nën vëzhgimin e FBI-së që prej muajit maj, sipas shefit të qarkut Taos Jerry Hogrefe.