Hashtag opsioni më i ri nga Youtube

YouTube duket se ka vendosur të sjellë përditësimin më të fundit. Gjatë muajve të fundit, faqja po shtjellon një përditësim që tregon hashtagët nga një përshkrim i videos mbi titullin e videos.

Ky ndryshim i vogël por mjaft i dukshëm është vetëm zgjerimi i fundit i faqeve të hashtags në YouTube që nga viti 2016. Por deri më tani, kompania duket sikur mungon pikat e hashtags tërësisht.

YouTube me përditësimet më të fundit do të marrë tre hashtagët e lartë që një krijues vendos në përshkrimin e një videoje dhe do të shfaqë ato hashtags dukshëm mbi titullin e videos.

Plazhi, zgjidhja ideale për çlodhjen e trurit

Plazhi është destinacioni më i zgjedhur i të gjithëve për pushime. Plazhi nuk është vetëm një passion për notin dhe për lunrimin me varka, por është zgjedhja me e mirë dhe për qetësinë që të ofron për trurin.

Mjafton vetëm ta shikoni ujin dhe ju do të ndjeheni më të lumtur e më të shëndetshëm. Sipas një studimi më të fundit thuhet se niveli i stresit ulet nëse shkojmë në hapësira të gjelbërta.

Por në këtë eksperiment hulumtuesit i shtuan edhe “hapësirat e kaltërta”, konkretisht ujin, qoftë ai oqean, det, lum apo vetëm një fontanë në ndonjë park.

Plazhi është gjithashtu dhe një nga sugjerimet e mjekëve. Uji iu bën më të lumtur. Por a e dini se ai iu bën edhe më të shëndetshëm?

Uji gjithashtu ndikon në shëndetin fizik dhe mental tuajin.

Kështu që shëndeti juaj është një arsye e fortë pse ju duhet ta zgjidhni plazhin për pushime.

Jeni shtatzanë, ja kur është koha ideale për të udhëtuar me avion

Shtatzania është dhe periudha ku secili nga ne duhet të bëjë kujdes, pasi një gabim i vogël mund të ketë pasoja. Udhëtimet janë dhe pjesa që secili nga ne duhet të bëjë kujdes.

Avioni është një ndër mjetet e transportit që në fazën e shtatzanisë rekomandohet që të përdoret vetëm në fazën kur jeni në mes të shtatzanisë. Përkatësisht këshillohet midis javës 14 dhe 18, kur rreziqet e shtatzënisë janë më të ulëtat.

Rreziku është minimal nëse gruaja nuk ka asnjë problem me shtatzëninë e saj. Gjithashtu gratë shtatzëna të cilat janë të rrezikuara për lindje parakohe, ato që kanë shtypje të lartë të gjakut, diabet, drepanocitozë, anomali të placentës ose komplikime tjera, të mos fluturojnë me aeroplan!

Fluturimi me aeroplan e rrit rrezikun e formimit të koagulave tek të gjithë njerëzit, por gratë shtatzëna janë akoma më shumë të rrezikuara për shkak të qarkullimit të vështirësuar të gjakut pasojë e shtatzënisë.

Të gjithë personat që fluturojnë me aeroplan, e në veçanti shtatzënat, duhet të ngrihen nga ulësja dhe të ecin kohë pas kohe nëpër hapësirën midis ulëseve të aeroplanit.

Është mirë që shtatzënat të mbajnë çorapë elastike të cilat e bëjnë më të lehtë kthimin e gjakut nga këmbët në drejtim të zemrës.

Disa gra shtatzëna bëhen merak se çfarë ndikimi te bebja ka presioni i rritur brenda aeroplanit.

Nëse shtatzëna nuk jeton në lartësi të mëdha, atëherë gjatë fluturimit do t’i rritet shtypja e gjakut dhe frekuenca e punës së zemrës dhe rrjedhimisht organizimi i saj do të kërkojë me tepër oksigjen, por kjo nuk paraqet rrezik signifikant.

