“Më kanë marrë peng të dashurën”/ Telefonata që alarmoi policinë, shokohen efektivët nga ajo çfarë zbulojnë

Një person në Prishtinë ka telefonuar policinë duke denoncuar se e dashura e ka njoftuar përmes telefonit se është marrë peng me dhunë nga një person.

Policia në Prishtinë ka dhënë detajet në lidhje me këtë ngjarje, ku thekson se personi, i cili akuzohet për pengmarrje është vënë në pranga, por në deklarimet e tij para bluve është shprehur se e reja ka shkuar me dëshirë.

“Prishtinë, 30.04.2021-09:40. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në përmes telefoni ishte njoftuar nga e dashura e tij femër kosovare, se është marrë me dhunë nga i dyshuari mashkull kosovar.

Lidhur me rastin, njësia e hetimeve ka arritur që ta lokalizojë vendin e ndodhjes së të dyshuarit dhe viktimës dhe ka arrestuar të dyshuarin.

Gjatë intervistimit, i dyshuari e ka mohuar se nuk e ka marrë me dhunë viktimën, por ajo ka shkuar me dëshirë. Me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, njofton policia.

Video për blerjen e votës, arrestohen 4 kushërinj, kërcënuan 38-vjeçarin të bënte deklarim të rremë

4 persona, të afërt me njëri tjetrin, janë arrestuar nga policia pasi akuzohen se kanë kërcënuar, dhunuar dhe i dëmtuan makinën një 38-vjeçari për të bërë deklarim të rremë.

Për këtë akuzë janë ndaluar shtetasit: Mirash Paplekaj, 46 vjeç, banues në Torovicë, Gëzim Paplekaj, 50 vjeç, banues në lagjen Besёlidhja Lezhe, Donald Paplekaj. 22 vjeç, banues në lagjen Besёlidhja Lezhe dhe Jetmir Palekaj, 29 vjeç, banues ne fshatin Bleran Shkodёr.

Ngjarja ka ndodhur ne fshtin Torovicë, ku kushërinjtë Paplekaj kanë dhunuar, kanosur për jetën që të bëjë deklarim të rremë dhe kanë prishur autoveturën e shtetasit Ylli Kacolit, 38 vjeç nga Kamza. Ky i fundit ka shpërndarë në rrjetet sociale një video, ku një banor flet për blerjen e votës në favor të PS kundrejt shumës 20 mijë lekë për 4 vota.