Një 76-vjeçar që besohet të jetë kryefamiljari i familjes më të madhe në botë ka ndërruar jetë në shtetin Mizoram të Indisë.
Ziona Chana, kreu i një sekti fetar që praktikonte poligaminë, vdiq të dielën, duke lënë pas 38 gra, 89 fëmijë dhe 36 nipër e mbesa.
Lajmi u konfirmua nga kryeministri i Mizoram, Zoramthanga, i cili përcolli ngushëllimet e tij në Tëitter.
Chana thuhet se vuante nga diabeti dhe hipertensioni. Mjekët i thanë agjencisë së lajmeve PTI se gjendja e Chana u përkeqësua në shtëpi në fshatin e tij, Baktaëng Tlangnuam. Ai u shtrua në spital të dielën në mbrëmje, ku u shpall i vdekur pas mbërritjes.
Është e vështirë të thuash nëse Chana ishte me të vërtetë kryefamiljari i familjes më të madhe në botë pasi ka të tjerë që pretendojnë titullin, raporton BBC, përcjell abcneës.al.
Është gjithashtu e vështirë të vlerësosh madhësinë e saktë të familjes së Chana. Të paktën një raport pretendon se ai kishte 39 gra, 94 fëmijë, 33 nipër e mbesa dhe një stërnip, që shton deri në 181 persona.
Por rekord botëror apo jo, Chana dhe familja e tij janë një sensacion lokal, duke tërhequr turistë në fshatin e tyre në veri-lindje të Indisë.
Familja e madhe jeton së bashku në një shtëpi me katër kate të quajtur “Chuuar Than Run” ose Shtëpia e Brezit të Ri, me 100 dhoma.
Rezidenca është një atraksion i madh turistik në shtet, dhe vizitohet nga afër nga njerëz nga e gjithë bota për të parë mënyrënh e jetesës së familjes.
Gjërat po nisin të ziejnë në jetën tuaj, veçanërisht në aspektin romantik. Është me rëndësi që të përqafoni eksperiencat e reja. Ndoshta fati mund t’ju dhurojë një lidhje shumë interesante në ditët në vijim.
Demi
Universi do të ofrojë shumë mundësi për ju, por është në dorën tuaj për t’i kapur ato. Veçanërisht në aspektin profesional do të keni shumë surpriza të këndshme, të cilat do jua bëjnë ditën shumë të bukur.
Binjakët
Nesër mund të ketë shumë lojëra rreth jush, që mund të jenë argëtuese, por edhe njëkohësisht të lodhshme. Lajmi i mirë është se do të jeni në një pozicion fitues në pothuajse çdo garë.
Gaforrja
Dhurojini vetes më shumë pushim. Lodhja e tepërt në këto momente nuk do t’i bënte mirë askujt. Në lidhje me aspektin sentimental, gjasat janë që të merrni lajme pozitive.
Luani
Ndjesia juaj e aventurës është e mprehtë tani. Për këtë arsye, këshilloheni që të dëgjoni instinktin tuaj të brendshëm, duke dalë nga përditshmëria. Në aspektin sentimental, gjasat janë që jo gjithçka të ecë sipas parashikimit, por lajmi i mirë është se gjithçka do të jetë kalimtare.
Virgjëresha
Thellë brenda jush e dini mirë se çfarë po ju pengon për të ecur përpara. Nesër, universi do t’ju njoftojë se është koha për t’u përballur me të dhe të shpëtoni një herë e mirë. Këshilloheni të tregoni më shumë kurajë për t’u përballur me të vërtetat.
Peshorja
Brenda jush ekziston qëndrimi se mund të bëni gjithçka. Falë eksperiencës suaj të gjatë, gjasat janë që vërtet të keni sukses. Mbajeni këtë qëndrim çdo ditë dhe do të shikoni se optimizmi do t’ju shpërblehet.
Akrepi
Një dramë e vogël nesër do t’ju drejtojë drejt një tranzicioni të madh në jetën tuaj dhe ju duhet të bëni maksimumin. Nëse ia lejoni vetes që të tregoheni më i hapur nesër, do të jeni në gjendje të lidheni me njerëzit, në mënyrë më efektive në një mjedis publik.
Shigjetari
Ka shumë energji rreth jush nesër, por mungon vullneti për të kapur shansin. Përpiquni të jeni më aktiv në bisedat me të tjerët, sepse aty mund të tregoni aftësitë tuaja të vërteta. Në dashuri mund të merrni një impuls të ri mjaft pozitiv.
Bricjapi
Të qenurit krenar për veten është një mënyrë e mrekullueshme. Dilni përpara pasqyrës dhe konfirmojani vetes se ju keni shumë vlera. Në fund të fundit, nuk mund të mbështeteni gjithmonë tek të tjerët për të fituar vetëbesimin.
Ujori
Ndjeni sikur jeni duke lëvizur shpejt, por pa asnjë indikacion se ku po shkoni? Atëherë ndaloni dhe reflektoni. Nuk ka asnjë kuptim që të humbisni më shumë kohë, nëse jeni i paqartë rreth planeve tuaja.
Peshqit
Nëse jeni duke menduar për një lëvizje në karrierë, dërgimi i disa mesazheve tek njerëzit që njihni në biznes mund të sjellë disa drejtime shumë interesante. Nëse jeni duke kërkuar për romancë, dikush nga e kaluara juaj mund të jetë i interesuar për ju.
