Bebe Rexha feston 30 vjetorin e zhveshur.

Bebe Rexha ka kaluar një periudhë shumë të vështirë depresive të cilën e kaloi me ndihmën e miqve dhe psikologëve. Pas kësaj, ylli botëror ka tepër vetëbesim dhe është shumë komode me çdo imperfeksion të sajin.

Për të motivuar çdo femër që ka pasiguri të tilla në vetvete, Bebe publikon shpesh foto dhe momente që nuk janë tepër të zakonshme. Ajo ndihet e lirë dhe pa komplekse, ndaj nuk i intereson se çfarë do mendojnë dhe thonë të tjerët për të.

Dje ajo i tregoi të gjithëve se sa e re dhe sa në formë ndihet tani që është në të 30-at e saj. Të gjithë këtë Bebe e ka ilustruar me një foto tepër të “nxehtë´dhe aspak të zakonshme. Vetëm pak minuta pasi ajo e publikoi, fotoja bëri xhiron e rrjetit duke e kthyer Beben në sensacionin e momentit në Instagram.

Bebe Rexha feston 30 vjetorin e zhveshur.

Bebe Rexha ka kaluar një periudhë shumë të vështirë depresive të cilën e kaloi me ndihmën e miqve dhe psikologëve. Pas kësaj, ylli botëror ka tepër vetëbesim dhe është shumë komode me çdo imperfeksion të sajin.

Për të motivuar çdo femër që ka pasiguri të tilla në vetvete, Bebe publikon shpesh foto dhe momente që nuk janë tepër të zakonshme. Ajo ndihet e lirë dhe pa komplekse, ndaj nuk i intereson se çfarë do mendojnë dhe thonë të tjerët për të.

Dje ajo i tregoi të gjithëve se sa e re dhe sa në formë ndihet tani që është në të 30-at e saj. Të gjithë këtë Bebe e ka ilustruar me një foto tepër të “nxehtë´dhe aspak të zakonshme. Vetëm pak minuta pasi ajo e publikoi, fotoja bëri xhiron e rrjetit duke e kthyer Beben në sensacionin e momentit në Instagram.

Rama e Veliaj inspektojnë konviktet në Qytetin Studenti.

Në Qytetin Studenti ka përfunduar rikonstruksioni i 11 konvikteve dhe janë drejt përfundimit edhe 6 godina të tjera. Gjatë inspektimit te punimeve Kryeministri Rama theksoi se edhe në qytete të tjera ku ka rezidenca studentore puna po vijon sipas parashikimeve.

Ne jemi në kohë për ti akomoduar pjesën më të madhe si duhet. Tani kanë mbetur disa këtu. Plus, Korça ka filluar, Shkodra po ashtu është në proces për të filluar, fillon këto ditë sepse gjithçka është bërë gati. Po ashtu për Elbasanin, Vlorën dhe Gjirokastrën.

Ndërkohë qe kryebashkiaku Erion veliaj tha se Karta e Studentit pritet të fuqizohet nga 1 tetori dhe se skema e saj do të zbatohet edhe në qytete të tjera.

Një gjë e cila na ka shkuar shumë mirë dhe që ne do të vazhdojmë ta fuqizojmë nga data 1 tetor është Karta e Studentit. Presim të lidhim një marrëveshje me një bankë tjetër që i bën interesat zero për studentet, pra, për të hapur një kartë, për të bërë një transaksion, një kredi të butë. Kështu që me Kartën realisht jemi në gjendje që ta implementojmë dhe në qytete të tjera. E kemi skemën gati.

Ndërkohë që punimet edhe ne 3 godina të tjera do të nisin javën e ardhshme.

I mbyllën emisionin, Adi Krasta reagon dhe jep mesazhin…

Pak ditë më parë News24, largoi nga ekrani dy nga emisionet më kritike ndaj qeverisë. TPZ dhe A show nuk do të transmetohen më në këtë televizion.

Shumëkush e cilësoi një vendim me prapavijë politike, megjithë dretuesi i televizionit, e quajti një reformim të brendshëm. Ylli Rakipi e quajti këtë lëvizje një presion të drejtpërdrejtë te qeverisë, i cili vjen pas publikimit të disa skandaleve qeveritare.

Më tej ai tha se nuk do të dorëzohet dhe do ti shkojë deri në fund kësaj çështjeje. I djeguri tjetër, Adi Krasta, nuk ka folur shumë në media si Rakipi, por ka zgjedhur një formë të veçantë për të thënë fjalën e tij.

Në një postim në Twitter, Krasta është shfaqur i mbuluar nga një çentro, megjithë përpiqet që të shfaqet për teleshikuesit. Kjo tregon që edhe Krasta po përpiqet që të mos i largohet ekranit, edhe pas këtij vendimi të befasishëm.

