Koronavirusi në Shqipëri, në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë shënuar 8 viktima nga koronavirusi.

Ndërkohë, rastet e reja me Covid-19 janë 434, nga 2991 testime.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2991 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 434 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
116 raste në Tiranë, 34 në Shkodër, 33 në Berat, 24 në Fier, 23 në Gjirokastër, 21 në Korçë, 20 në Elbasan, 15 në Sarandë,13 në Vlorë, 12 në Pogradec, nga 10 raste në Durrës, Lezhë, Kavajë, 9 në Krujë, 8 në Devoll, nga 7 raste në Lushnje, Malësi e Madhe, nga 6 raste në Ura Vajgurore, Prrenjas, 5 në Dibër, nga 4 raste në Mirditë, Kamëz, Peqin, Skrapar, Patos, 3 në Fushë Arrëz, nga 2 raste në Kukës, Rrogozhinë, Tropojë, Mallakastër, Librazhd, Delvinë, Kuçovë, nga 1 rast në Kurbin, Has, Mat, Divjakë, Roskovec, Vorë, Poliçan, Dropull.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 654 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 91,271 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 271 pacientë, 9 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 8 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Mirdita, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Tepelena, të moshave 46- 93 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.
Statistika (31 Mars 2021)
Raste të reja ditore 434
Të shëruar në 24 orë 654
Të shtruar në spitale 271
Humbje jete në 24 orë 8
Testime ditore 2991

Testime totale 558,921
Raste pozitive 125,157
Raste të shëruara 91,271
Raste Aktive 31,651
Humbje jete 2235
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 22035
Fier 2598
Durrës 1297
Gjirokastër 1240
Shkodër 1213
Vlorë 981
Korçë 768
Elbasan 406
Lezhë 358
Kukës 361
Dibër 330
Berat 64.

Horoskopi Sot, e mërkurë 31 mars 2021

Dashi

Situata sentimentale do të pësojë ndryshime të ndjeshme, por ato do të jenë pozitive. Nuk do të ketë nevojë për asnjë sforco për të pasur pranë, njeriun tuaj të zemrës. Do të jeni tejet joshës dhe tërheqës. Ndërkohë ata që janë vetëm do të kenë takime interesante. Në punë do të keni mundësi të shumta për të marrë propozime interesante, por kujdes ndaj ndryshimeve.

Demi

Mund të përballeni me disa probleme familjare, të cilat duhet ti zgjidhni me patjetër në praninë e partnerit/es. Bashkoni forcat për të bërë projekte konkrete së bashku. Lajme të mira vijnë për ata që janë vetëm, të cilët mund të përfshihen në një lidhje të qëndrueshme. Në punë do të merrni rezultatet e pritura, si dhe do të jeni shumë të frymëzuar.

Binjakët

Ndonjë tension i vogël në raportin në çift, do të bëjë që të kërkoni më shumë kohë për të kaluar me partnerin/en. Në mbrëmje do të keni mundësi që të qëndroni pranë njeriut tuaj të zemrës. Surpriza të reja do të ketë për gjithë ata që janë vetëm, ku parashikohen takime interesante. Puna ju ka marrë shumë kohë gjatë periudhës së fundit, por duke reflektuar do të kuptoni se ia ka vlejtur çdo gjë.

Gaforrja

Yjet parashikojnë një fazë mjaft pozitive në raportin në çift. Ata që janë vetëm mund të kenë takime të bukura, ku një pjesë e mirë mund të gjejnë edhe shpirtin binjak. Sa i takon punës më në fund do të vijë shpërblimi për përkushtimin e treguar.

Luani

Raporti me njeriun tuaj të zemrës shkon më së miri, plotë pasion dhe dashuri. Një e papritur në familje mund t’iu prishë ekuilibrat, por mbrëmja parashikon rikuperim. Në punë do të pësoni një rënie të lehtë, por gjithsesi nuk ka asgjë për tu shqetësuar.

Virgjëresha

Ndonëse nuk do të jeni shumë në humor, do të gjeni gjithsesi energjinë e nevojshme për një shëtitje të këndshme. Do ju shërbejë për t’u ndjerë të relaksuar. Hëna ju dhuron atyre që janë vetëm, kthjelltësinë për të triumfuar në çdo ballafaqim. Nëse i keni vendosur vetes synim arritjen e objektivave në punë, ka ardhur momenti që t’ia dilni.

Peshorja

Gjatë kësaj të mërkure do të njihni njerëz të rinj dhe nëse jeni vetëm mund të shfrytëzoni mundësitë për të gjetur dashurinë. Raporti në çift meriton gjithë vëmendjen tuaj, dhe shprehni besim ndaj njeriut tuaj të zemrës. Një zënkë e vogël në punë, mund t’iu dëmtojë.