Festa e lakrorit në Korçë

Për të 10 vit radhazi, Bashkia e Korçës ka organizuar Festën e Lakrorit. Një gatim tradicional i zonës, i cili është shumë i kërkuar nga turistët, vendas e të huaj.

Festa vitet e para kishte qendër qytetin e Korçës, ndërsa tashmë ajo është kthyer në traditë edhe në mjaft fshatra te tjerë turistike të juglindjes. Mësuesja Selvina Veshi e cila është edhe një amvise e mire zbulon detajet e recetës.

Ndërsa ata qe e provojnë gatimin tradicionale thonë se do te kthehen serish ne Korçe.

Turistet e huaj kane qene te shumte ne Korçës këtë fundjave, ndërsa nuk kane munguar edhe ata qe kishin ardhur nga qytete te tjera te vendit për festen e lakrorit.

Shkodër, burg 6 garantuesve që trafikonin njerëz në Angli-SHBA, 3 lirohen

Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë për 9 të arrestuarit e operacionit “Garantuesi”.

Të arrestuarit trafikonin persona drejt Anglisë dhe SHBA kundrejt shumave që shkonin deri në 12 mijë euro. Për 6 prej të arrestuarve gjykata ka dhënë masën arrest me burg, 2 arrest shtëpie dhe një tjetër detyrim paraqitje.

Masa e sigurisë arrest shtëpie është dhënë për shtetasit, Bledjan Ramadani, 29 vjeç, Eduart Shima, 37 vjeç, ndërsa detyrim paraqitje i është dhënë Tonin Shtjefni.

Ndërkohë që masën arrest me burg e kanë marrë Gazmend Garupi, 44 vjeç, i cili ishte në rolin kryesor, atë të organizatorit, Sotiraq Antoni, 52 vjeç, që siguronte gjithë dokumentet e falsifikuar në vendet e BE-së dhe në Shqipëri. Gjithashtu pjesë e vendimit arrest me burg ishin Haxhi Ramadani, 54 vjeç, Pllumb Pali, 47 vjeç, Shpëtim Kiri, 59 vjeç edhe Nikolla Mano, 59 vjeç.

Bllokohen 10 ton miell në Kapshticë

10 ton miell gruri, janë bllokuar në pikën doganore të Kapshticës qe vinte nga Greqia. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka korresponduar, parregullsi në vërtetësinë e dokumentacionit që shoqëronte ngarkesën, konkretisht, raporti i analizës.

Nga kontrolli fizik i produktit “miell gruri”, rezultoi se ky produkt nuk kishte nr.loti, datë prodhimi dhe datë skadimi të stampuar në thasët prej letre 25kg, por vetëm një kundra etiketë të ngjitur në gjuhën greke, pa përkthim në gjuhën shqipe.

Ndërkohë pas bllokimit të kësaj sasie mielli nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të ndiqen procedurat doganore për kthimin në origjinë të mallit.

Princesha Charlotte edhe pse është 3 vjeç duhet të zbatojë me patjetër këto rregulla.

Vajza e Kate dhe William ka 10 rregulla të cilat duhet t’i zbatojë me patjetër, edhe pse është vetëm 3 vjeç. Të jesh princeshë nuk qënka aq e lehtë. Regullat dhe etika e familjes mbretërore duhen zbatuar gjithmonë.

1. Fëmijët mbretërorë duhet të mësojnë patjetër shumë gjuhë të huaja.
Është shumë e rëndësishme për një vogëlush me gjak blu të njohë gjuhë të tjera. Charlotte dhe George kanë filluar që tani të mësojnë spanjishten.
2.Princesha Charlotte nuk mund të ulet me të rriturit në darkat mbretërore!
Fëmijët e familjes do t’u duhet të ulen në tavolinën e të vegjëlve, derisa ata të mësojnë ‘artin e një bashkëbisedimi të sjellshëm’.

