Jeni Shqiptarë apo Turq?!..

“Ndodhem ne Shkup per arsye pune dhe mendova te bej nje shetitje ne lagjen ku jetojne Shqiptare. Por sa hyra ne Shkupin e vjeter u tmerrova, shihja dhe degjoja Shqiptare qe flisnin Turqish me njeri tjetrin. Nuk flisnin Shqip por Turqisht me njeri tjetrin.

Nuk munda te heshtja por reagova duke nderhyre tek dy burra qe po luanin shah dhe i pyeta, Shqiptar jeni?? Po me thane, shqip. Po pse flisni Turqisht me njeri tjetrin?? Te dy burrat nuk folen por ulen koken dhe heshten.

U largova duke menduar se heshtja ishte pergjigjja. Shkupi i vjeter ska asnje ndryshim me lagjet e shitjes se tapetave ne Stamboll. Dyqane floriri pa fund, era e qebabit kundermon kudo dhe ne fund shoh kete foto te Erdoganit ne nje nga dyqanet e shumta.

Eshte idhulli i Shqiptareve ne Shkup. Turp i madh. Sa per dijeni, per 500 vjet Turqia pushtoj Shqiperine, vrau e preu me mijera Shqiptare.

Donte te na zhdukte nga faqja e dheut. Gjuha shqipe ishte e jashteligjshme ne ate kohe. Per 500 vjet nuk lane asgje pa bere dhe sot? Per ju Shqiptare te Shkupit duhet te dini dicka: Erdogani i kerkoj Edi Rames te hiqte monumentin e Skenderbeut nga sheshi Skenderbej ne Tirane sepse edhe sot Skenderbeu ju fut te dridhura Turqise por Edi Rama filloj te qeshte duke i kthyer pergjigjjen e duhur. Ai aty e ka vendin. Ate Skenderbe qe per 25 vjet bashkoi shqiptaret dhe luftoi kundra Turqve, nese vazhdoni te flisni Turqisht duhet ta hiqni monumentin e Skenderbeut ne Shkup se ai burre nuk e meriton fyerjen qe i beni.

Eshte lare vendi me gjak per 500 vjet dhe ju Shqiptare te Shkupit duhet te shihni dhe te keni mendjen nga Shqiperia dhe jo nga Turqia sepse neser, qofte larg, nese ndodh ndonje lufte mes jush dhe ndonje shteti tjeter, vllai juaj do ju ndihmoje, pra ne Shqiptaret dhe jo Turqit. Duhet te vini me shpesh me Shqiperi sepse ne jemi vllezerit tuaj dhe jo Turqit.

Duhet te vini ne Shqiperi sepse ketu ne Shqiperi do kthjellojeni dhe do shihni me qarte nga mjellgullnaja qe perdor sot qeveria Turke kundra nesh. Ju mendoni se Turqit na duan te miren???

Harrojeni, kemi fakte qe asnje e mire sna ka ardh prej tyre. 500 vjet roberi. Hajdeni ne Shqiperi edhe pse e varfer, do gjeni buke e krype e zemer te bardhe.”

JOQ

Neritan Liçaj për qeverinë: Nëse do luftë, luftë do kesh, dy duar për një kokë janë

Protestës së sotme që po zhvillohet për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar nga shembja i është bashkuar edhe aktori Nertian Liçaj i cili ka folur mo një retorikë të ashpër ndaj qeverisë.

Ai është shprehur se duhet një ligj i ri për artin dhe kulturën me themele të forta. Ndërsa ka bërë thirrje që autoritet duhet të tërhiqen në të kundërt do të ketë luftë.

“Kur kjo qeveri ka ardhur me një platformë rilindje, kjo gjë duhet bërë. Duhet të hidhen themelet për ligjin dhe artin dhe kulturën. Kur vjen puna për asgjësimin tonë, dua ti them një gjë që asgjësimin tim e vendos vetëm unë dhe ai lart.

Kur vjen puna për asgjësimin tim dhe kolegëve tanë, ne do të nisin luftën nuk dorëzohemi, unë djalë ushtaraku dhe di një shprehej, “Dy duar për një kokë”, o të na vras o ta vrasim”- u shpreh Liçaj.

Rama jep lamin e hidhur, deputeti socialist në gjendje të rëndë shëndetësore

Kryeministri Edi Rama sapo ka dhënë një lajm të hidhur për të gjithë socialistët.

