Akademiku i njohur shqiptar, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Akademiku i njohur Moikom Zeqo është në gjendje kritike për jetën. Mësohet se prej disa ditësh ndodhet i shtruar në spitalin Nënë Tereza në Tiranë. Po ashtu e ditur bëhet se ai i është nënshtruar një terapie intensive, për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore.

Familjarët dhe miqtë e tij të ngushtë gjenden pranë tij. Kujtojmë këtu se Moikom Zeqo ka dhënë një kontribut shumë të madh me punën e tij në vendin tonë.

Si i çonte vrasësi lulet nga burgu, Roza tregon të fiksuarin pas saj.

Roza Lati ka treguar se një person i arrestuar dhe i dënuar për vrasje kishte qenë fans i çmendur i saj. Moderatorja Roza Lati ka treguar së fundmi se pas saj ka qenë marrosur një person që ishte dënuar për vrasje.

Teksa në puntatën e radhës ku kishte të ftuar reperin Stresi, ky i fundit bëri një video telefonatë me një mikun e tij nga burgu. Në këtë moment Roza tregoi se një djalë i burgosur çmendej pas aj.

Kishte rënë në burg për vrasje. Kishte probleme serioze. Më dërgonte çdo fundjavë lule, por nuk i postoja në Instagram pasi nuk doja të paralelizohesha me një tjetër vajzë shoëbizi që poston lule. Por që ishte i çmendur pas meje. Herën e fundit më dërgoi një pemë Bonsai, tha Lati më pas.

Jo vetëm që nuk janë ndarë por Romeo dhe Jonida e paskan bërë lidhjen familjare (Foto)

Prej kohësh këngëtarja Jonida Maliqi dhe aktori Romeo Veshaj po përfliteshin për një lidhje mes tyre. Ata ishin parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe vetëm një muaj më parë e konfirmuan lidhjen në emisionin Treshat.

Jonida u afrua ta puthë Romeon në faqe ndërsa ai iu drejtua në buzë, duke lënë të kuptohet se tashmë ishin bashkë. Mirëpo, vetëm një muaj pasi bënë publike lidhjen, mes çiftit thuhet se nisën disa problem. Thuhej se për shkak të xhelozisë ata po i kalonin pushimet të ndarë dhe marrëdhënia nuk ishte aspak e mirë.

Megjithatë, duket se ata e kanë kaluar këtë periudhë dhe një foto e siguruar nga Iconstyle tregon se çifti është më mirë se kurrë. Romeo është fotografuar së bashku me mbesën dhe motrën e Jonidës në një ambient argëtimi në kryeqytet, ndërsa Jonida është ulur tek një lokal që ndodhet pranë tyre.

Përveçse ata janë të lumtur bashkë, kuptohet që Jonida e ka prezantuar aktorin e humorit edhe me familjen e saj dhe lidhja qenka bërë serioze.

Kishte vrarë njerkun, ish mësuesi u qëllua pranë foshnjes 2 muajshe.

Elius Thartori, njeriu që i shpëtoi një atentati të mirëorganizuar tri ditë më parë në Vlorë, ka shumë gjasa që të jetë qëlluar me snajper, nga një distancë prej gati 90 metra. Thartori në momentin kur është goditur ka qënë duke qëndruar në verandën e shtëpisë së tij, ku së bashku me të ishte gruaja dhe foshnja e tyre 2 muajshe. Sipas burimeve të policisë së Vlorës është qëlluar disa herë në një distancë prej 90 metra, dhe dëmtime në këtë ngjarje ka pësuar vetëm objektivi i këtij atentati, Elius Thartori. Nga kqyrja e vendit të ngjarjes policia nuk ka mundur të gjejë asnjë gëzhojë, duke hedhur dyshime të forta se autorët kanë qëlluar nga brenda një makine dhe në një distancë të largët.

Vetë personi i dëmtuar i kësaj ngjarje kriminale në Vlorë Elius Thartori ka pohuar në kamisariat se nuk e kishte qëlluar askush, dhe sipas tij plagët e mara i kishte pësuar nga plasja e telefonit që mbante me vehte. Mirëpo për shkak të plagëve në trup, plagë këto të shkaktuara me armë zjarri, thotë policia, Thartori është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë, ku dhe ka marë mjekim më të specializuar. Ish mësuesi i fiskulturës në Vlorë për momentin sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetën.

