Shqiptari që mahniti Italinë, shikoni si lyen vijat e bardha të rrugës (Video)

Indrit Mema, titullar i një firme që lyen vijat e bardha të rrugës në Cosio Valtellino të Italisë, me një video të postuar në Facebook nga portali amerikan Construction Machines, firma që ka prodhuar makinën me të cilën ai punon, kishte arritur të fitojë 300 mijë kontakte, 3.200 shpërndarje dhe më shumë se 2.000 like e me qindra komente.

Shqiptari 38 vjeçar që jeton në Itali prej moshës 21 vjeçare ishte bërë i famshëm për shkak të shkatëthisë së madhe me të cilën lyen vijat e bardha të rrugës. 1 kilometër e bën vetëm në 4 minuta dhe me një shkathtësi që të le pa fjale, raporton civitas.

Ka qenë një kolegu i tij që e ka filmuar e që në një farë mënyre e transformoi në një idhull. “Kjo që më ndodhi në internet më ka habitur. Mua më pëlqen të punoj me përkushtim të madh. Kur lyej vijat e bardha ndihem si një fëmijë në go kart”, ka thënë Indriti.

Videoja ishte xhiruar mëngjesin e 13 qershorit në 6.50 të mëngjesit. Shikojeni më poshtë:

Shyqyri Çoku, historia e pemëshitësit që u bë hetues

Nga Kastriot Dervishi

Një prej hetuesve të armatës së persekutorëve, i mediatizuar për shkak të nderimit me dekoratë. Shumica e kësaj kategorie mbetet e panjohur për publikun. Ata i bashkon militanizmi komunist, niveli i ulët arsimor deri në injorancë absolute, si dhe ana profesionale e paqenë. U lind në vitin 1929 në Shkodër. Në vitet 1936-1939 mundi të kryejë veçse 3 klasë fillore. Pas lufte kreu disa klasë unike (për plotësimin e arsimit 7-vjeçar). Anëtar i PKSH-së nga 22 qershori 1948.

Askujt nuk i shkonte në mendje që djaloshi që u jepte fruta ushtarëve italianë e gjermanë, do bëhej hetues i tmerrshëm. Edhe ky i takon partizanëve të orëve të fundit të luftës. Sa për t’u dukur gjasme se kishin marrë armën për “çlirimin e atdheut”, Çoku ishte partizan i batalionit “Perlat Rexhepi” nga 15 maji deri më 29 nëntor 1944 në moshën 15-vjeçare. Sigurisht në këtë moshë dhe në këtë kohë, vetëm sa ka shkruar emrin në batalioni që vrau e dogji At Lekë Lulin në korrik 1944. Hetuesi i ardhshëm, ende i njomë, ka parë se si vritej dhe digjej një klerik, duke u kalitur kësisoj të ishte një revolucionar i përkushtuar i regjimit komunist. Asnjëherë nuk foli si dëshmitar i kësaj ngjarjeje. Madje ai do bëhej vite më vonë hetuesi i një grupi të madh klerikësh në qytetin e Shkodrës.

Karriera e pemëshitësit hetues:

1939-1942 pemëshitës pranë ushtarëve italianë

1942-1943 punëtor në fabrikën e cigareve

1943-1944 pemëshitës

1944 pemëshitës pranë ushtarëve gjermanë

1945 partizan në Komandën e Vendit Shkodër

1945-1946 polic në Seksionin e Punëve të Brendshme Shkodër

1946-1947 referent komunikacioni

1947 (korrik-nëntor) roje në paraburgun e kishës

1947-1948 nënkomandant poste

1947-1948 kursant në shkollën e policisë

1949-1950 komandant poste Perash

1950-1953 operativ i policisë

1953-1955 hetues i policisë në Lezhë

1955-1969 hetues e kryehetues i policisë në DPB Shkodër

1966-1969 hetues i Sigurimit në DPB Shkodër

1969-1974 shef i Seksionit të Hetuesisë në DPB Shkodër

1974-1983 zv/shef i Seksionit të Hetuesisë në DPB Shkodër

Rudina Magjistarin siç nuk e keni parë kurrë, moderatorja poston foton e rrallë (Foto)

Rudina Magjistari është një prej moderatoreve më të njohura të ekranit, e cila gjatë këtij sezoni na ka shoqëruar çdo ditë me emisionin e pasdites në Tv Klan.

Rudina ndiqet nga një numër i madh fansash në Instagram, ku është shpesh aktive dhe në kontakt me ndjekësit. Pak më parë, moderatorja ka ndarë me të gjithë një foto të vjetër të sajën para shumë vitesh.

Ajo shfaqet në moshë të vogël, teksa ka pozuar në plazh me bikini. Siç e shohim në foto, Rudina ka ruajtur të njëjtën buzëqeshje dhe ëmbëlsi që ka pasur që në fëmijëri.

