Kushte të mrekullueshme, stadiumi i Kukësit në gjendje perfekte

278

Kanë përfunduar punimet në stadiumin “Zeqir Ymeri” dhe tashmë pritet vetëm përshtatja e tapetit që është vendosur prej më pak se dy javë. Impianti më i ri në vend i rikonstruktuar totalisht do të renditet në një nga stadiumet më të rëndësishme të kampionatit shqiptar.

I ndërtuar për të luajtur edhe ndeshje ndërkombëtare, “Zeqir Ymeri” duket në formë të mrekullueshme, gati për të pritur takimin e parë në këtë sezon futbollistik.

Megjithatë një gjë e tillë pritet të ndodhë vetëm në mesin e muajit dhjetor dhe sfida ndaj Partizanit mund të jetë ajo që do të inaugurojë këtë impianti modern.