Ai bën me dije se deputeti i Shkodrës, Paulin Sterkaj është në gjendje të rëndë shëndetësore, pa specifikuar konkretisht për çfarë bëhet fjalë.

“Miku ynë Paulin Sterkaj po kalon një provë të vështirë pas një befasie shëndetësore, të cilën lutemi ta përballojë si kampioni që kemi njohur gjithnjë, qysh në rininë e hershme kur ngrinte peshë zemrat e sportdashësve brenda e jashtë vendit Forca mik Jemi të gjithë me ty”, paralajmëron kryeministri Rama në faqen e tij në Facebook.

Vdekje misterioze

M. K. rreth 60 vjec eshte gjetur pa shenja jete ne punishten e tij ne lagjen Tophane te Shkodres ku ai bente riparime bravash te automjeteve.

Fillimisht u mendua se vdekja ka qene per shkaqe natyrale, por pas hetimit te kryer nga ana e policise dhe ekspertizes mjeko-ligjore rezulton se vdekja ka ardhur si shkak i dhunes se ushtruar ndaj tij. Ku eshte konstatur nje vrime ne koke dhe pas autopsise eshte gjetur edhe nje plumb brenda.

Kane qene familjaret e tij qe kane gjetur 60 vjecarin te pa jete ne punishten e tij dhe kane njoftuar policine e cila ka bere edhe transportimin e trupit me ane te ambulances ne spitalin e Shkodres.

M. K. kishte vite qe kishte punishten ne lagjen Tophane ku kishte edhe shtepine por nuk kishte konflikte me askend. Ende nuk ka nje piste rreth shkaqeve te kesaj ngjarje. Policia e Shkodres ka nisur hetimin. Familjaret e kane gjetur te pa jete.

10 shenja që tregojnë se partneri juaj është një psikopat emocional

Ndërsa çdokush mund ta lidhë veten me një eksperiencë të keqe, jo çdokush e kupton ç’do të thotë të takohesh me dikë emocionalisht të paqëndrueshëm dhe abuziv.

Për pasojë, miqtë mund të mundohen t’ju sigurojnë se gjithçka është ok dhe në fund do të rregullohet. Ok, këtu është koha për një “zile zgjimi”!

Nëse i dashuri juaj shfaq një nga këto shenja, duhet ta dini se po takoheni me një psikopat emocional.
1. Ata nuk kanë empati ndaj të tjerëve
Nëse përgjatë problemeve që keni kaluar në marrëdhënien tuaj ka munguar gati totalisht ndjeshmëria dhe mirëkuptimi, diçka nuk shkon mirë.

2. Ata gënjejnë gjatë gjithë kohës
A ka treguar shenja partneri juaj se mund të jetë një gënjeshtar kronik? Nuk është e thënë të jenë gjëra madhore – gënjeshtrat e vogla të bardha janë e njëjta gjë. Psikotikët emocionalë kanë tendencën të gënjejnë për çdo gjë, gjë e cila e bën të paqëndrueshme marrëdhënien.

3. Ata ju lënë në baltë
Presupozohet që i dashuri juaj t’ju mbështesë dhe inkurajojë. Nëse ata ju shpërfillin në sy të të tjerëve, kjo do të thotë që ata nuk duan t’ia dijnë për ndjenjat tuaja dhe më mirë do t’ju lëshonin se sa t’ju ndihmonin të ngjiteshit.

4. Ata duan vëmendje por nuk japin vëmendje
Një psikotik emocional kërkon gjithmonë vëmendje. Megjithatë, pjesa ironike është se ata rrallë japin vëmendje mbrapsht. Ata duan që ju t’i dedikoheni nevojave të tyre, por rrallë do të shikoni të bëjnë të njëjtën gjë për ju. Ky cikël të çon në një marrëdhënie të njëanshme.

5. Ata ju fajësojnë gjithmonë juve
Loja e fajësimit është shumë familjare për psikotikët emocionalë. Ata kurrë nuk marrin përgjegjësi për veprimet e tyre dhe gjithmonë presin që faji t’i mbetet dikujt tjetër. Ju tingëllon familjare?