Akrepi

Mos u dekurajoni, pasi gjatë kësaj dite do të keni mundësi të shumta për të qëlluar në shenjë në raportin në çift. Nëse jeni vetëm, shihni përreth dhe përballoni me kurajo çdo situatë. Në punë mund të keni nevojë për më shumë përqendrim për të zgjidhur një problem të cilin e keni lënë pas dore prej kohësh.

Shigjetari

Do të jetë një e mërkurë fantastike, ku sjellja e partnerit/es ndaj jush, do të zgjojë
pasionin. Për ata që janë vetëm nuk do të ketë zhvillime, madje dikush për të cilin kishte interes do të tregohet i/e largët. Në punë, gjërat do të kenë nevojë për kujdes.

Bricjapi

Nëse zemra juaj rreh fort, mos u frenoni për të përjetuar emocione të reja. Do të mjaftoj një shikim për të kuptuar gjithçka. Nëse jeni vetëm, dikush mund të kritikojë zgjedhjet tuaja. Mos i kushtoni rëndësi! Në punë reflektoni mirë lidhur me një çështje të rëndësishme, prej së cilës mund të varet e ardhmja juaj.

Ujori

Gjatë kësaj dite nuk do i duroni dot grindjet dhe situata nuk do të shkojë aspak mirë me partnerin/en. Mundohuni që të veproni me më shumë diplomaci. Ata që janë vetëm, mund të ndihen të tensionuar dhe do të kenë vështirësi në ruajtjen e qetësisë. Në punë duhet të gjeni zgjidhje lidhur me disa situata që mund t’iu krijojnë probleme me kolegët.

Peshqit

Duhet të tregoheni të kujdesshëm gjatë kësaj dite në zgjedhjet që do të bëni lidhur me ndjenjat. Mundohuni që të ruani humorin e mirë, pasi kjo ditë do të jetë e mbushur me surpriza. Probleme parashikohen për ata që janë vetëm, ndoshta për shkak të tërheqjes ndaj një personi, i cili do i zhgënjejë. Në punë, ka ardhur momenti që të merrni vendime, por këshillohet që të mos nxitoheni nëse ka të bëjë me gjëra të rëndësishme.

Moti Sot, e mërkurë 31 mars 2021

Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale të shkurtra me diell të cilat do të jenë më tepër prezente përgjatë orëve të paradites në zonën e
ultësirës perëndimore. Më pas mot me vranësira mesatare deri të dendura në të gjithë territorin.

Duke nisur nga orët e mesditës, parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtër në pjesën më të madhe të vendit. Parashikohet mjegull ose mjegullinë për shkak të reshjeve të shiut. Era do të fryjë me drejtim Verilindje – Veriperëndim 1-15 m/sek duke u shoqëruar me valëzim të forcës 1-2 ballë.

Horoskopi Sot, e martë 30 mars 2021

DASHI

Me ndikimin e Saturnit ju do mundoheni të rregulloni atmosferën që është krijuar në çift. Situata financiare jo vetëm që do jetë e mirë por do mund edhe ta përmirësoni më shumë atë.

DEMI

Nëse keni gjetur shokun tuaj të jetës, planetët do iu bëjnë të ndiheni më të sigurt për zgjedhjen që keni bërë. Duhet të ruani një disipline strikte në planin financiar që të mos keni probleme.

BINJAKET

Nën ndikimin e madh të Venusit, dashuritë e beqarëve do jenë më të favorizuarat. Nëse doni të bini në sy dhe të pëlqeheni kjo do jetë dita më e mirë. Urani do iu nxitë të ulni shpenzimet dhe të filloni të hiqni disa lekë mënjanë.

GAFORRJA

Marsi do i zgjojë ata që janë në çift. Do keni një rizgjim të pasionit dhe do ia kaloni më së miri. Shfrytëzojeni ditën në maksimum. Mos ndërmerrni asnjë sfide me financat sepse ato nuk janë në gjendjen më të mirë.

LUANI

Do e rivendosni dialogun në lidhjen tuaj nesër. Për shumë prej jush do jetë si një rilindje por në baza më të forta. Financat do kenë një ulje të ndjeshme ç’ ka mund të sjellë goxha probleme.

VIRGJERESHA

Yjet nuk do kenë aspak ndikim pozitiv në jetën tuaj në çift. Me financat do tregoheni shumë të kujdesshëm dhe do i rikuperoni të gjitha ato që keni humbur kohët e fundit.

PESHORJA

Nëse keni krijuar tashmë një lidhje ka ardhur koha të tregoheni më tolerantë dhe të kuptueshëm me atë që keni në krah. Mos prisni ndonjë përmirësim spektakolar në planin financiar sepse nesër nuk është dita më e favorshme.