Ua kalon dhe Kardashianëve: Këngëtarja shqiptare zgjidhet ‘Miss Bumbum’, femra me të pasmet më të bukura

Yjet britanikë të muzikës pop, Harry Styles dhe Dua Lipa janë kurorëzuar si dy të famshmit me të pasmet më të bukura në radhët e personazheve të njohura në mbarë botën.

Dua triumfoi në sondazhin online brazilian të organizuar nga “Miss Bumbum”, duke mbledhur më shumë vota se Kim Kardashian, Nicki Minaj dhe Pippa Middleton.

Këngëtarja 23-vjeçare me origjinë shqiptare, mori më shumë vota se ylli brazilian, Anitta, e cila u rendit e dyta dhe Shakira e treta.

Ndërkohë, ish-anëtari i One Direction, Harry Styles kryeson listën e meshkujve për të pasmet më të bukura, ku përfshihen Hugh Jackman, Justin Bieber dhe Ronaldo.

Ai lë pas Cristiano Ronaldo-n në vendin e dytë dhe David Beckham në vendin e tretë.

Një tjetër lëvizje e bujshme, Ilva Tare largohet nga ‘Ora News’

Ky sezon i ri në ekranet shqiptare do të sjellë ndryshime vërtet të mëdha. Ndoshta nuk e prisnit, por gazetaren e njohur, Ilva Taren nuk do ta shikoni më në Ora News.

Drejtuesja e emisionit “Tonight” do të largohet nga Ora News, në një televizion të ri që pritet të hapet së shpejti. Sipas “Konica.al”, Tare do të jetë në krye të departamentit të lajmeve në “A1” me një format krejtësisht të ri.

Gazetarja e njohur e çështjeve politike nuk e ka konfirmuar ende largimin e bujshëm nga Ora News, por na duhet të presim sezonin e ri për të parë se ku do të jetë e pozicionuar Ilva.

Landfilli i Maliqit, bashkitë nuk depozitojnë mbetjet!…

Mosfunksionimi siç pritej i landfilit te Maliqit, ka bërë që Banka Gjermane për Zhvillim të zhvillojë një takim me 6 kryetarët e bashkisë së Qarkut te Korçës.

Në ketë landfill, nga gjashtë bashki që duhej të depozitonin mbetjet, vetëm bashkia e Korçës dhe ajo e Maliqit e bëjnë një gjë të tillë.

Mosdepozitimi i mbetjeve nga ana e njësive të tjera, është bërë shqetësim jo vetëm për Bankën Gjermane për Zhvillim, por edhe për kryebashkiakun e Korçës, Sotiraq Filo, pasi kjo bashki është aksioneri kryesor në landfill.

Shkak për mosdepoizitimin e mbetjeve janë bërë kostot e transportit. Eduard Kapri, kryebashkiuaku i Pogradecit thotë se transferimi i plehrave drejt Maliqit ka një kosto të papërballueshme për institucionin që ai drejton.

Të pamundur për të përballuar financiarisht kalimin direkt mbetjeve e kanë edhe bashkitë e Bilishtit, Ersekës dhe Pustecit, ndaj dhe kryetarët e këtyre bashkive kërkojnë nga pala gjermane zgjidhjen e këtij ngërçi.

Kapet skafi me 700 kg marijuanë në Otranto, pranga dy shqiptarëve

Dy shqiptarë janë arrestuar pasi po trasportonin 700 kg kanabis në brigjet italiane.

Ndalimi i tyre pas një operacioni të përbashket me policisë shqiptare dhe asaj fqinje në ngushticën e Otrantos.

Në pranga ranë 22 vjecari me iniciale D.G si dhe A.R 30 vjec.

Ditën e merkure, Policia Kufitare e Vlorës mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative është vënë në ndjekje të një mjeti detar, i dyshuar për trafik narkotikësh, duke njoftuar njëkohësisht Prokurorinë e Krimeve të Rënda për rastin.

Pasi kanë humbur kontaktet dhe mjeti në ndjekje hyri në ujërat ndërkombëtare, Policia Kufitare njoftoi autoritetet italiane dhe nisi koordinimi i veprimeve. Në orët e para të mëngjesit të sotëm, Policia e Shtetit dhe Guardia di Finanza në Itali finalizuan me sukses operacionin, edhe si rezultat i bashkëpunimit efektiv të forcave policore të dy vendeve, nëpërmjet zyrave ndërlidhëse.

Në afërsi të lokalitetit Sant Andrea, Otranto, u bë i mundur sekuestrimi i mjetit në ndjekje, që drejtohej nga dy shtetas shqiptarë me iniciale D.G., 22 vjeç dhe A.R., 30 vjeç. Në skaf u sekuestrua rreth 700 kg marijuanë. Janë në vijim hetimet në dy anët e Adriatikut për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë tentativë trafiku.