3.Fustani me jakën e Piter Pan, është veshja e ditës!
Sa herë që Charlotte është parë në publik, ajo ka patur të njëjtën formule veshje; një fustan me ngjyra të ndryshme me jakën e Piter Pan. Gjithashtu edhe i vëllai George gjithmonë mban veshur pantallona të shkurtra, dhe çorape.
4.Charlotte ka gjithmonë një fjongo në kokë.

Nëse nënat ne na kanë mësuar se nuk je asnjëherë e veshur sa duhet, kur nuk ke një buzëqeshje në fytyrë, për princeshën është fjongo në flokë, që plotëson ‘outfit-in’ e ditës, që zakonisht kombinohet me ngjyrën e fustanit.

5.Këpucët Mary Jane
(që janë këpucë të hapura me një, apo më shumë rripa) janë uniforma e vogëlushes së pallatit mbretëror. Janë të rehatshme? I pëlqejnë? Këtë nuk e dimë, ama ajo është e detyruar të veshë gjithmonë të njëjtin model këpucësh.
6.Familjarët gjithmonë kombinohen me njëri-tjetrin!

Nuk dihet nëse ky është një rregull, apo jo. Por fakt është që në daljet publike, apo në evente të ndryshme, Kate, ëilliam, George dhe Charlotte janë gjithmonë të kombinuar me njëri-tjetrin.
7. Për ty Charlotte nuk ka kurorë, deri sa të martohesh!

Është e vëretë që kurora simbolizon një familje mbretërore, por mesa duket rregulli është që asnjë grua e pamartuar nuk duhet të mbajë kurorë, deri në momentin kur martohet. Kjo shpjegohet me faktin se kurora tregon një status, dhe në momentin që e ke në kokë do të thotë se ti nuk je në kërkim të një burri. Kështu që Charlotës do t’i duhet të presë edhe ca përpara se të vërë në kokë kete aksesor.

8.Nuk ka rrjete sociale për fëmijët e pallatit mbretëror.
Edhe kur Princi George dhe Princesha Charlotte të arrijnë moshën e duhur, ata nuk do të mund të përdorin rrjete sociale. Vështirë t’ja mbushësh mendjen një adoleshenti për këtë gjë, por Pallati Mbretëror ka rregulla.
9.Impostimi i duhur është shumë i rëndësishëm për një zonjushë me gjak blu.

Femrat e mbretërisë kanë një impostim të tillë që duhet ta zbatojnë me përpikmëri të gjitha. Ato duhet të ulen në një mënyrë që këmbët, gjunjët dhe kyçet e këmbëve të jenë të bashkuara. Edhe të voglës Charlotte do t’i duhet ta mësojë këtë teknikë.

10.Princesha Charlotte duhet të marrë master në ‘artin e kortezisë’!
Protokolli i ‘detyron’ femrat e familjes mbretërore që t’i përkulen Mbretëreshës. Me siguri edhe Charlotte ka filluar të marrë mësime për këtë gjë.

Qeveria i mbyll Restorantin, Pronari letër Kryeministrit Rama

#Edi #Rama

#Arben #Ahmetaj

#Ministria e #Financave

Leter e hapur

I nderuar Zoti Kryemisnister,

Ne jemi nje bisnes familjare ne qytetin e Shkodres (San Francisco Restorant) me adres rruge Kol Idromeno, lagje Vasil Shanto ku kemi te punsuar 16 puntore dhe 12 kursant nga shkolla profesionale Hamdi Bushati. Si nje dite si cdo dite perballemi me sakrifica te medha per te mbajtur puntoret ne pune dhe per ti siguruar familjes sime buken e gojes. Nuk te di si eshte puna por punonjesit e institucioneve te taksave na bijne ne qafe duke na vene gjoba krejtesisht te padrejta dhe me ne fund duke na mbyllur bisnesin ne menyre krejt te padrejte. Ne jemi ne rregull me te gjitha dokumentacionet qe i nevojiten cdo bisnesi dhe jemi krejt ne rregull me ligjin duke paguar taksat rregullisht sipas detyrimeve.

