U vendos vaksinimi i detyruar! Studentët shqiptarë marrin vendimin urgjent dhe ngrihen në protestë: Pro lirisë, trupi im! Ja çfarë pritet në orën 18:00

Komitetiti Teknik i Ekspertëve vendosi me detyrim vaksinën për kategorinë e mësuesve dhe studentëve. I menjëhershëm ka qenë edhe vendimi i studentëve ku ata kanë dalë kundër vaksinimit me detyrim.

Ditën e sotme në orën 18:00 studentët do të protestojnë përballë amfiteatrit të Universitetit të Arteve. Ata nuk duan që ta bëjnë vaksinën e cila tashmë për ta është e vendosur me detyrim.

‘E drejta jote mbaron aty ku fillon…diskriminimi im…’ ‘Kundër vaksinimit me detyrim. Pro lirisë; trupi im zgjedhja ime’. ‘Mbro jetën, po shkencës. Mbro fëmijët, jo politikës’. 

‘Debat i hapur’ ‘Ja si do ta mbrojmë jetën, lirinë, punën dhe arsimin’. ‘ A do protestojmë, kur? si? pse?’-shkruhet në posterat e afishuar të studentëve.

Studentët kanë kundërshtuar vaksinimin me detyrim duke lajmëruar dhe një diskutim të hapur ditën e sotme në orën 18:00 tek Amfiteatri i Universitetit të Arteve dhe më pas do të organizojnë një protestë e cila deri më tani flitet që do të mbahet në datën 11 shtator në “Sheshin Nënën Tereza” në Tiranë.

U vendos vaksinimi i detyruar! Studentët shqiptarë marrin vendimin

Horoskopi Sot, e mërkurë 1 shtator 2021

Dashi

Do të ndiheni konfuz, sidomos në dashuri. Do të nxirrni në pah defektet e njeriut tuaj të zemrës. Fokusoheni më shumë në jetën profesionale.

Demi

Pritet që nesër të jetë një ditë pozitive, edhe pse Merkuri është në një orbitë që nuk ju mbështet aq sa duhet. Raporte intensive me partnerin.

Binjakët

Dita e nesërme do të jetë e mbushur me energji dhe do të ndiheni mirë fizikisht dhe mendërisht. E vetmja gjë negative është se mund të zhgënjeheni nga një person. Në vendin e punës mund të keni probleme.

Gaforrja

Shmangni polemikat dhe zënkat në dashuri edhe në familje apo në raport me të tjerët. Mund të përballeni me tensione të forta. Sa i takon dashurisë, do të keni dëshirë për të pasur më shumë garanci nga partneri/ja.

Luani

Shtatori do të nisë mjaft pozitiv, ku do keni mundësi që të organizoni programe interesante. Yjet janë në anën tuaj dhe rezultatet nuk do të vonojnë. Shumë shpejt do të merrni vlerësime edhe në sferën profesionale.

Virgjëresha

Kjo është një periudhë mjaft pozitive për të lindurit e kësaj shenje. Lejoni veten që të udhëhiqeni nga instikti dhe nuk do të gaboni. Sa i takon dashurisë, keni mbështetjen e yjeve dhe mund të hidhni hapin e madh.

Peshorja

Dita e nesërme do të jetë e qetë për ju, por që gjithsesi do të jetë e përkohshme. Situata pritet të ndryshojë, kjo edhe në sajë të ndikimit të Mërkurit.

Akrepi

Mos mendoni për të kaluarën, por shikoni përpara. Mos rrini peng në një historie që e keni lënë pas duke menduar për hakmarrje.

Shigjetari

Dita e nesërme do të jetë e qetë, pas disa vështirësive që keni kaluar në jetën sentimentale. Këshillohet që të tregoheni të kujdesshëm.

Bricjapi

Nën ndikimin e planetëve të shumtë do të arrini të vini në vijë një ide apo projekt, por nuk duhet që ta lini përgjysmë.

Ujori

E mërkura do të jetë mjaft pozitive. Do të keni mundësi që të bëni gjëra të rëndësishme. I vetmi aspekt ku duhet të tregoni kujdes, janë financat.

Peshqit

Dita e parë e muajit do të jetë mjaft e ngarkuar, për shkak të disa problemeve ekonomike dhe burokratike. Por kjo situatë nuk do të zgjasë shumë dhe gjërat do të zgjidhen.

Moti Sot, e mërkurë 1 shtator 2021

Moti parashikohet i alternuar me vranësira deri në mesditë. Më pas do të ketë kthjellime. Në orët e para të mëngjesit deri në mesditë reshje shiu, lokalisht shtrëngatë shiu shoqëruar me shkarkesa elektrike në Veri dhe në bregdetin perëndimor.

Era, do të fryjë me drejtim Juglindje- Veriperëndim 1-10 m/sek, pergjatë vijës bregdetare jugore era përkohësisht do të fitojë shpejtësi deri në 20 m/sek.

Valëzimi në dete parashikohet i forcës 4-5 ballë.