Është e thjeshtë, por e pakuptueshme..
Janë fjale që thuhen, janë emocione që nuk fshihen, janë ndjenja që përjetohen, ashtu si ditën e parë, ashtu edhe sot, është e njejta ndjesi është e njejta rrahje zemre, i njejti tik-tak që troket fuqishëm dhe lëshon mesazhe, edhe pse brenda vetes sot ka me shumë se kurrë pikëpyetje, pikëpyetje që ndalen tek ti, ndalen tek qënia jote, por mbi të gjitha tek “ne”…
Thjeshtësia mbi të cilën kemi ndërtuar gjithcka, sinqeriteti dhe por edhe deshira për të parë drejt e në sy njeri –tjetrin, ka thjeshtësuar cdo bisedë, cdo “sfidë”, apo pikëpyetje, kaq ka mjaftuar një shikim i drejtëpërdrejtë dhe gjithkca ka marrë zgjidhje, duke besuar verbërisht në cdo fjalë, në cdo levizje lëkure
Po atëherë ?! Kur gjithcka është kaq e thjeshtë, cfarë e bën atë të pakuptueshme, cilat janë format që e kthejnë këtë bisede ne dicka që nuk shpjegohet ?!
Mbase, është e thjeshtë, por mbase e pakuptueshme. Është e vështirë të vendosësh shenjen e barazimit në një bisedë me kaq shumë ndjenja dhe emocione, por që vetëm një person do të kuptojë rreshtat e këtij shkrimi…
Cdo ditë shoh qartë e më qartë, cdo dite i jap rëndësinë e saj, por ndoshta cdo ditë e kam jetuar sikur të ishte dita e fundit, e vetmja brengë që më ka mundur në cdo sekond, frika që nesër nuk do jetë kështu sic ishte sot, ndoshta nesër do kemi një tjetër bisedë që do komplikojë cdo marrëdhënie tonën, ndoshta nesër s’do më kuptosh më, ndoshta nesër…boohh se di….nuk e kam jetuar asnjehere të nesërmen nga frika se s’do e kem! A është kështu vallë! Këtu nuk kuptoj më !
Nesë në unin tim, gjithcka lidhet, ndoshta përtej cdo lloj imagjinate, ajo cfarë ne i servirim këtij oazi mendimesh nuk ka asnjë kufi, ka vetëm të përbashkëta që nëse i rëndisim, nuk ka të kundërta , “kimia” duket, është mesë e dallueshme dhe kuptueshme, dhe këtë nuk e them unë….
E ne përballë, 1001 dyshimeve, asnjë frike nesë do te jem aty nesër, ashtu si përrallat, ndoshta kjo bisedë i ngjan asaj, me fundin e lumtur dhe me dy personazhet që në fund jetojnë të lumtur, a thua vallë kjo lumturi do na përkasë ne !
Përballë cdo fortune, ka gjithmonë një mbrotje, ajo cfarë shoh në sytë e tu!
“I joti”
/bazuar ne nje histori te vertete te jetuar ne cdo sekond/