Skandaloze dhe qesharake, bllokohet mishi që përpunohej në një lloto

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka sekuestruar në Tirane 1,6 ton mish i cili përpunohej në kusht të rënda higjeno- sanitare.

Sipas AKU-së sasia e mishit ishte duke u përpunuar në një subjekt të regjistruar me aktivitet si “bar-kafe/lloto” dhe jo “prodhim dhe perpunim mishi”.

Gjithashtu ky subjekt kishte të regjistruar në QKL edhe nje magazinë, në të cilën u gjet edhe sasia prej 1.6 tonesh e mishit.

Ndaj këtij subjekti AKU ka vendosur nje gjobe prej 2 milione e 200 mije lekësh si dhe ka bere bllokimin e menjehershem të mishit dhe produkteve të tij, si dhe ndërprerje të aktivitetit prodhues dhe tregtues te ketij subjekti.

Qellohet me armë drejt banesës së gazetares Klodiana Lala

Qellohet me breshëri kallashnikovi drejt banesës së prinderve të gazetarës së kronikës Klodiana Lala.


Në njoftimin për mediat shpërndarë nga Policia e Tiranës, bëhet e ditur se këtë të enjte rreth orëve të mëngjesit, në lagjen “Bruk”, në rrugën “Shkëndija” është qëlluar me armë zjarri në drejtim të pjesës së jashtme të banesës së shtetasit A. L., rreth 64 vjeç.

Forcate rendit sqaruan se nga kjo ngjarje nuk ka pasur dëmë në njerez ndërkohë që po punohet për për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Burime jozyrtare bëjnë të ditur se në momentin që është qelluar me armë drejt banesës së shtetasit A.L, gazetarja Klodiana Lala nuk ka qënë aty por brenda ndodheshin dy vajzat e saj të mitura, se bashku me dy prinderit, vellain dhe motren e gazetares.

Shqiptarët mbi 25 vjeç surprizojnë sërish, INSTAT: 900 mijë prej tyre s’dinë asnjë gjuhë të huaj

Pas studimit se mbi 1 milion shqiptarë mbi 25 vjeç nuk kishin lexuar asnjë libër gjatë vitit të fundit, INSTAT surprizon sërish me këtë grupmoshë.

Rreth 900 mijë shqiptarë të moshës mbi 25 vjeç nuk zotërojnë asnjë gjuhë të huaj. Shifra u përpilua nga INSTAT në kuadër të anketës mbi njohuritë për gjuhët e huaja në moshat mbi 25 vjeç për vitin 2017.

Rezultat tregojnë rreth 388 mijë shqiptare zotërojnë një gjuhe të huaj, 163 mijë zotërojnë dy gjuhë, teksa 47 mijë shqiptare njohin më shumë se tre gjuhë të huaja.

Anketa tregon se meshkujt kanë më shumë aftësi se femrat. Nga totali i popullsie mbi 25 vjeç që zotërojnë gjuhë të huaj, 57 për qind janë meshkuj dhe 47 për qind janë femra.

Në grupmoshën 25-45 vjeç njohuritë mbi gjuhët e huaja janë më të shpeshta se në grupmoshat e tjera.

Nga totali i të rriturve që zotërojnë një gjuhë të huaj, 19 për qind e tyre janë me arsim të ulet, 35.6% e tyre janë me arsim të mesëm dhe 39 për qind e tyre me arsim të lartë.

Më shumë se gjysma e të rriturve me arsim të lartë zotërojnë më shumë se një gjuhë të huaj.

Shqiptarët kanë një histori të vone më me mësimin e gjuhëve të huaja në shkolla e programe të posaçme. Më herët para çlirimit gjuhet e huaja janë mësuar në mënyrë autodidakte, ndërsa pas luftë në vitet 50 u hap një katedra e parë në vend dedikuar rusishtes.

Shqipëria përjetoi një izolim të gjatë nga regjimi diktatorial ku mësimi i gjuhëve të huaj ishte i kufizuar në disa prej tyre dhe në arsimin e ulët dominonte gjuha rusë dhe shumë rrallë ajo franceze dhe ajo angleze.

Gjatë kohës së monizmit popullsia në qytetet bregdetare mësoi gjuhën italiane nëpërmjet kanaleve televizive italiane.

Më vonë pas viteve 1990 me rënien e diktaturës u panë më shumë mundësi për zotërimin e gjuhëve të huaja. Menjëherë në shkolla filluan të dominojnë kurrikulat me gjuhën angleze, franceze dhe se fundmi gjermane. Teksa shumë shqiptare të tjerë sidomos ata me arsim të ulët u njohën me gjuhët e huaja kryesisht përmes emigracionit./Monitor/