AKREPI

Duke qenë se klima yjore do jetë shumë e paqëndrueshme gjatë kësaj dite, duhet të tregoheni shumë të sinqertë me atë që keni në krah nëse nuk doni të lindin probleme. Financat do jenë të mira dhe nuk do keni asnjë problem në këtë fushë.

SHIGJETARI

Yjet nuk do favorizojnë aspak harmoninë në çift. Do keni përshtypjen se gjithçka po ju shkon ters. Në planin financiar do jeni të frymëzuar dhe nuk do hezitoni të bëni edhe kursime që buxheti të mos tronditet.

BRICJAPI

Në jetën në çift do lindin probleme dhe debate. Do keni divergjenca opinionesh për një temë të caktuar. Për sa iu përket financave pritet që gjërat të shkojnë mirë dhe të mos keni asnjë problem.

UJORI

Mërkuri do iu kujtojë edhe njëherë se në dashuri përshtypja e parë është pothuajse gjithmonë i duhuri. Financat nuk do jenë të këqija por ju duhet me patjetër të ulni sa të mundni shpenzimet nëse doni që të ruani ekuilibrin.

PESHQIT

Me Jupiterin, planetin e suksesit dhe kënaqësisë, ju do jeni më sensualë së kurrë. Në planin financiar do keni një strategji shumë të mirë me anë të së cilës do ia dilni të stabilizoni buxhetin.

Moti Sot, e martë 30 mars 2021

Moti parashikohet të jetë me kthjellime e vranësira deri në mesatare në mesditë e pasdite.

Përgjatë relieveve malore do të ketë reshje shiu të izoluara në orët e mesditës.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-verilindje 1 deri 8 m/sek e përkohësisht në bregdet deri 10m/sek.

Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2 deri 3 ballë.

Skandali me vaksinën ruse, dorëhiqet kryeministri

Blerja e vaksinës ruse anti-covid ka futur në krizë politike shtetin e parë anëtar të Bashkimit Europian. Bëhet fjalë për Sllovakinë. Kryeministri populist anti-korrupsion, Igor Matoviç, i zgjedhur një vit më parë, ka paraqitur dorëheqjen e tij.

Ai mori përgjegjësi për aprovimin e vendimit për blerjen në mënyrë sekrete dhe përdorimin e vaksinës “Sputnik V” në nivel kombëtar, pa autorizimin e Agjencisë Europiane të Barnave.

Dorëheqja u bë e pashmangshme edhe si shkak i largimeve të njëpasnjëshme të ministrave të kabinetit qeverisës dhe përplasjeve të ashpra. Matoviç zbuloi se pasues i tij në rolin e kryeministrit do të jetë ministri aktual i Financave, Eduard Heger.

Igor Matoviç

Kriza politike brenda koalicionit të brishtë shpërtheu 3 javë më parë kur në dritë doli një marrëveshje sekrete për blerjen e 2 milionë dozave të vaksinës ruse. 

Matoviç tentoi ta justifikonte vendimin e tij, për të siguruar dozat e “Sputnik V” pa dijeninë e partnerëve qeverisës, duke pretenduar se kjo do të përshpejtonte programin e vaksinimit, por nuk ia doli të shuante polemikat.

Sllovakia, me një popullsi prej 5.5 milionë banorësh, është goditur rëndë nga pandemia koronavirusit dhe numëron një total prej 360 mijë të infektuarish dhe 9500 jetë të humbura.

Covid i merr jetën ish kryeministrit të shqipërisë Bashkim Finos

Ndahet nga jeta ne moshen 59 vjecare deputeti i PS Bashkim Fino.

Politikani me nje karriere te gjate nuk mundi te fitoje betejen disa javore me Covid19.

Fino ka mbajtur nje sere postesh te rendesishme prej gati 25 vitesh jo vetem ne PS por edhe ne institucionet shteterore, ku spikat ai i 1997 si kryeminister i pajtimit kombetar.

Fino ka qene gjithashtu kryetar i bashkise Gjirokaster, Minister i Turizmit dhe Minister i Pushtetit Lokal.

Horoskopi Sot, e hënë 29 mars 2021

Dashi

Këtë të hënë do të ngarkoheni me detyra të pafundme. Fundjava juaj do të varet nga rezultati i kësaj dite. Përqendrohuni te puna dhe mos shpenzoni kohë me komunikime telefonike të kota apo lundrim në internet. Mund të përballeni me një mosmarrëveshje mes të afërmve apo miqve tuaj. Bëni mirë të qëndroni jashtë kësaj historie.

Demi

Rrezikoni të humbisni mbështetjen e një personi që e konsideroni mik të ngushtë. Tregoni kujdes në marrëdhëniet me ata që keni për zemër. Rekomandohet të tregoni kujdes edhe në çështjet e punës apo financat tuaja. Kontrolloni shëndetin dhe dietën e mos u mbingarkoni emocionalisht.

