Shkodër, burg 6 garantuesve që trafikonin njerëz në Angli-SHBA, 3 lirohen

529

Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë për 9 të arrestuarit e operacionit “Garantuesi”.

Të arrestuarit trafikonin persona drejt Anglisë dhe SHBA kundrejt shumave që shkonin deri në 12 mijë euro. Për 6 prej të arrestuarve gjykata ka dhënë masën arrest me burg, 2 arrest shtëpie dhe një tjetër detyrim paraqitje.

Masa e sigurisë arrest shtëpie është dhënë për shtetasit, Bledjan Ramadani, 29 vjeç, Eduart Shima, 37 vjeç, ndërsa detyrim paraqitje i është dhënë Tonin Shtjefni.

Ndërkohë që masën arrest me burg e kanë marrë Gazmend Garupi, 44 vjeç, i cili ishte në rolin kryesor, atë të organizatorit, Sotiraq Antoni, 52 vjeç, që siguronte gjithë dokumentet e falsifikuar në vendet e BE-së dhe në Shqipëri. Gjithashtu pjesë e vendimit arrest me burg ishin Haxhi Ramadani, 54 vjeç, Pllumb Pali, 47 vjeç, Shpëtim Kiri, 59 vjeç edhe Nikolla Mano, 59 vjeç.