6. Ata ju izolojnë
Meqë psikotikët emocionalë kërkojnë vëmendje, ata duan të jenë të sigurtë që ju nuk po ia u jepni atë askujt tjetër. Ata e bëjnë këtë që t’ju largojnë nga miqtë dhe anëtarët e familjes. Ata ju dekurajojnë sapo lini shtëpinë duke ju bindur që nuk keni nevojë për njerëz të tjerë – sepse ju keni gjithçka ju nevojitet tek ata.

7. Ata ju kërcënojnë
Nëse bëni diçka që partnerit nuk i pëlqen, rrallë ai do ju ballafaqojë në një formë të butë. Ai do ju kërcënojë, madje. Në disa raste serioze, psikotikët emocionalë mund të kërcënojnë se do të lëndojnë veten.

8. Ata asnjëherë nuk tregojnë brerje ndërgjegjje
Pavarësisht gjithë gjërave të këqija që bëjnë – dhe shpeshtësisë me të cilën ju lëndojnë – psikotikët emocionalë rrallë tregojnë brerje ndërgjegjje. Fjala “Më fal” nuk ekziston në fjalorin e tij, pavarësisht situatës. Në fakt, ata më shumë mund të përpiqen t’ju bindin se problemet në marrëdhënien tuaj janë faji juaj.

9. Ata kanë një “sens humori” sadist
Çdokush ka një sens humori të ndryshëm, por psikotikët emocionalë janë krejt të veçantë. Ata bëjnë humor me gjëra që njerëzve mund t’ju duken të pështira. Kjo përsëritet aq shpesh sa njerëzve mund t’ju duket bezdisëse.

10. Në disa raste ata janë ekstremisht sharmues
Ironike po, por pavarësisht gjithë veprimeve negative që manifestojnë, psikotikët emocionalë shpesh janë ekstremisht karizmatikë dhe sharmues. Kjo është një pjesë e madhe e problemit të tyre. Shpesh, kur harrojnë pjesën e keqe, ata mundohen t’ju bindin të ktheheni në normalitet. Tamam në këtë moment ju duhet të mos harroni vazhdimin e historisë.

Është koha të tundeni! Nëse ndonjë nga këto shenja ju tingëllon familjare. Sa më shpejt, aq më mirë./Living

Urbanistët: Godina e Teatrit Kombëtar, e rrezikshme

Godina e Teatrit Kombëtar përben rrezik per jetën e artisteve dhe publikut qe ndjek shfaqet. Ky është konkluzioni i arkitekteve, urbanisteve dhe specialisteve prezantuar gjate dëgjesës publike me kreun e bashkisë.

Specialiste te Institutit te Ndërtimit deklaruan se pas inspektimit ne objekt i kërkuan drejtorit te teatrit pezullimin e te gjitha shfaqjeve. Godina nuk është e sigurt dhe jashtë funksionit sipas inxhiniereve.

Po aq e rrezikshme dhe me pasoja është edhe ne rast zjarri. Drejtues te shërbimit zjarrfikës thane se qe ne vitin 2001 dhe disa here te tjera është kërkuar bllokimi i punes per shkaka te pasigurisë.

Ndërkohë specialiste te Institutit te Monumenteve te Kulturës sqaruan detaje ne lidhje me statusin e teatrit. Qe ne vitin 2004, edhe me vone Këshilli Shkencor ka arritur ne përfundimin se tetari nuk mbart vlera per te qene monument kulture.

Ne dëgjesën e dyte publike për projektin e ndërtimit te Teatrit Kombëtar ne vendin ku ka qene, Erion Veliaj u beri thirrje artisteve te përcaktojnë perfaqesine per te vijuar me diskutimet teknike.

KUR MBRETI GENCI DOLI HAPUR KUNDËR ROMËS DUKE ZGJEDHUR MBROJTJEN E INTEGRITETIT DHE TË PAVARËSISE POLITIKE TË SHTETIT TË ILIRISË

Mbreti Genci doli hapur kundër Romës. Ai nuk pranoi t’i nënshtrohet, nuk bëri as kompromise me Romën, por mblodhi ushtrinë dhe vendosi të hynte në luftë, duke e zgjedhur si të vetëmen rrugë për mbrojtjen e integritetit dhe të pavarësise politike të shtetit të Ilirisë.

