Prezantohet Samsung Galaxy S9

512

Samsung Galaxy S9 u publikua në Kongresin Botëror te Telefonave Celularë që u mbajt një ditë më parë në Barcelonë. Kompania koreano-jugore pretendon se bashkë me Galaxy S9 dhe S9+ janë smartphone që transformojnë mënyrën se si njerëzit komunikojnë, ndajnë dhe përjetojnë botën.
Ndërsa telefonat janë pothuajse në të njëjtën madhësi si versionet e mëparshme S8 dhe S8+, prurjet me të reja të Samsung kanë ekran më të ndriçuar dhe paksa më të mëdhenj.
Galaxy S9 dhe S9+ kanë një lente të dyfishtë dhe kamera më të avancuar e shoqëruar me Super Slow-motion tools dhe Emoji AR të personalizuara.
Drejtoresha per Strategjinë dhe Marketingun e Produktit në kompaninë Samsung, Suzanne De Silva tha “Ne nuk i përdorim më celularët për të folur më shumë se sa për të dërguar mesazhe. Për këtë arsye kemi shtuar imazhe dhe Emoji në gjithçka.”
Altoparlantët të fuqishëm stereo të ndërtuar nga AKG, audio imersive me Dolby Atmos dhe një ekran elegant pa kufij Infinity1 janë elemente kyç të Samsung Galaxy S9 dhe S9+, të cilët vijnë me aplikacionin e ri SmartThings, i cili bashkon shërbimet ekzistuese IoT të Samsung.
Galaxy S9 dhe S9+ do të dalë në treg fillimisht në ngjyrën e zezë, blu dhe lejla, ndërsa një version në ngjyrë gri do të nxirret më vonë.
Çmimi për S9 do të nisë nga 720 dollarë dhe S9+ prej 840 dollarë. Prej 2 marsit nisin porositë e tyre, ndërsa shpërndarja gjatë muajit mars.