Audiencë e lartë për të ndjekur Shqipërinë në masterclassin e gastronomisë. Tradita dhe kreativiteti prezantohen nga Alfred Marku nëpërmjet një gatimi tipik ballkanas, por i sjellë në kohë.

Duket se fama e Shqipërisë në gastronomi ia ka arritur të marrëvemendje maksimale edhe në Panairin Ndërkombëtarë të verës dhe ushqimit që po mbahet në Beograd (1-4 shtator 2022), Vizion nga Open Ballkan. Arti i kuzhinës shqiptare kaloi nëpër duart e kuzhinierit të njohur lezhjanë Alfred Marku. Programi masterclass, riktheu në vëmendje një pjatë të përdorur masivisht në Ballkan, por e transformuar si shembylltyrë e prezantimit tëtranzicionit që po kalon vetë ballkani për të ardhur në harmoni ashtu si vetë pjata “Tave orizi që nuk është tavë orizi”. 

Interesimi për parë kreativitetin dhe transformimin e një pjate tradicionale në një pjatë moderne vendosi në sallën rreth 200 pjesmarrës. Tipike për rajonin tonë, pjata me peshk dhe oriz tëzier, ishte paraqitja e të shkuarës, ndërsa përgjatë 50 minutave tëkomunikimit me audiencën përbërësit u transformuan nëpërgatitje dhe gatim. Gjatë këtij komunikimi të gjatë, ku shfaqej mënyra sesi mund të rikthehej ushqimi i djeshëm në një ushqim modern më të njëjtit përbërës, por duke rritur cilësinë e tij mbajti të mbërthyer ndjekësit e saj. 

Kjo ishte një tjetër gjurmë e lënë në arenën ndërkombëtare tëkuzhinës shqiptare dhe vlerave të saj të transformimit dhe kreativitetit. Chef Alfred Marku mori edhe vemendjen e Open Ballkan gjatë këtinj panairi, ndërsa në programin e masterclass nuk munguan edhe ovacionet për mënyrën e të prezantuarit tëhistorisë së një pjate, mënyrës së transformimit, përmirsimit tëcilësisë së tij dhe vlersimit të kulturës rajonale. Ajo që mund të ishte thjesht një pjatë lezhjane, për chef Alfred Markun, ishte mënyra sesi vendet e rajonit tonë janë kaq të afërt mes tyre edhe kur bëhet fjalë për ushqimin. 

Megjithëse “Tavë orizi që nuk është tavë orizi” është konsumuar jashtëzakonisht shumë në Shqipëri, në fakt ishte një pjatë po kaq e përdorur edhe në vendet e Ballkanit Perendimor. Kjo pjatë ballkanase me përgatitje shqiptare nga chef Alfred Marku ishte akoma më interesante për faktin se ajo iu servir më shumë se 200 të pranishmëve që nuk ngurruan ta komentojnë pozitivisht dhe si një gjetje interesante për ta rikthyer në kohë në format gurme.

I biri u arrestua për atentatin ndaj Alban Bruçit, vritet në Shkodër Ismet Çekorja

Një person ka mbetur i vrarë në Shkodër këtë të premte, pasi ndaj tij është qëlluar me armë zjarri.

Policia tha se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Guerrile”. “Në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi Ismet Çekorja., 57 vjeç, banues në lagjen “Guerrile”, Shkodër, i cili më pas ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën në vendngjarje, për sqarimin e plotë të rrethanave, dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet, me pika kontrolli në zonën përreth, me qëllim kapjen e autorit/ëve”.

Viktima është babai i Bajram Çekorjes, 24-vjeçarit të arrestuar pak ditë më parë bashkë me një mikun e tij për atentatin ndaj Alban Bruçit në Shkodër, ku fatmirësisht nuk pati viktima.

Policia tha se para dy vitesh Bruçi është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin T. F. Ky konflikt dyshohet të jetë motivi pse atij iu bë atentat më 25 gusht. , shtetasit T. F. dhe B. Ç. qëlluan me armë.

Një ditë pas ngjarjes, viktima, Ismet Çekorja, hodhi poshtë akuzat se i biri ishte përgjegjës për atentatit. Ai tha se prej tri vitesh, Policia e Shkodrës i është vënë pas.

“Policia ka ardhur në banesën tonë pas vrasjes së Arjan Ferracakut në një kohë që viktima ishte nipi im po ashtu kur u vra edhe Fatos Ferracaku prapë më kanë thirrur mua dhe djalin. Pastaj janë vrarë vëllezërit Bilali dhe sërish policia në banesën time ndërkohë që kemi kaq shumë vite që jemi fqinj. U plagos Admir Bajri, prapë në banesën time kur që familja jonë e ka patur një lloj njohje me familjen e tyre. Po ashtu u qëllua shefi i policisë bashkiake të Malësisë së Madhe sërish në banesën time kur në fakt autorët dolën krejt persona të tjerë. Rasti i fundit është me Alban Bruçin, djalin e Lad Bruçit të cilin unë e kam shumë mik dhe nuk ka asnjë shans që djali im të qëllojë djalin e tij kur ne kemi shumë miqësi aq më tepër që Bajrami, djali im është i monitoruar me kamera”, pati deklaruar viktima.

“Këto sulme ndaj familjes tonë i bëjnë disa bandit, hajdutë biçikletash dhe banditë të veshur me pushtet. Se cila është arsyeja ne nuk e dimë. Ajo që kërkojmë është drejtësia. Djali im është i pafajshëm dhe nuk ka marrë pjesë në asnjë prej ngjarjeve kriminale për të cilat është i dyshuar. Janë të gjithë inskenime dhe tani ai duhet të qëndrojë rrugësh dhe nuk mundet as të punojë as asgjë. Kërkojmë drejtësi dhe të zbardhen ngjarjet”.

Ekzekutimi makabër i shqiptarit në Itali, ndalohet një i dyshuar

Prokurori i Breshias ka urdhëruar ndalimin e një personi të dyshuar për vrasjen e 40-vjeçarit kosovar, i cili u gjet i karbonizuar në bagazhin e një makine në Këln të Breshias, rreth 3 ditë më parë.

I ndaluari është një italian që jeton në Palazzolo. Viktima po hetohej nga Drejtoria e Antimafias për trafik droge dhe së shpejti do të dilte në gjyq për tentativën për t’i vënë flakën vilës së një menaxheri.

Vrasja e shqiptarit nga Kosova mendohet se ketë ardhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje me natyrës ekonomike.

Në pamundësi për të shlyer shumën, i dyshuari, sipas prokurorisë, dyshohet se ka organizuar vrasjen e 40-vjeçarit kosovar, i gjetur i karbonizuar në bagazhin e veturës së vëllait të tij.

Vendimtare për hetimin pritet të jenë kamerat jashtë shtëpisë së viktimës.