Pezullohet gjoba 110 mln euro ndaj Shqipërisë. Arbitrazhi rihap gjyqin me Becchettin.

Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit në Uashington pezulloi ekzekutimin e gjobës 110 milionë euro kundër Shqipërisë për konfliktin me biznesmenin italian, Francesco Bechetti, pasi çështja mund të rishqyrtohet.

Pezullimin provizor i gjobës ka ardhur pas ankesës së Qeverisë shqiptare ndaj vendimit, që ndëshkoi Shqipërinë me gjobën më të madhe në historinë e shtetit shqiptar.

Në 24 prill, Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit për konfliktet e investimeve, e njohur ndryshe si ICSID, e gjobiti Shqipërinë me 110 milionë euro për konfliktin me biznesmenin italian, Francesco Beccheti.

Por edhe pse vendimi është i formës së prerë, Gjykata e cila është pjesë e bankës botërore, lejon ankimimin kur plotësohen disa kushte të caktuara.

Ky është mekanizmi që ka shfrytëzuar Qeveria shqiptare për të kërkuar anulimin e vendimit dhe shfuqizimin e gjobës.

Kërkesa e Avokaturës së Shtetit për anulimin e gjobës është pranuar nga Gjykata në datën 27 gusht dhe menjëherë Sekretari i Përgjithshëm i kësaj Gjykate ka njoftuar të dy palët e përfshira në konflikt, si Qeverinë shqiptare ashtu dhe biznesmenin Becchetti, për pezullimin e përkohëshëm të ekzekutimit të gjobës.

Sipas njoftimit të publikuar nga gjykata, rezulton se qeveria shqiptare ka ndryshuar dhe studion ligjore që do të bëjë mbrojtjen e Shqipërisë.

Nëse në gjyqin e parë Shqipëria u përfaqësua nga 4 avokatë britanike, këtë herë Avokatura e Shtetit ka përzgjedhur Foley Hoag, një studio amerikane nga më të njohurat në botë për mbrojtjen e shteteve në konfliktet gjyqësore.

Kjo është hera e parë që Shqipërisë i pranohet ankimimi i një vendimi të formës së prerë në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit për konfliktet e investimeve.

Pas këtij hapi, gjykata pritet të ngrejë një komision me tre gjyqtarë, të cilët nuk kanë marrë pjesë në gjyqin e parë. Dhe është ky komision i cili do të vendosë nëse do ta lërë në fuqi apo ta anulojë gjobën.

Gabimet që do të plakin lëkurën tuaj brenda natës.

Ndërkohë që procesi i plakjes është i pashmangshëm, ka disa veprime që përshpejtojnë këtë të fundit ashtu si disa të tjera që e vonojnë. Lind pyetja, ju cilin stil jetese përqafoni, atë që rinovon qelizat tuaj, rrit prodhimin e kolagjenit, përshpejton metabolizmin, apo atë që nxit të gjitha veprimet e kundërta të proceve të lartpërmendura.

Ju mund të mendoni se 8 orarëshi i plotë i gjumit, përdorimi i kremit kundër diellit, marrja e suplementeve etj mjaftojnë për të pasur një lëkurë të shëndetshme e të re pavarsisht viteve, por Living do tju listojmë më poshtë 4 veprimet që duket se hedhin poshtë të gjitha përpjekjet tuaja për të qenë e bukur përjetësisht.

Flini me fytyrën mbështetur pas jastëkut. Ky veprim nuk do e plakë lëkurën tuaj brenda natës, por nëse ky është pozicioni juaj i preferuar duhet ta ndërroni pasi fjetja në këtë mënyrë rrit mundësinë e krijimit të rrudhave dhe pakëson prodhimin e kolagjenit.

Nuk e lani fytyrën para se të shtriheni. Të gjithave na ndodh të shtrihemi me tualet pas një darke, por problemi është nëse e ktheni në zakon. Larja e fytyrës suaj para gjumit është thelbësore për largimin e papastërtisë, djersës etj. Bllokimi i poreve nga këto të fundit ndikon në cilësinë e lëkurës. Një herë në javë rekomandohet gjithashtu një skrab i lehtë në mënyrë që të eleminoni lëkura e vdekura.

PËRDORIMI I SHUMË PRODUKTEVE KOZMETIKE. Nëse përdorni një ton produktesh të ndryshme për kujdesin e lëkurës dhe nuk jeni të sigurt për përdorimin e saktë të çdo produkti, kjo mund të jetë e dëmshme për lëkurën tuaj. Për shembull Produktet që përmbajnë retinol përdoren për të parandaluar rrudhat, dhe të përziera me produkte me peroksid benzoil për të kuruar aknet mund të acarojnë lëkurën tuaj.