Jam shum i revoltuar ndaj ketyre individeve qe ne menyre te qellimshme per te ndihmuar konkurencen e pandershme vijne dhe na vendosin gjoba ne menyr krejt te padrejte dhe na bllokojne edhe biznesin.

Edhe turpi ka marren e vet. Istitucionet i ka mbuluar korrupsioni dhe po nuk pagove nuk te len te besh bisnes. Ketu eshte bjeri atij qe eshte ne rregull me ligjin se te te parregulltit i kan gati per te shtuar oferten e pagesave.

Shteti mbahet me taksat e bisnesit ne kembe, nuk e di ku e ka leverdin shteti per te mbyllur bisnesin kur i paguan detyrimet ne rregull, kur ne nje kohe une e di se shteti do te mbledh taksa sa me shume qe te ofroje sherbime ndaj qytetarit.

Nga rruga 28 Nentori dhe ne rrugen Kol Indromeno jane shume bisnese si me mundime shume te medhaja dhe ne menyre krejtesisht te ndershme pagaujne detyrimet shtetit, por ka edhe nga ata bisnese ne pedonale ne qender te qytetit qe ushtrojne te njejtin aktivitet si ne ushtrojme qe nuk paguajne taksa madje nuk jan te regjistruar fare si bisnes.

Jetoj me shprese se nje dite shteti do pajtohet me popullin e vet dhe jo te sillet si xhandare me bisnesin. Nuk e di se ku te ankohem dhe kujt ti ankohem per te drejten time per te vazhduar te ushtroj biznisin pa u dhunuar ne qytetin e shkoders ju letemi merreni ne konsiderat ankesen time.

me respekt Nikolin Shqau

Skandaloze, si u vodhën shqiptarët në koncertin e Daddy Yanke

Ndoshta shumë prej jush janë njohur me Daddy Yankee-n nga kënga e famshme “Despacito” e cila ishte jo vetëm hiti i verës së kaluar por me një votim unanim të radiove ndërkombëtare, ajo u cilësua si kënga më e dëgjuar e vitit që lamë pas dhe ajo më e klikuara e të gjitha koherave në Youtube.

Megjithatë, besojmë se ka edhe nga ata të cilët këngëtarin e njohin nga këngët e realizuara në fillimin e viteve 2000, siç janë “Gasolina”, “Dura”, “Limbo”, “Lovumba”, apo “Lo Que Paso, Paso”. Këto këngë rrëmbyen zemrat e publikut shqiptar (ashtu sikurse të të gjithë botës), duke e bërë ardhjen e Daddy Yankee-it në Tiranë, një event mjaft të rëndësishëm.
Para 2 muajsh u lajmërua për herë të parë se këngëtari puertorikan do të mbante koncert në Tiranë, e të shumtë ishin ata të cilët mezi e pritën mbrëmjen e 27 korrikut, ku një pjesë e mirë rregulluan edhe pushimet verore në mënyrë të atillë që koncerti i Daddy-t t’i gjente në Tiranë.

Biletat për koncertin që u mbajt në sheshin kryesor të Tiranës, u shitën “online” dhe për një pjesë të mirë të shqiptarëve, çmimet ishin të kripura. Le të ndalemi pak tek çmimet:

Bileta më e lirë, standarde (rrjedhimisht më larg skenës): 23 euro
Bileta “Golden circle” (pak më pranë skenës): 33 Euro
Bileta “Platinium circle” (me pamje shumë të mirë, pranë skenës): 48 Euro
Bileta “Silver” (VIP): 100 Euro
Sigurisht, edhe paketa të tjera VIP të cilat ishin më të kushtueshme.