Policia beri te ditur se 29 vjecari i gjetur pa jete ne nje banese ne lagjen “Ahmet Haxhija”, mund te kete vdekur disa dite me pare.
“Më datë 13.06.2021, rreth orës 20:20, në një banesë dykatëshe të pabanuar në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër, është gjetur pa shenja jete shtetasi A. D. 29 vjeç.Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën disa ditë më parë si pasojë e perdorimit të tepërt të lëndëve narkotike.Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, ben te ditur policia.”
12 dhe 13 qershori shënon festën e Shna Ndout, ku mijëra njerëz i drejtohen Kishës së Laçit në shenjë sakrifice, falënderimi dhe lutjeje për t’ju plotësuar dëshirat.
Sipas besimit të krishterë, një pelegrinazh i tillë praktikohet në shenjë pendese, në emër të sakrificës, falënderimit dhe lutjeve që i drejtohen shenjtorit Shna Ndou.
Pelegrinazhi i shenjtë i besimtarëvë të feve të ndryshme fillon në mes të muajit mars, me të martën e parë të pelegrinazhit në shenjtoren e Shna Ndout dhe përfundon në 13 qershor që është dhe festa e këtij shenjti.
UEFA i ka besuar Federatës Shqiptare të Futbollit organizimin e tre ndeshjeve të turit paraeliminator të kompeticionit UEFA Champions League.
Shqipëria do të mirëpresë ndeshjet e këtij turi që do të luhen në datat 22-25 qershor 2021 në Durrës dhe në Elbasan. Më 22 qershor, në ora 20:00 do të nisë gjysmëfinalja e parë ESS Folgore (SMR) – FC Prishtina (KOS), që luhet në stadiumin “Elbasan Arena” të Elbasanit.
Po më datë 22 qershor dhe po në të njëjtën orë në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit luhet ehde gjysmëfinalja tjetër HB Torshavn (FRO) – Int. Club d’Escaldes (AND).
Fituesit e dy çifteve do të përballen në finalen e këtij turi që do të luhet më datë 25 qershor, ora 20:00 në stadiumin “Elbasan Arena” të Elbasanit për të përcaktuar skuadrën që do të kualifikohet për në fazën tjetër.
Kësisoj, UEFA vazhdon t’i besojë FSHF-së organizimin e eventeve të rëndësishme, duke marrë parasysh mirëorganizimin e ndeshjeve me rëndësi të madhe nga institucioni i futbollit shqiptar si dhe investimet e rëndësishme që janë bërë në infrastrukturë dhe në futboll përgjatë këtyre viteve.
Gjithashtu, kjo vjen edhe për shkak të lehtësimit të masave anti-Covid në Shqipëri dhe rënies së rasteve me këtë virus që bllokoi të gjithë botën për thuajse më shumë se një vit.
Ky lajm vjen pas një tjetër lajmi historik, siç është ai i organizimit të finales së kompeticionit më të ri në futbollin europian, UEFA Conference League, në stadiumin “Air Albania” në majin e vitit 2022.
CHAMPIONS LEAGUE – TURI PARALEMINATOR
Gjysmëfinalet – datë 22 qershor 2021
SS Folgore (SMR) – FC Prishtina (KOS) Ora 20:00, stadiumi “Elbasan Arena”, Elbasan
HB Torshavn (FRO) – Int. Club d’Escaldes (AND) Ora 20:00, stadiumi “Niko Dovana”, Durrës
Fridman Xhaferri, banues ne fshatin Plug te Lushnjes, është personi që u gjet i mbytur në një rezervuar në Korçë këtë të diel.
Burimet bëjnë me dije se personi në fjalë është konstatuar me shenja dhune ne trup dhe koke dhe dyshohet të jetë vrarë diku tjetër e më pas të jetë hedhur në rezervuar.
Polia bëri me dije se ky person ka qenë i dënuar për veprën penale “Shkatërrim prone” e kryer në bashkëpunim dhe kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu për të qëndruar në “arrest shtëpie”.
Mësohet se ky person është përgjegjës për djegien e 3 makinave, incident ky që ndodhi pranë një qendre tregtare në Lushnje pak kohë më parë.
Ai u gjet i mbytur diten e sotme ne rezervuarin e Gjançit në Korçë, rreth orës 11:13 dhe e nisën menjëherë drejt morgut për identifikim.
Të tjera detaje kanë dalë nga hetimet intensive që po kryhen nga autoritetet malazeze për zbardhjen e ngjarjës së rënë, ku ish-shefi i anti-drogës, Rudolf Elezoviçit u vra me një plumb në kokë.
Mediat vendase bëjne me dije se Elezoviç e kishte lënë në shtëpi pistoletën e shërbimit përpara se të dilte, ku hetuesit dyshojnë se shkoi në një takim me një person të panjohur, i cili mendohet se e ka nxjerrë në pritë. Më pas, mendohet se ai telefonoi familjen duke i njoftuar se po shkonte në Shkodër dhe se do të kthehej shpejt.
Pak ditë më parë në mediat malazeze u aludua se shefi i anti-drogës në Ulqin mund të ishte i përfshirë në trafikun e drogës, por kolegët e tij tashmë e kanë rrëzuar këtë pretendim para hetuesëve, duke thënë se ishte një njeri tepër i ndershëm dhe guximtar.
Rudolf Elezoviçit u zhduk në datë 27 maj dhe 2 ditë më parë u gjet i pajetë buzë lumit Buna me një plumb në kokë.