Kundër Gencit u radhit dhe aristokracia ilire filoromake. Në këtë situatë përfituan fiset dalmate dhe daorse në veri të mbretërisë, që u shkëputën nga varësia e Gencit.

Kur pa se Genci u radhit tërësisht krah Maqedonisë, Perseu i tërhoqi mesazherët dhe nuk ia pagoi shumën e 300 talenteve që i kishte premtuar si shperblim për aleancën kundër Romes.

Në këtë atmosferë kundërshtishë dhe tensionesh politike, filloi lufta e tretë romako -ilire, e cila ne Senatin Romak ishte deklaruar, si e vetmja luftë, që i dinin fundin para se të fillonte.

Roma dërgoi në Iliri legjionet romake të komanduar nga pretori Lucio Anicio Gallo (Lucius Anicius Gallus) dhe Maksimiliano, i biri i Paulo Emilio. Shumë qytete ilire ranë njeri pas tjetrit pa luftuar kundër romakëve.

Lucio Anicio Gallo marshoi me legjionarët dhe arriti në lumin Genusio (Shkumbini), ku u bashkua me forcat e Appio Claudio Centone, i cili ishte emëruar nga Senati përgjegjës për provincen e Ilirisë. Buze lumit Genusio u ngrijt kampi dimëror i ushtrisë romake, me të cilët u bashkuan dhe forcat ilire, që lidhën aleancë me Romën, si forcat e Bylis, të Apollonisë dhe të Durrësit.

Pretori Lucio Anicio, qëndroi në kampin e Genusio, në pritje të urdhërit për të sulmuar ushtrinë ilire.

Flota me trupat navale, të komanduara nga pretori Gn Ottavio, nga Oreo u dërgua kundër flotës ilire në Apolloni dhe Durrës. Flota e Gencit u thye dhe romakët morën nën kontroll detin Adriatik.

Mbreti Genci e kishte përqëndruar ushtrinë në Lissus dhe ndërkohë, dërgoi të vëllanë Karanancin me 1000 kembesorë dhe 500 kalorës në qytetin Caviis Durnium (Kavis), për të mobilizuar ushtarë. Banorët e qytetit Kavis, e mirëpritën Karavancin, ndërsa ata të qytetit Caravandis (Karavandi), nuk pranuan. I revoltuar nga ky qëndrim refuzues, Karavanci e sulmoi qytetin me rrethinat, vrau, dogji e plaçkiti, por dhe shumë ushtarë te tij u vranë nga banorët. Ushtria ilire mbeti e ndarë në dy pjesë.

Mbreti Genci në krye të 15,000 ushtarëve sulmoi dhe pushtoi qytetin Bassania, aleate e Romës, që ndodhej pesë milje larg Lissusit. Pas këtyre operacioneve, sapo u informua për marshimin e legjioneve Romake, mbreti Genci u tërhoq në mbrojtje dhe u mbyll me ushtrinë në kështjellën e Shkodrës.

Pjesëtarët e familjes mbretërore, nëna Euridiçe, gruaja Etleva, dy djemt Skerdilaidi e Pleurati dhe familja e të vëllait Karavanci, u strehuan në qytetin Meteone në veri-perëndim të liqenit të Shkodrës.

Ushtria romake e pretorit Lucio Anicio, i pushtoi njeri pas tjetrit qytetet ilire. Pasi morën Lissus, romakët çliruan qytetin-keshtjelle Bassania.

Në luftimet për çlirimin e Bassania kontribuan dhe forcat ilire te parthinëve të cilët dërguan 2000 këmbesorë të komanduar nga Epicado (Epikado) dhe 200 kalorës të komanduar nga Algalso.

RËNIA E SHKODRËS

Pasi morën Lissus dhe Bassania, ushtria romake rrethoi Shkodrën. Genci me ushtrinë e tij, u mbyll në kështjellë, që konsiderohej fortesa me e sigurt e mbretërisë, si për tipin e ndërtimit, ashtu dhe për vendosjen mbi një kodër shkëmbore, që i garantonte mbrojtje natyrale. Tit Livi tregon se kështjella rrethohej nga lumi Clausal (Klausal – Kiri) në lindje dhe nga lumi Barbana (Buna) në perëndim, të cilët pasi bashkohen me lumin Oriundi (Drini), derdhen së bashku në detin Adriatik.