Në një komunikim telefonik që Shqiptarja.com pati me drejtues të policisë së Vlorës, mësoi se Thartori rezulton në kartotekën kriminale si person problematik kryesisht në tregtinë e drogës. Por duke ju referuar të dhënave të policisë, rezulton se Thartori është i dënuar në prill të 2008 me 10 vite burgim për akuzën e Vrasjes me paramendim dhe Prodhim dhe mbajtje paleje të armëve luftarake. Thartori është dënuar për një krim të kryer në familje, duke vrarë njerkun e tij, krim të cilin e ka kryer në shenjë hakmarje, pasi njerku i kishte vrarë nënën Elius Thartorit.

Gjatë kryerjes së dënimit në burgun e Korçës dhe Peqinit si dhe nga shqyrtimi i dosjes personale të këtij personi rezulton se ai paraqitet me sjellje jo të qëndrueshme dhe me çejkulibrim të karakterit. Mësohet se Thartori për një periudhë të shkurtër kohe gjatë kryerjes së dënimit në burgun e Korçës, ka marrë tre masa ndëshkimore, ku bie në sy se masa të tilla janë marrë edhe për shkak të sjelljes së tij agresive ndaj të dënuarve të tjerë, në formën e goditjes fizike.

Por pavarësisht të kaluarës së tij kriminale,policia dhe prokuroria e Vlorës besojnë se atentati i tre ditëve më parë në banesën e tij, nuk lidhet me krimin që ai ka bërë në Durrës. Dyshimet flasin se Elius Thartori është qëlluar nga persona që meren me aktivitet kriminal në tregun e drogës në Vlorë. Kjo pasi dhe vetë Thartori është i skeduar nga policia si person që meret me këtë aktivitet kriminal në zonën e Vlorës.

Nga verifikimet e kryera prej policisë, është krijuar dyshime se objektivi i këtij atentati është përfshirë në prishjen e pazareve të drogës dhe për pasojë ka sjellë reagimin e palës tjetër, duke i bërë atentat me armë. Deri në këto momente për këtë ngjarje kriminale policia e Vlorës ka shoqëruar disa persona të dyshuar, por asnjëri prej tyre nuk është ndaluar. Personat vetëm janë marrë në pyetje dhe më pas janë liruar.

Ekselentët shqiptarë që do përfaqësojnë Tiranën në Olimpiadën e më të mirëve në Moskë.

Një ekip nxënësish të ekselencës nga 4 gjimnaze publike të Tiranës do të përfaqësojnë flamurin shqiptar në Olimpiadën e IV të Metropoleve, që mbahet javën tjetër në Moskë. Ata do të garojnë me bashkëmoshatarët e tyre nga kryeqytetet e një sërë vendesh europiane dhe jo vetëm, në fusha të shkencave ekzakte si: informatika, matematika, fizika dhe kimia. Para nisjes për në Moskë ata u pritën nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili iu uroi suksese dhe tha se ata janë krenaria e Tiranës.

Jam shumë i lumtur që më të mirët nga 4 gjimnaze publike të Tiranës, të cilët kanë fituar olimpiadat dhe konkurset në Shqipëri, do të përfaqësojnë vendin tonë në Olimpiadën e Metropoleve në Moskë. Teksa shumica e shokëve e shoqeve të tyre kanë qenë në plazh, ata jo vetëm që nuk janë nxirë, por kanë studiuar dhe janë përgatitur për një eksperiencë fantastike. Me medalje ose jo, koha do ta tregojë, por rëndësi ka që do të jetë një eksperiencë e shkëlqyer, për të treguar se çunat dhe gocat e Tiranës mund të na përfaqësojnë denjësisht mes dhjetëra skuadrave të kryeqyteteve të tjera, në këtë olimpiadë të kampionëve të metropoleve, tha Veliaj.

Kryebashkiaku theksoi se Bashkia e Tiranës mbështet përfaqësimin që këta të rinj do ti bëjnë qytetit tonë, si përkrahësja dhe nxitësja më e madhe e çdo nxënësi që ka talent. Ai nënvizoi se motivimi dhe mbështetja e talenteve të gjeneratës së re të qytetit tonë, mbetet një nga objektivat parësorë të politikës së Bashkisë së Tiranës.

Është shumë e rëndësishme të tregojmë se për djem e vajza të tillë, që kanë dalë me dhjeta, që kanë studiuar më tepër se sa shumica, Bashkia e Tiranës do të ketë gjithmonë një mundësi për të financuar, siç po bëjmë në këtë rast me udhëtimin, e më pas me një bursë, siç kemi bërë me shkollat 9 vjeçare. E di që është e pamundur që të paguajmë për të gjithë, por ama për më të mirët, për ata që dalin me dhjeta, për ata që sjellin çmime e fitojnë në olimpiada, gjithmonë do gjendet një mënyrë që Bashkia e Tiranës të jetë një mbështetje, u shpreh Veliaj.