Siç mund ta shihni më sipër paketat VIP janë: 1484 Euro (8 persona në tavolinë), 2480 Euro (10 persona në tavolinë), 4976 Euro (12 persona në tavolinë). Në këto paketa përveç pamjes së mirë, ulëseve, personat kishin në çmim edhe një shishe pije alkoolike që ata vetë zgjedhin sipas dëshirës)

Duke pasur parasysh ekonominë shqiptare, një biletë minimalisht 3000 lekë (të reja) mund të konsiderohet e kripur, megjithatë, duke pasur parasysh një artist të kalibrit të lartë, çmimet e biletave justifikoheshin.

…dhe blerja e një bilete në fakt, qëlloi të ishte e vetmja gjë e saktë në organizimin e koncertit.
Përse organizimi i koncertit të Daddy Yankee-it ishte një dështim?

1 – (MOS)KORREKTËSIA NË ORAR

Në biletë thuhej saktësisht, në orën 19:00 hapen dyert e koncertit. Ishim përgatitur paraprakisht se përpara Daddy-t, do të ishin Ledri Vula dhe Enca të cilët do të ndiznin atmosferën për rreth 60 minuta, për t’i lënë më pas puertorikanit vend në orën 20:00. Epo, ja që kjo mbeti një plan në biletë, se në realitet ndodhi tërësisht ndryshe.

Ndonëse pjesa më e madhe e njerëzve, për korrektësi ndodheshin edhe më parë se ora 19:00 në shesh, dyert për të shkuar në vendin përkatës ku ishin marrë biletat u hapën në orën 21:00, e theksoj në orën 21:00!!! Ledri Vula, reperi i cili do të hapte koncertin, u shfaq në skenë rreth orës 22:00, çka do të thotë se praktikisht njerëzit qëndruan në këmbë për rreth 2 orë, duke mos pasur asgjë për të parë në skenë. Pas performancës së Ledrit, sërish muzikë dhe rreth orës 23:00 del dhe performon Enca, e cila i la radhën një DJ, duke bërë që Daddy Yankee të dalë në skenë në orën 12:00.

Rezultati: Publiku priti prej 5 orësh në këmbë Daddy Yankee-in, krejtësisht ndryshe nga sa thuhej në biletë! Ne e dimë këtë “zanatin shqiptar” që ndiqet edhe në dasma, “shkruaje në biletë një orë më herët hyrjen në mënyrë që të vijnë në kohë njerëzit”, por 5 orë, nuk kishim dëgjuar e parë gjëkundi!

2 – (MOS)RESPEKTIMI I BILETAVE DHE NDASIVE SIPAS PAGESËS

Sigurisht, pjesa më e madhe e njerëzve kishin marrë biletat 3000 mijë lekshe, duke qenë se ato ishin biletat më të lira dhe rrjedhimisht më masive. Megjithatë, duke qenë se nga gjithë turma që ishte prezente në shesh, kishte një pjesë të mirë të personave të cilët mezi e kishin pritur Daddy-n dhe e adhurojnë muzikën e tij, kishin paguar biletat më të shtrenjta në mënyrë që ta shihnin më afër këngëtarin e të mund të kishin një vend më të rehatshëm për ta shijuar koncertin, të paktën, kështu kishin menduar kur haxhuan para më tepër të mos blerë biletat standarde.

Por çfarë ndodhi në realitet? Duke qenë se jo shumë persona kishin blerë biletat e shtrenjta, në “sy të botës” (Daddy Jankee-it në këtë rast), organizatorëveve u duhej të bënin sikur kishin bërë një punë të mirë dhe e kishin mbushur zonën më të mirë, çka solli një hapje dyersh për personat të cilët ishin në zonën standarde. Këta persona, të cilët kishin blerë bileta për 22 Euro zunë vendet më të mira, duke krijuar një turmë mbytëse në zonën më të mirë (aty ku ishte paguar për bileta më të shtrenjta) e duke spostuar në prapavijë të gjithë ata të cilët në fakt meritonin të ishin aty. Më skandaloze ishte fakti se në këtë pikë të shfajqes, edhe persona që nuk kishin paguar fare u bënë pjesë e rreshtave kryesorë pasi dyert u hapën për të gjithë.