Legjionaret romakë, në epërsi numerike ndaj ilirëve, sulmuan me egërsi në të gjitha drejtimet, por ilirët rezistuan dhe nuk lejuan të ngjiten mbi bedenat. Atëherë romakët i përqendruan forcat në hyrjen kryesore të keshtjellës dhe pasi e thyen portën me arjeta, pushtuan një nga kullat kryesore. Ushtria ilire u tërhoq në panik duke lënë 200 të vrarë në luftimet para portës të kështjellës.

Në këtë situatë të vështirë dhe i preokupuar nga humbjet në radhët e ushtrisë ilire, mbreti Genci dërgoi dy ambasadorë, qytetarët e shquar shkodranë Teutiko (Teutico) dhe Bellus (Bello), të cilët në emër të mbretit, i kërkuan pretorit një armëpushim të përkohshëm.

Pretori Lucio Anicio Gallo pranoi dhe i dha mbretit Genci tre ditë kohë, të reflektoi dhe të vendosi.

Ushtria romake u tërhoq 100 hapa larg mureve të kështjellës, qe ishte e izoluar me rrethimin e hekurt.

Romakët e lejuan mbretin Genci dhe shoqëruesit e tij të dilnin nga kështjella. Mbreti Genci, i shoqëruar nga garda pretoriane, mori një varkë në lumin Buna dhe lundroi për në Liqenin e Shkodrës.

Mbreti Genci dhe shtabi i tij, u strehuan në një vend sekret, ku së bashku me komandantët besnikë, analizuan situatën. Ndërkohë, me urgjencë dërgoi korriera, t’i transmetonin Karavancit urdhrin e mbretit, për të sulmuar ushtrinë romake, por ai kishte pak forca dhe ishte larg, andaj nuk mundi t’i vinte në ndihmë në kohën e duhur.

Maqedonët, me justifikimin se ishin të zënë në luftime me romakët e braktisën Gencin. Fiset e tjera ilire, si Taulantët, Pirustët, Dasaretët, Parthinët etj, u bashkuan me romakët dhe luftuan kundër Gencit.

Në pamundësi për ndihma nga shtetet fqinje, nga fiset ilire dhe për të shmangur humbjet e tjera të ushtarëve dhe të masakrave te mundëshme në popullatë, mbreti Genci vendosi t’i dorëzohet romakëve.

Pas tre ditësh, u kthye në Shkodër. Shkoi direkt në kampin e shtatmadhorisë të ushtrisë romake, ku takoi pretorin Luçio Aniçio Gallo.

Si e përshkruan Polibi, mbreti Genci me lot në sy, u dorëzua para pretorit romak.

Pas këtij veprimi, Genci hyri në kështjellë dhe para ushtarëve dhe banorëve, shpalli lajmin e kobshëm të humbjes së luftës me romakët. Ushtarët ilirë hapën portën dhe ia dorëzuan keshtjellën romakëve.

Në qershor të vitit 168 p.e.s, Shkodra u pushtua.

Pretori Lucio Anicio, i liroi nga burgu legatët romakë Petilio dhe Perpenna, të cilëve iu riktheu dinjitetin e rangut, të nëpërkëmbur nga ilirët.

Ditën e fitores, pretori Lucio Anicio, mblodhi shtatmadhorinë e tij dhe shtroi një banket madhështor, ku ftoi dhe mbretin Genci, të cilin e uli në krye pranë vetes dhe e trajtoi me respektet e nderimet e merituara.

Të nesërmen, pretori e dorëzoi Gencin në ruajtje të tribunit Caio Cassio (Kaio Kasio), të cilin e shpërbleu me 10 talente të arta, për shërbimin special.

Njëkohësisht, dërgoi në Mateone legatin Perpenna, në krye të një legjion ushtarësh, për të arrestuar pjestarët e familjes mbretërore, nënën Euridiçe, gruan Etleva, dy djemtë Skerdilaidi dhe Pleurati IV, Karavancin me gruan dhe fëmijët, si dhe eskortën e rojeve dhe të shërbyesve, të cilët i shoqëruan në kështjellën e Shkodrës.

Viti 168 p.e.s., shënon pushtimin romak dhe rënien e shtetit të Ilirisë.

Më 21 qershor 168 p.e.s., ndodhi eklipsi i plotë i hënës. Ilirët dhe romakët, të ndikuar nga bestytnitë e asaj kohe, e përjetuan me frikë dhe terror atë natë.

