Lajm i mirë për rrugen e Velipojës (Video)

660

Rruga e Velipojës e cila ka filluar që ti nënshtrohet rikonstruksionit të plotë është drejt fundit, ura e “Zanës” në hyrje të fshatit Trush që ka qënë kangrenë për të gjithë përdoruesit e këtij segmenti më në fund sot ka përfunduar së ndërtuari dhe nga sot do jetë e aksesueshme pamjet që sjell www.shkoder.info e tregojnë këtë.

Për momentin, ka mbetur segmenti që përshkonnBërdicen dhe sipas informacioneve kompania kontraktuese e ka të pamundur ndërhyrjen. Një vendim i dytë për shpronësimet pritet të zgjidh ngërçin.

Përfundimi total i rrugës së Velipojës pengohet për shkak të shpronësimeve në një pjesë të atij aksi.

Në javët në vazhdim pritet të ketë një vendim përfundimtar. Aktualisht, automjetet lëvizin përmes Bërdicës në rrugën e vjetër.