Binjakët

Shumë Binjakë rrezikojnë të mos kenë njohuri për një çështje me rëndësi nesër. Kjo gjë do të shkaktojë grindje me një mik të mirë. Shmangni ofendimet dhe përpiquni të sqaroheni, pasi rrezikoni t’i jepni fund përgjithmonë marrëdhënies suaj. Rivendosni rendin në hapësirën tuaj personale.

Gaforrja

Mos i keqkuptoni kritikat e të afërmve tuaj, qëllimi i tyre është pozitiv. Nesër ka një shans që rrethanat të mbështesin zbatimin e qëllimeve tuaja. Kushtojuni vëmendje të veçantë ndjenjave dhe mos lejoni që xhelozia të hyjë në martesën tuaj.

Luani

Për Luanët kjo ditë premton liri dhe lehtësi. Fati do të mbështesë idetë tuaja të
planifikuara për këtë ditë. E vetmja gjë që mund të errësojë triumfin është zilia e dikujt afër jush. Ndoshta mundësia juaj më e mirë është zbehja e komunikimit me 2 ose 3 persona në shoqërinë tuaj.

Virgjëresha

Për të lindurit e kësaj shenje, kjo ditë nuk do të jetë më e mira sa i përket suksesit. Ekziston rreziku që miqtë, rrethanat e padëshiruara apo indiferenca të ndërhyjnë tek ju. Gjithashtu, mosmarrëveshjet me fqinjët janë të mundshme të ndodhin nesër. Përsa i përket kujdesit ndaj shëndetit, nuk duhet të abuzoni me ushqimet me yndyrë dhe me shumë kalori.

Peshorja

Për Peshoret, kjo e hënë do të sjellë kënaqësi dhe lumturi sa i përket jetës personale. Mund të pajtoheni me dikë, me të cilin keni ndërprerë lidhjet. Ish-marrëdhënia juaj mund të kthehet përsëri. Bëni kujdes me financat.

Akrepi

Ka shumë mundësi që këtë 29 mars Akrepat të kenë probleme në komunikim me bashkëshortin ose kolegun tuaj, duke bërë që të lindin mosmarrëveshjet. Megjithatë, kjo situatë do të jetë e përkohshme dhe shumë shpejt do të rikthehet normaliteti. Është e rëndësishme të kryeni ushtrime fizike për të qenë sa më në formë.

Shigjetari

Shigjetarët do të surprizohen nga një event që e prisnin prej kohësh. Mund të nisni një punë të re, të zgjidhni problemet personale ose të kaloni dificitin financiar. Mos bisedoni gjithçka rreth vetes suaj, madje as me personat që ju i besoni më shumë.

Bricjapi

Disa Bricjapë mund të tentojnë t’i përshtaten një stili të re jetese. Ekzistojnë të gjitha mundësitë për t’u zbatuar planet tuaja, madje edhe më parë seç mund ta kishit menduar. Kohën e lirë do të ishte e udhës ta kalonit me familjen. Në mbrëmje do të jeni pranë personit të zemrës suaj.

Ujori

Disa Ujorë nuk do të ndalen nga asgjë vetëm për të realizuar qëllimin e tyre. Megjithatë, bëni kujdes se mund të shkelni normat morale. Nëse keni vepruar gabim në ndonjë moment, përpiquni ta korrigjoni atë sa më shpejt të jetë e mundur. Vlerësoni ndjenjat e të afërmve tuaj.

Peshqit

Neser Peshqit nuk duhet të kundërshtojnë opinionin e skuadrës së tyre. Ndoshta nuk do të jeni në gjendje ta fitoni këtë luftë. Është e rëndësishme të vlerësoni edhe mendimin e të tjerëve. Sa i përket anës romantike, do të jetë dita juaj me fat.

Moti për ditën e hënë, 29 mars 2021

Moti do të nisë i vranët, por gradualisht vranësirat do të vijnë në pakësim kryesisht në mbrëmje.

Parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët kryesisht në orët e mëngjesit e lokalisht në mesditë.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim 1 deri 5 m/sek e përkohësisht në bregdet deri 10m/sek.

Anglia, shumë e fortë për Shqipërinë

Shqipëria u mposht në shtëpi nga Anglia. Në ndeshjen e vlefshme për eleminatoret e Botërorit “Katar 2022”, Kuqezinjtë u mundën me rezutaltin 0-2 në “Air Albania”.

Anglezët vulosën fitoren me anë të Kane dhe Maunt, ndërsa nuk ishin të pakta rastet as për Kombëtaren tonë, por pa mundur të përkthehen në gol.

Vlen të theksohet fakti se më këtë triumf, Anglia u ngjit në kuotën e 6 pikëve, ndërkohë që Shqipëria do të luajë mbas 3 ditësh me San Marinon në transfertë.