Më 22 qershor 168 p.e.s., dhjetë ditë pas rënies së Shkodrës, në betejën e zhvilluar në Pydna, Paul Emilio e shpartalloi ushtrinë maqedone, arrestoi mbretin Perseu, të cilin së bashku me familjen, i dërguan në Romë si robër lufte. Pas disa vitesh, Perseu vdiq në Rome, por nuk i dihet vendi ku e varrosën.

Në vitin 168 p.e.s., romakët i nënshtruan njëherësh Ilirinë, Maqedoninë dhe Epirin, të tre shtetet e fuqishme të gadishullit dhe në trojet e tyre u vendos sundimi romak shumë shekullor.

Një muaj pasi pushtoi të gjitha qytetet dhe kështjellat e Ilirisë, Pretori Lucio Anicio Gallo, nisi për në Romë legatin Perpenna, për të dhënë lajmin e pushtimit të Ilirise. Per kete fitore, Senati Romak urdhëroi tre ditë festë mbarëpopullore në Circo Massimo.

Pretori Lucio Anicio i propozoi Senatit Romak të ligjëronte lirinë e ilirëve, që tashmë ishte një provincë e Republikës së Romës. Gjithashtu propozoi, të përjashtonin nga taksat banorët e ishullit Issa, të qyteteve Rizon dhe Ulqin, si dhe taulantët, pirustët e parthinët, të cilët u bashkuan me romakët në luftimet kundër ushtrisë të mbretit Genci. Po ashtu kërkoi te perjashtohen nga taksat Daorset, sepse e kishin braktis ushtrinë e Karavancit dhe ishin bashkuar me romakët, ndërsa për banorët e Shkodres, Dassarenes dhe Selepitanes, propozoi të paguanin gjysmën e tributeve, qe dikur i kishin paguar mbretit Genci.

Ushtria romake çarmatosi dhe sekuestroi tërë armatimet e ushtrisë ilire, si dhe 220 anijet e flotës ilire. Me vendim të Senatit Romak, anijet u shpërndanë flotës romake të Korkyrës, Apollonisë dhe Durresit

Romakët sekuestruan pasuritë dhe thesarin e mbretit Genci, që e dërguan në Romë:

Në inventarin e kësaj pasuri kishte:

– 27 libbra ari;

– 19 libbra argjendi;

– 13 000 monedha bronxi ilire;

– 120 000 monedha argjendi ilire.

Pretori Luçio Aniçio urdhëroi, që me thesarin e mbretit Genci, të shpërblehen të gjithë ushtarët romakë, që luftuan për pushtimin e Shkodrës dhe konkretisht:

– çdo ushtar e paguan me 45 monedha argjendi;

– çdo centurion e paguan me 90 monedha argjendi;

– çdo kalorës e paguan me 135 monedha argjendi;

Gjithashtu, në vlera monetare u shpërblyen dhe aleatët, sidomos flotat ilire, që u bashkuan me romakët kundër flotes të mbretit Genci, por as Polibi dhe as Tit Livi nuk japin të dhëna konkrete.

Sipas Valerio Antias, thesari personal i mbretit Genci vlente 20 milion sesterce ari dhe argjendi, pa llogaritur sasinë e arit dhe të argjendit të arkës së mbretërisë.

Pasi i vuri në vijë punët e Ilirisë së pushtuar, pretori Luçio Aniçio, organizoi nisjen dhe lundrimin për në Romë të mbretit Genci, me nënën Euridiçe, gruan Etleva, dy djemtë Skerdilaidi dhe Pleurati, Karavancin së bashku me gruan dhe fëmijët, si dhe pretorianët dhe personelin shërbyes.

Fillimisht, familjen mbretërore e vendosën ne Spoleto, ndërsa pjestarët e gardës dhe të shërbimit i burgosën në Romë. Banorët e Spoletos, nga frika se mund të ndodhnin turbullira, protestuan për praninë e familjes të Gencit, andaj Senati urdheroi t’i internojne në IGUVIUM, ku ishin në ruajtje nga Magjistratura Iguvina.

