Këngëtarja shqiptare pranon lidhjen e re me kolegun.

Një çift i ri është krijuar në radhët e showbiz shqiptarë. Në heshtje dhe larg vëmendjes së publikut këngëtarja nga Kosova Dafina Dauti ka pranuar se prej pak kohësh ka nisur një lidhje dashurie me kolegun e saj, këngëtarin Tafil Kurteshi.

Pas thashethemeve që nisën të qarkullonin për dyshen kohëve të fundit, Dauti ka zbuluar romancën në një intervistë për Telegrafin duke thënë, Është përfol dhe me të drejtë. Po, është e vërtetë, po e them për herë të parë për ju. Ka disa muaj që unë dhe Tafili jemi në lidhje dhe jemi shumë të lumtur bashkë dhe shumë falënderues që kemi gjetur njëri tjetrin.

Dafina dhe Tafili janë njohur në Shëngjin, në një nga lokalet ku kanë qenë të ftuar të performojnë. Jemi njoftuar në Shëngjin. Kemi qenë bashkë në një mbrëmje muzikore, pasi që të dy jemi këngëtarë. Më pas, kemi pasur edhe mbrëmje tjera bashkë dhe kemi pasur mundësi akoma më shumë të njihemi më mirë dhe sot ja ku jemi, dy të dashuruar, ka thënë ajo.

Dafina Dauti më herët ka qenë e martuar dhe ruan raporte miqësore me ish-bashkëshortin, me të cilin ka një vajzë të quajtur Elizabeta.

Vajza e Jozefina Topallit në një lidhje të re, publikohen fotot e saj me partnerin.

Vajza e Jozefina Topallit, Megi ka nisur prej kohësh një marrëdhënie tjetër romantike dhe vetëm tani u bënë publike disa prova për ta vërtetuar atë. IconStyle ka siguruar disa foto të saj me partnerin e ri teksa ecin të dy në rrugët e zonës së ish Bllokut, ku Megi banon. Sipas tyre, lidhja mes saj dhe djaloshit ende të panjohur ka nisur prej kohësh dhe tani është konsoliduar e ka kaluar në stadin e bashkëjetesës.

Kujtojmë se Megi ka qenë për shumë vite e lidhur me këngëtarin Luiz Ejlli, nga i cili u nda në 2017 dhe të dy njoftuan pa zbuluar shumë detaje që nuk ishin më bashkë. Komentet për atë marrëdhënie qenë të rralla, por një nga ato që bëri bujë ishte ai i këngëtarit, i cili në një intervistë e konsideroi lidhjen me vajzën e ish kryetares së Kuvendit si një flluskë sapuni.

Olti Curri thumbon publikisht Fjolla Morinën, reagon këngëtarja.

Vetëm pak orë më parë, Fjolla Morina publikoi këngën e saj më të re me titull Nace Nace, ku më së shumti ka tërhequr vëmendje videoklipi i saj, pasi këngëtarja mbante një gjarpër në duar teksa bënte poza provokuese. Menjëherë pas publikimit të këngës, Olti Curri e ka thumbuar Fjollën publikisht në Instastory e tij, ku shkruan, Soprano e La Scala nxorri videoklipin e ri, duke etiketuar këngëtaren.

Kjo e fundit ia ka kthyer duke publikuar këtë shkrim të Oltit në Instastory e saj me shkrimin, Balerin ti shoqëruar me një emoji me gisht të mezit. Mirëpo Olti nuk e ka lënë me kaq. Ai ka publikuar një video humoristike të një burri që del nga uji dhe këndon, duke ironizuar kështu jo vetëm videoklipin e Fjollës, por dhe artistëve të tjerë shqiptare dhe të huaj.

Nuk e dimë nëse do ketë reagime të tjera nga ana e këngëtares shqiptare, por kjo mbetet për tu parë.