NUK PINI MJAFTUESHËM UJË. Uji është një komponent i rëndësishëm për lëkurën dhe strukturave nën lëkurë. Kur jeni dehidratuar, lëkura humbet elasticitetin .

Dafina Zeqiri i kthehet keq këngëtarit shqiptar.

Pak kohë më parë, këngëtari shqiptar Hekuran Krasniqi u shpreh në një intervistë se ai kishte ndihmuar disa personazhe në karrierën e tyre, ndër to dhe Dafina Zeqiri.

Është mëse e vërtetë që në vite kam mundësuar sjelljen e talenteve të rinj në skenë, duke kompozuar e krijuar për ta. Ndër ta, kohë më parë ka qenë dhe Dafina Zeqiri, e cila shkëlqen sot në skenën muzikore, është shprehur Hekurani, por kjo deklaratë nuk i ka pëlqyer aspak Dafinës.

Ajo i është kundërvënë atij në një koment, të cilin më pas e ka fshirë, megjithatë Xing.al ka arritur ta ruajë atë. Se Hekurani mka nxjerrë nskenë. Njerëzit janë kaq të dëshpëruar për vëmendje. Emri im e di çfarë vlere ka dhe pse, shkruan Dafina.

Me siguri ky koment nuk është pritur mirë nga këngëtari, por na mbetet të presim dhe të shohim nëse do ketë një reagim nga ai. Pak kohë më parë Dafina solli bashkëpunimin me Tayna dhe pritet së shpejti të publikojnë një tjetër projekt bashkë, duke qenë se i pari rezultoi shumë i suksesshëm.

Ja si do të jetë moti në Shtator.

Edhe pse thonë që vapa ikën me gushtin, për këtë vit kjo thënie nuk qëndron. Fundjava e fundit e muajit gusht, por edhe fillimi zyrtarisht i vjeshtës, do të jenë shumë të favorshme për të shijuar bregdetin.

Gjysma e parë e muajit shtator do të ketë temperatura tipike të verës, termometri pritet të shënojë deri në 34 gradë celsius. Reshje shiu, por edhe breshër pritet të ketë në zonat malore.

Sipas meteorologëve, ky vit do të mbyllet me vlera më të larta të temperaturave sesa mesatarja e viteve të kaluara. Sa i përket fundjavës, temperaturat do të luhaten nga 36 gradë edhe ditën e shtunë, ndërsa të dielën moti do sjellë freskim me një gradë, por që nuk do të jetë shumë i ndjeshëm. Gjatë pasditeve do të kemi zhvillim të vranësirave dhe rebeshe afatshkurtër shiu, herë pas here me erë të fortë dhe breshër, por me episode të shkurtra dhe të fokusuara në zonat malore.

Edhe pse do kemi dy apo tre ditë që do jenë të freskëta, kryesisht 10 ditëshi i parë i shtatorit do jetë i nxehtë. Reshjet pas 10 ditëshit të parë të shtatorit, tha meteorologia Adiola Bani per TV Klan.

“Me dy fytyra dhe të cekët”, mjekja e suksesshme refuzon propagandën qeveritare

Pak ditë më parë Ministria e Diasporës publikoi në profilin në rrjetet sociale, sukseset e një mjeke shqiptare. Jana Nano u përmend nga Majko, si një shembull i arritjeve të shqiptarëve nëpër botë. Mirëpo vetë mjekja ka refuzuar propagandën e Majkos, duke e cilësuar si strategji të dyfytyrë dhe të cekët.

Fillimisht ajo është nisur nga shkjelja e privatësisë, pasi nuk i kanë marrë leje për ta bërë publik rastin e saj. Më tej ajo thotë se ndihet e turpëruar, kur ata që nuk dhanë asnjë kontribut, krenohen me karrierën e saj.

Sipas saj të vetmit që duhet të krenohen janë shqiptarët që kontribuan me djersën dhe sakrificën e familjeve dhe u detyruan të largohen prej keqqeverisjes. Ndër të tjera mjekja shton se Shqipëria ka ecur mbrapsh gjithë këto vite, ndërsa jashtë saj politikanët e shesin sikur është toka e premtuar.