ILIRIA PAS GENCIT

Në vitin 167 p.e.s, pretori Lucio Anicio Gallo, shpalli vendimet e senatit romak, për ndarjen e shtetit Ilir në tri njësi administrative të veçanta:

– E para me kryeqendër Lissus, shtrihej deri në jug të lumit Mat, ku ishte përfshirë dhe principata e Kandavias, të cilës romakët i dhanë emërin e ri Chunavia – Kunavia;

– Pjesa e dytë me kryeqendër Shkodra, përfshinte trojet e labeateve. Garnzioni romak i Shkodres komandohej nga veterani romak Gabinio;

– E treta, më e madhe me kryqendër Rizoni (Risinum), që perfshinte dhe Ulqinin (Olcini), shtrihej në veri deri në Narona, pra përfshinte trojet e vjetra te Ardiejve. Komandanti i garnizonit u caktua romaku G. Licinio;

Parthinët dhe Atintanët, si aleatë të Romës, mbetën nën protektoratin e Romës, ndërsa banorët e trevave, që nuk u implikuan në luftë, si bylinët, amantët, dasaretët, u lanë te organizohen si njësi administrative autonome. Senati romak vendosi, që Kunavia me bashkësitë e tjera fshatare, që u rradhitën aleate me Romën, t’i njohi statusin e principatës autonome, por të qeverisura nga veteranet e ushtrisë romake dhe jo nga dinastët vendas.

Pas pushtimit të Ilirisë, romakët ia hoqën pushtetin dinatëve vendas (Princeps Illyriorum e Princeps civitates) dhe i detyroi komunitetet ilire, që pretendonin citadinancën romake, të zbatonin institutin Fundum fieri, sipas të cilit, ishin të detyruar të pranonin tërësisht sistemin juridiko-institucional romak dhe të përdornin gjuhën latine, si gjuhë zyrtare të administratës.

Drejtimin administrativ dhe ushtarak të ilireve e morën veteranët e ushtrisë romake, të cilët Republika i shpërbleu duke i dhënë pronat e ilirëve të mundur si dhe i emëroi në drejtim të pushtetit lokal, duke i vendosur në krye të muncipium urbane dhe të civitates rurale.

Sipas mendimit të arkeologut Hasan Ceka, fisniku Bellus (Bello), të cilin mbreti Genci e dërgoi te romakët për të kërkuar armëpushimin, mund të jetë transkriptim i emërit latin Ballaeus (greqisht: Βαλλαῖος), madje Ceka mendon se Ai ishte pasuesi i mbretit Genci, fillimisht i përkrahur dhe i ngjitur në pushtet nga romakët.

Ballaeus në vitet 167 – 135 p.e.s, rezulton mbret i Ardiejve me kryeqytet Rizonin. Mbreti Ballaues kishte emetuar monedha me portretin e tij dhe në faqen e pasme me hyjneshën Diana.

Në vitet e më pasme, fillimisht në Spanjë dhe më pas në Iliri, për funksionimin e municipium u aplikua ligji i quajturi lex Flavia Municipalis, i cili e detyronte popullatën ilire të zbatonte të drejtën latine.

Nga Lutfi Alia

SHQIPËRIA NË PERIUDHËN BIZANTINE

Studiuesi i historisë bizantine, Peter Schreiner, zgjodhi të trajtonte një çështje me rëndësi për shqiptarët, duke sjellë në vëmendje rolin e Shqipërisë në periudhën bizantine por e zhvendosur në kohë, në një moment kur vendi ynë ndodhet më pranë Evropës.

Në konferencën albanologjike kushtuar heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, Schreiner mbajti ligjëratën e tij me këtë rast, duke dhënë mesazhe të rëndësishme për vendin tonë dhe aspiratën drejt Bashkimit Evropian.

Në një prononcim për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, ai u shpreh se “jam shumë i surprizuar kur mora ftesën për këtë konferencë me tematikë linguistike të historisë së Shqipërisë sepse nuk jam albanolog, jam bizantolog dhe zgjodha një temë nga fusha ime e studimeve bizantine dhe do të flas për Shqipërinë dhe shqiptarët sipas burimeve bizantine. Kjo është një temë për të cilën mbase është folur edhe më parë, por nuk ka deri tani një shije kritike, kjo është hera e parë që po vendos bashkë rëndësinë e këtyre burime për historinë dhe kulturën shqiptare”.