Rezultati: Ata që paguan mbi 50 euro e shijuan koncertin nga një pamje më e largët, ata që paguan 22 euro e shijuan koncertin gati-gati të hipur në skenë. Në fakt, ne shqiptarët nuk çuditemi shumë nga këto veprime hajdutësh, sepse kjo gjë,ndodh rëndom në stadiume a koncerte të tjera ku pas 10 minutave të para, hapen dyert për të mbushur plot vendet që janë të lira, duke bërë që personat të cilët paguajnë të ndihen budallenjtë e shekullit.

3 – VJEDHJA SKANDALOZE ME ANË TË PIJEVE

5 orë në këmbë deri në daljen e Daddy-t, spostimi i personave që paguan më shumë në vijën e prapme dhe sikur të mos mjaftonte gjithë ky acarim, një pjesë e mirë e njerëzve rrezikuan realisht të vdisnin. (Po, të vdisnin dhe kjo nuk është një fjalë bombastike për të thithur klikime)! Si në çdo koncert, të pranishmit e dinin se nuk mund të merrnin me vete pije apo ushqim, ama do të kishin mundësi ta bënin diçka të tillë brenda rrethimit të koncertit në stendat e krijuara nga organizatorët.
Pasi dyert u hapën në orën 21:00, njerëzit rendën drejt stendave të pijeve nga lodhja në pritje. Me të shkuar atje (për mos përmendur radhën), shitëset lajmëruan se nuk mund të merreshin pije me para në dorë, por me disa kredite të cilat duheshin marrë me anë të një byzylyku të posaçëm që në hyrje të koncertit. (SI DREQIN NUK LAJMËROI DIKUSH PËR KËTË?!).

Gjithsesi, të etur për ujë, njerëzit shkuan të mbanin dhe një herë radhën për rripin e famshëm të krediteve. Me të shkuar prapë në stenda, shitëset lajmërojnë se rripi i krediteve duhet mbushur me para në mënyrë që të kesh mundësi të blesh, nuk mjafton vetëm të kesh rripin (SËRISH, SI DREQIN NUK LAJMËROI DIKUSH PËR KËTË?!).

Pa pasur asnjë mundësi tjetër, të sfilitur e për nevojë të madhe për ujë, njerëzit shkojnë dhe mbushin me para byzylykët e krediteve duke futur aty shifra të ndyshme që arrinin deri në 200 euro (normalisht, shkuan për qejf e thanë të kënaqen e duke pirë). Pasi mbushën me para byzylykët e krediteve, në stenda shitëset lajmërojnë se për një defekt në sistem nuk mundeshin të jepnin pije, kështu që të gjithë mbetën pa blerë asgjë.

Pas 6 orësh koncert, pa asnjë pikë të vetme uji (për defekt të sistemit që nuk njihte byzylykët e famshëm të krediteve), njerëzit shkuan sërish në stenda për të marrë mbrapsht paratë që futën në formë kreditesh në byzylykët e tyre. Vajzat e stafit vazhdimisht thonin se nuk mbanin përgjegjësi për këtë dhe nuk mund të kthenin para mbrapsht. Të acaruar, të nevrikosur e të mërzitur për këtë vjedhje të pastër e flagrante, një pjesë e mirë u largua sepse ishin aq të lodhur sa as nuk mund të qëndronin më gjatë në pritje, ndërkohë ata pak persona të cilët bënë qëndresë, bërtitën e thërritën sikur po kërkonin diçka “qyl” dhe jo paratë e tyre, arritën t’i merrnin më në fund.