Thjesht rastesisht, ne fakt nga urimet e miqve, vura re qe ne profilin e Ministrise se Diaspores, nder shume profileve promovimi shqiptaresh ne bote, ndodhej edhe imi (me nje foto). Ky akt eshte bere totalisht pa marre asnje lloj aprovimi nga ana ime. Pervec shfryrjes se momentit sesi nje faqe zyrtare e shtetit nuk njeh konceptet baze te privatesise individuale dhe nuk denjon as te dergoje nje mesazh aprovimi, nje ulerime e brendshme, e paperkufizueshme qe me zgjati gjate gjithe mbasdites me detyroi te ndaj me ju keto rreshta. Kam rreth 8 vjet qe kam ikur nga Shqiperia. Ne ate kohe (studente ne vitin e fundit te mjekesise), kisha nje entuziazem dhe kuriozitet te perjetoja sa me shume alternativa te tjera organizimi (me se shumti ne kontekstin e arsimit, se ai ka qene aktiviteti im kryesor), larg botes ku isha rrethuar. Ne ate kohe, ne statusin e studentit, ishim perpjekur te artikuloheshim kunder fillesave te kalbezimit te sistemit. Por me nje perqasje tmerrsisht naive, pa kuptuar sa te thella i paska patur rrenjet gangrena e arsimit shqiptar.

Sot, nga skandalet e herepashershme, protestat e studenteve, emigrimi masiv i te kualifikuarve, kuptoj qe vendi ka ecur vec mbrapsht! Ky eshte nje zhgenjim i thelle dhe i trishte! Ne kete kontekst, kjo strategjia e Ministrise se Diaposres me promovimin e Shqiptareve ne bote, me duket e dyfytyre dhe e ceket! E dyfytyre sepse shume prej ketyre njerezve u larguan pasi nuk paten mundesi tjeter per te patur nje jete te denje dhe te sigurte. U larguan pasi vendi i tyre nuk ishte nje opsion! Vendi i tyre nuk u dha as edhe nje mundesi per te shprehur veten. Eshte shume normale qe njerezit te levizin pergjate jetes se tyre per te bere eksperienca te reja pune a per te shijuar kultura te ndryshme jetese. Por ka nje ndryshim te madh kur e ben kete sepse vendi yt nuk te siguron nevojat bazike te nje jete normale. Situata aktuale e Shqiperise eshte reflektim i drejtperdrejte i politikave keqmenaxhuese dhe paaftesise se drejtuesve.

E ceket, sepse aktivizon dhe stimulon ndjenjat demotivuese tek njerezit, duke i bere te mendojne qe andej jashte Shqiperise, eshte toka e premtuar. Te vendosesh si i huaj ne nje vend te ri ka veshtiresite e veta. Nuk ke problemet primitive si ne Shqiperi, por forma te tjera si psh duhet te punosh shume per te fituar besimin e njerezve, kerkon kohe te krijosh komunitetin tend te njerezve ku mund te mbeshtetesh pasi je totalisht vetem, diferencat kulturore ose gjuha etj, gjera qe ne vendin tend i merr te mirqena. Te kerkohet te te rregjet lekura, me pak fjale! Perse gjithe kete energji te mos e japesh ne vendin tend? He pra, pse nuk krijoni kushtet qe keta te rinj e te reja te lulezojne ne vendin e tyre e jo gjetke? Prandaj, shut the f…up, kur promovoni njerez, te cilet u larguan prej politikave tuaja te keqija! Ndihem e turperuar per ju, qe ne padyfytyresine tuaj, krenoheni per nje pune qe nuk dhate asnje kontribut. Perkundrazi, vendi im eshte sot edhe me keq sec e kam lene! Ju jeni arsyeja kryesore pse shqiptaret sot ndihen te palumtur ne vendin e tyre dhe ndermarrin kalvarin e mundimeve te pafundme te kurbetit me femijet backpak ne shpatulla. Te vetmet qe duhen te ndihen krenare jane Shqiptaret, te cilet kontribuan nga njera ane me gjenet luftarake, e nga ana tjeter, me sakrificat e djersen e familjeve, me zemrat e copetuara nder kontinente.

Shfrytëzonte femra për prostitucion në Itali, arrestohet shkodrani.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale dhe Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pas informacioneve të marra në rrugë operative, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e një 37 vjeçari të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

37 vjeçari i arrestuar është me inicialet A. D banues në Shkodër. Arrestimi i 37 vjeçarit, sipas policisë, u bë për llogari të autoriteteve italiane pasi ishte dënuar nga gjykata e Apelit Milano me 6 vite burg.

Ky shtetas nga periudha 01.01.2012 deri 18.01.2014 në bashkëpunim me persona të tjerë ka shfrytëzuar femra me qëllim prostitucioni, duke përdorur dhe dhunë. Gjithashtu, 37 vjeçari gjatë kohës së qëndrimit në Itali ka përdorur pasaporta të falsifikuara.