Ai e konsideroi nder ftesën e bërë institucionalisht për të qenë protagonist në këtë konferencë ndërsa vlerësoi përparimin e Shqipërisë në aspektin socio-kulturorë. Për herë studiuesi gjerman ka ardhur në vendin tonë në 1989, për t’u rikthyer sërish në këtë konferencë me rëndësi shkencore.

Në këtë pikëpamje konferenca është e një rëndësie të madhe pasi mbledh gjithë këto mesazhe që janë të një rëndësie të madhe për kulturën e Shqipërisë, mbi të gjitha në një moment që Shqipëria po i afrohet Europës, Perëndimit.

“Për mua është një nder të jem këtu. Nuk është hera e parë që vij në Shqipëri, pasi kam ardhur për herë të parë në vitin 1989, në një moment kritik të politikës shqiptare, nën regjimin e vjetër, por e përjetova Shqipërinë edhe në momentet pas Enver Hoxhës.

Kam qenë dy vite më parë, Shqipëria ka ndryshuar plotësisht, me këtë zhvillim të vazhdueshëm dhe shumë mbresëlënës për mua”, përfundoi studiuesi Peter Schreiner.

Konferenca albanologjike vijon të ngjalli interes nga profesorë, studiues të huaj dhe shqiptarë mbi tema, fakte dhe dokumente të padiskutuara më parë të cilat vijnë si risi për vitin mbarëkombëtar të heroit tonë, Skënderbeut. Kjo konferencë na sjell figurën e heroit, si mit, real dhe hero simbol jo vetëm për shqiptarët por për të gjithë botën.

Portugezit i gjenden tre pistoleta trofe lufte gjatë kontrollit në Portin e Sarandës

Policia e Sarandës ka nisur hetimet për një shtetas të huaj, të cili i janë gjetur në bagazhe gjatë kontrollit në port, tre pistoleta trofe lufte.

Sipas të dhënave zyrtare, janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin e huaj A.S. banues në Portugali.

Në PKK Porti, Sarandë, gjatë procedurave të daljes për në Korfuz, në bagazhet e tij, u konstatuan 3 pistoleta trofe lufte, jashtë funksionit, për të cilat shtetasi pretendon se i ka blerë në dyqan, por nuk disponon faturë. Materialet u referuan për veprën penale “vjedhje e veprave të artit e kulturës”.

Arrihet marrëveshja me koncesionarin për ‘Rrugën e Kombit”.

Tarifa në Rrugën e Kombit për banorët e Kukësit dhe zonave përreth pritet të jetë 100 lekë për një kalim ose 200 lekë vajtje ardhje.

Ndonëse fillimisht u përfol se taksa e kalimit për banorët dhe përdoruesit e shpeshtë do të jetë 1.5 euro, qeveria duket se ka vendosur të miratojë një nivel më të ulët duke e bërë pagesën 100 lekë për kalim.

Efekti financiar nga ulja e taksës pritet të jetë i konsiderueshëm, duke ulur me disa milionë euro të ardhurat që mblidhen në stacionin e pagesës. Por këto para nuk do të paguhen nga koncesionari privat. Ato do të kompesohen plotësisht nga qeveria, përmes pagesave nga buxheti i shtetit, ashtu siç parashikohet në kontratën koncesionare.

Tarifa e kalimit në rrugën Durrës-Kukës u vendos për herë të parë në fillim të muajit prill në masën 5 euro për një kalim ose 10 euro vajtje ardhje. Në kontratën e koncesionit parashikohej që për banorët e zonës të kishte lehtësira, por vetëm 6 muaj pas hyrjes në fuqi të taksës derisa të identifikoheshin përdoruesit e shpeshtë. Kjo çoi në zemërimin e qytetarëve të Kukësit, të cilët dy ditë pas vendosjes së taksës protestuan duke djegur pikën e kalimit me pagesë.

Pas protestës qeveria nisi bisedimet si me koncesionarin ashtu edhe me banoret për të gjetur një formulë të re.

Top Channel ka mësuar se kjo formulë, e cila parashikon pagesën 100 lekë për banorët e zonës do të paraqitet zyrtarisht javën e ardhshme, ndërkohë që kompania koncesionare po vazhdon punimet për të rindërtuar dhe ndërtuar dhe zgjeruar zonën, ku do rinise te paguhet taksa e kalimit.