Tërmet me magnitudë 4.4 në juglindje të vendit

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë pak më parë në qytetin e Korçës dhe në zonat përreth

Sipas Qendrës Europiane të Sizmologjisë, tërmeti ishte me magnitudë 4.4, ndërsa epiqendra ka qenë 10 kilometra në juglindje të Bilishtit.

Nuk ka raportime për dëme materiale apo të lënduar.

Gazetari vendos një standard të ri, raporton LIVE përmbytjet i mbuluar nga uji (Video)

Nëse deri më sot kemi thënë më kot se përmbytjet kanë shkuar deri në fyt, gazetari pakistanez e përjetoi vërtetë një situatë të tillë dhe jo në një situatë normale por të pazakontë.

Azadar Hussain, raportoi live nga një zonë e përmbytur në Pakistan, ku qëndroi i zhytur në ujë dhe i dukej vetëm koka dhe mikrofoni.

Në rajonin e Jhakkar Imam Shah, niveli i lumit Indus është vazhdimisht në rritje dhe ka përmbytur mijëra hektarë tokë bujqësore, tha reporteri gjatë lidhjes direkte me studion e lajmeve.

Raportimi i tij solli shumë komente në mediet sociale dhe jo vetëm. Shumë persona komentuan sigurinë e rrezikuar të gazetarit, ndërsa të tjerë e panë si një standard të ri të raportimit të lajmeve.

Gazetari vendos një standard të ri, raporton LIVE përmbytjet i mbuluar nga uji (Video)

Nëse deri më sot kemi thënë më kot se përmbytjet kanë shkuar deri në fyt, gazetari pakistanez e përjetoi vërtetë një situatë të tillë dhe jo në një situatë normale por të pazakontë.

Azadar Hussain, raportoi live nga një zonë e përmbytur në Pakistan, ku qëndroi i zhytur në ujë dhe i dukej vetëm koka dhe mikrofoni.

Në rajonin e Jhakkar Imam Shah, niveli i lumit Indus është vazhdimisht në rritje dhe ka përmbytur mijëra hektarë tokë bujqësore, tha reporteri gjatë lidhjes direkte me studion e lajmeve.

Raportimi i tij solli shumë komente në mediet sociale dhe jo vetëm. Shumë persona komentuan sigurinë e rrezikuar të gazetarit, ndërsa të tjerë e panë si një standard të ri të raportimit të lajmeve.

Celine Dion rënie drastike në peshë, ja arsyeja

Këngëtarja e njohur Celine Dion ka vendosur ti përgjigjet kuriozitetit të gjithë ndjekësve të saj lidhur me rënien drastike që ajo ka pësuar në peshë.

Celin ka thënë se gjendja e saj shëndetësore është mjaft e mirë dhe se humbja në peshë i atribuohet pasionit të saj të ri, baletit, që e praktikon katër herë në javë.

Unë jam duke punuar shumë. Më pëlqen të lëviz dhe prandaj kam humbur shumë peshë ka thënë 51-vjeçarja e cila duket më elegante se kurrë më parë.

Këngëtarja australiane u përball tre vite më parë me humbjen e bashkëshortit Rene Angelil dhe të vëllait Daniel. Ndaj edhe goditjet e forta emocionale duhet të merren parasysh për këtë ndryshim të Celine.

Rrëfimi i Lul Cakës: Më shkatërruan familjen, do më detyrojnë të bëhem kriminel (Video)

Lulzim Caka i liruar nga burgu katër muaj e 22 dite përpara afatit, vijon të jetë në kërkim nga policia. Njeriu që u be protagonist i disa krimeve ne Berat dhe që u përball me një sërë vendimesh të gjykatave në të gjitha shkallët, asnjëherë nuk i pranoi akuzat e tij.

Por në maj të vitit 2003 në një intervistë ekskluzive për Vizion Plus, Lul Caka tregoi se për shkak të këtyre akuzave familja e tij u shkatërrua plotësisht.