Ndërkohë personat të cilët kanë paguar paketat VIP, dhe brenda çmimit kishin të përfshirë edhe një shishe pije alkoolike, nuk arritën ta merrnin sepse sipas organizatorëve kishte një problem në sistem.

(KOMENT I MARRË NGA FAQJA NË FACEBOOK E FATMA HAXHIALIUT)

Për të kuptuar më qartë situatën, më poshtë keni këtë video:
REZULTATI: Të pranishmit në koncert, pasi nuk kishin pirë as edhe një pikë ujë për më shumë se 6 orë (e ku shembulli flagrant është një vajzë që pati gjendje të fikti), iu desh të përdornin edhe forcat e fundit për të përdorur zërin, për të kërkuar paratë e tyre, të cilat nuk u përdorën, ndërkohë që ata persona të cilët të frustruar nuk mund të duronin më të sqaronin situatën, u larguan nga koncerti duke humbur një sasi parash në kreditet e famshme prej byzylyku që organizatorët mesa duket i kishin vënë për të vjedhur e jo për të shërbyer.

Sigurisht kjo nuk është hera e parë që ndodh diçka e tillë, por është e trishtueshme, tejet dekurajuese që një event i cili pritet me zemër në dorë nga adhuruesit e muzikës të kthehet në tmerrin e atyre që ishin të pranishëm, të cilët harxhuan kohë dhe para, u spostuan si dele në pjesë të ndryshme të sheshit pa u respektuar pozicioni i tyre në biletë, u lanë pa një pikë ujë edhe pasi paguan për të marrë këtë shërbim, e në fund pas gjithë maratonës sfilitëse nuk morën mbrapsht as paratë e tyre, duke bërë që organizatorët të kryenin një vjedhje direkte nga xhepat e tyre me shumë stil.

Një pyetje kemi ne, a mund të kemi vallë ndonjë kujtim nga performanca e Daddy Yankee-it që aq shumë e pritëm? Do të kemi, ato dy postime në Instagram që kanë hedhur të gjithë të pranishmit, ndërkohë që shija e përdorjes dhe e zhvatjes nga organzitorët nuk besojmë se do të largohet ndonjëherë dhe sa e shëmtuar që nuk kemi në dorë të bëjmë asgjë për këtë, veçse t’i premtojmë vetes se nuk do të bëhemi më kurrë pjesë e organizimeve të tilla në Shqipëri. /Blitz.al/

Si manipulonte Enver Hoxha historinë nëpërmjet fotove

Nga Kastriot Dervishi

Një ndër mënyrat më të trasha të manipulimit të historisë gjatë periudhës së komunizmit ishte ajo e paraqitjes së fotove duke hequr në to persona të padëshiruar.

Në atë kohë nuk kishte programe të posaçme kompjuterike siç ka në ditët tona, por përdorej teknika e thjeshtë e prerjes me gërshërë, montimit dhe rifotografimit.

Duhej patjetër që udhëheqësi të ishte me “burra të mirë” të momentit, e jo me persona që partia i kishte shpallur “tradhtarë”, apo nuk i dëshironte. Duke qenë një metodë thellësisht artizanale, shpeshherë harrohej spastrimi tërësor e fotografisë.

Tek-tuk mund të ngeleshin këmbë, duar, etj. Një teknikë tjetër ishte edhe përmendja e kufizuar e emrave me kontribute në historinë e Shqipërisë, në mënyrë që veshi i njeriut të mos mësohej fare me to.

Fillojmë me foton e parë. Është e vitit 1929. Në liceun e Gjirokastrës Enver Hoxha është gjetur në këtë foto me pedagogë dhe ndonjë nxënës të liceut. Majtas është fotoja origjinale e paraqitur nga Hamit Kokalari dhe djathtas është fotoja e paraqitur në një nga albumet e E.Hoxhës. Fotoja nga 13 persona ka përfunduar në 9 të tillë. Dy të rreshtit të Enverit kanë cofur. Po ashtu edhe një tjetër më poshtë.