Familjen ma kane shkatërruar, me kane vrare nenën, vellane. Me dhemb shpirti. Drejtësia dhe prokuroria shqiptare nuk qenkan ne gjendje te zbardhkan nje ngjarje te ndodhur me ne mes te komisariatit. Si qenka ne gjendje te vërtetoje disa krime qe nuk jane kryer nga ana ime. Une jam nje viktime e krimit.

Gjatë asaj interviste, Caka u betua edhe për hakmarrje

Me ka marre malli vetëm me i pa varret njëherë atyre pleqve. Megjithëse eksiton ligji qe kur një personi i ndodh një fatkeqësi ne shtëpi, shteti i sotëm shqiptar me eshte qepur aq keq sa, vuri dore edhe tek nena 60 vjeç, edhe per kete do t’ia le drejtësisë.

Nëse drejtësia nuk me zgjidh gjë, i jam drejtuar Gjykatës Europiane, unë do te kthehem ne nje kriminel siç po me përshkruajnë. Se nena ime, me te sjell çantat dhe me ta pushkatu, unë nuk e di ca te flas. Vetëm për ketë edhe po te vete, nuk me tret dheu.

Aktualisht Lul Caka, i dënuar me 25 vjet burg, është i lirë. Por ata qe gabuan ne llogaritjen e kohës se tij te dënimit, përkatësisht drejtori i burgut te Lushnjës dhe kartelisti, u arrestuan per shpërdorim detyre.

FOTO Përplasje në Laprakë, gruaja shtatzënë dhu nohet nga polici: Më ka qëlluar në bark

Vijnë përplasjet mes biznesmenëve dhe Policisë Bashkiake në Laprakë Dy pronarët e një biznesi kundërshtojnë vendosjen e kangjellave pranë biznesit të tyre, pasi sipas tyre kështu iu falimenton edhe puna.

Një nga gratë, shtatzënë, njëkohësisht edhe pronare e biznesit ka theksuar se është dhunuar nga Policia Bashkiake. Madje sipas saj njëri nga policët bashkiakë e goditur në bark.

Duhet me i marrë fëmijët nga shtëpia dhe t’i ushqej në rrugë. Të lypë në rrugë Po na prishnin biznesin.

Njëri nga policët më ka qëlluar në bark. Jemi 25 familje që ushqehemi këtu. Na kërkojnë para, u shpreh gruaja.

tpz.al

“E ndjej gjithkund afër vetes”, Barbana Dini përlot me fjalët që thotë për Ergin

Këngëtarja e njohur Barbana Dini ndonëse është kujdesur që të tregohet diskrete me jetën e saj, gjithmonë është komentuar në media. Dedikimet e saj prekëse për të vëllain, Ergi Dini, në rrjetet sociale kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve dhe kanë përlotur gjithë publikun.

U bën gati tre vjet që ai ka ikur dhe Barbana shpesh herë e kujton këngëtarin nëpërmjet fotove të ndryshme. Ajo së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin Mirage ku ka prekur teksa ka folur për Ergin.

Sigurisht nuk është e lehtë, është pak e vështirë sepse duhet të jesh gjithmonë ai personi që duhet të dukesh sikur je në formë, duhet të gëzosh me të tjerët edhe ndoshta nuk e ndjen të festosh.

Megjithatë, është një pjesë që me sa kuptoj dhe po shoh kam arritur ta superoj, ta kontrolloj dhe ta mbaj brenda vetes time që mos të më pengoj të vazhdoj jetën. ka thënë ajo teksa ka zbuluar se ai ka qenë shtysa dhe mbështetja e saj më e madhe.

Ai ka qenë dhe është një pjesë e pandashme e imja, e ndjej gjithkund afër vetes dhe brenda vetes time. Dëshira e tij më e madhe ka qenë dhe më shtynte dhe më thoshte se unë dua të të shoh këtu. Pjesa që më mungon më shumë ishte pjesa që i diskutonim gjërat bashkë, ka qenë një nga njerëzit më të afërt, vendin e tij nuk do ta zërë askush. tha këngëtarja teksa zbuloi se për ditëlindjen e Ergit do të publikojë një këngë që këngëtari la në mes.