Derbi Tirana – Partizani, policia merr masa të forta: Jo fëmijë nën 16 vjeç (RRUGËT QË BLLOKOHEN)

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, ka hartuar planin e masave për mbarëvajtjen e sigurisë dhe rendit gjatë zhvillimit të ndeshjes “Tirana-Partizani” e cila do të zhvillohet ditën e sotme, rreth orës 18:00, në stadiumin ‘Selman Stërmasi’.

Masat e marra nga Policia e Tiranës konsistojnë në ambientet e jashtme të stadiumit, si dhe përgjatë rrugë kalimeve të tifozërive.

Policia bën me dije se në rastet e prishjes së rendit dhe qetësisë publike do të ndërhyjë në ambientet e brendshme të stadiumit për rivendosjen e rendit dhe shoqërimin e shkelësve të ligjit në ambientet e Policisë për procedim penal apo administrativ.

Do të ushtrohen kontrolle ndaj tifozëve para hyrjes në stadium për sende të kundraligjshme (si armë apo lëndë piroteknike etj), si dhe çdo tifozë duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi. Nuk do të lejohen të futen në stadium fëmijët nën moshën 16 vjeç, pa praninë e prindërit apo kujdestarit.

Do të ketë bllokime të disa segmentëve rrugor, si dhe bllokime të pjesëshme të disa segmentëve rrugor (momenti i kalimit të tifozërive).

Segmentet Rrugorë që do të jenë të bllokuara, nga ora 16:00 deri në përfundim të aktivitet, janë :

– Rruga përballë Stadiumit “Selman Stërmasi”

– Rruga “Gjin Bue Shpata”, nga kryqëzimi me Rrugën “Emin Duraku” deri tek kryqëzimi me Rrugën “Sulejman Delvina”

– Rruga “Emin Duraku”, nga kryqëzimi me Rrugën “Gjin Bue Shpata” deri tek rruga përball Stadiumit “Selman Stërmasi”

– Njëra korsi e Rrugës “Sulejman Delvina”, nga kryqëzimi me Rrugën “Gjin Bue Shpata” deri tek kryqëzimi me Rrugën përballë Stadiumit “Selman Stërmasi”

Policia e Tiranës do të lejojë dhe marrë masa mbi grumbullimin dhe lëvizjen e tifozërive.

Segmentet Rrugorë ku do të ketë kufizime lëvizje ose bllokime, nga ora 15:30-18:00, gjatë kalimit të tifozerisë së ekipit të “Tiranës”, janë:

Nisja përballë “Teatrit të Kukullave” përgjatë rrugës “Ibrahim Rugova”, bulevardit “Gjergj Fishta”, përgjatë rrugës “Sami Frashëri”, rrugës “Pjetër Budi”, rrugës “Gjin Bue Shpata” deri tek stadiumi “Selman Stërmasi”.

Segmentet Rrugorë ku do të ketë kufizime lëvizje ose bllokime, nga ora 15:30 – 18:00, gjatë kalimit të tifozerisë së ekipit të “Partizanit”, janë:

Nisja nga kryqëzimi i Rrugës “Muhamet Gjollesha” me Rrugën “Artan Lenja”, përgjatë Rrugës “Muhamet Gjollesha”, Rruga “Sulejman Delvina”, deri tek Stadiumi “Selman Stërmasi”.

Policia garanton dhe siguron lëvizjen e tifozëve përgjatë rrugëkalimeve të caktuara dhe nuk do të lejoj grumbullim apo kalim të tifozëve jashtë intenerarit të caktuar.

Policia e Tiranës, kërkon mirëkuptimin e tifozërive respektive në zbatimin e detyrimeve të mësipërme, si dhe mirëkuptimin e qytetarëve për të evituar lëvizjen me automjete në segmentet rrugore të lartpërmendura në oraret e caktuara.

Rudina Hajdari denoncon “përjashtimin” tek ndërkombëtarët

Deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari ka vënë në dijeni faktorin ndërkombëtar mbi kërcënimin që ajo pretendon se ka marrë ditën e sotme për përjashtimin e saj nga PD nëse nuk dorëzon mandatin.

Përmes një reagimi në “Twitter” vajza e ish-liderit të Lëvizjes Studentore Azem Hajdari ka vënë në dijeni kongresmenë amerikanë dhe eurodeputetë mbi një deklaratë të sotmen të Sekretarit për Marrëdhënien me Jashtë në PD, Gert Bogdani.

““Mirë që e mora vesh!” thotë Hajdari, ndërkohë që publikon edhe deklaratën e Bogdanit.

Ish-deputeti i PD-së në një intervistë për mediat deklaroi se për Hajdarin duhet të ndiqet e njëjta procedurë si me deputetin e përjashtuar, Myslim Murrizi.

https://mobile.twitter.com/rudina_hajdari/status/1101227329878151169?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1101227329878151169&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.gazetadita.al%2Frudina-hajdari-denoncon-perjashtimin-tek-nderkombetaret%2F

DOSSIER/ Arben Minga, gjiganti që tronditi Byronë Politike në legjendaren “7-3” të 1985-s

Nga Adriatik Balla.

Referuar librit “Gjigandi Arben Minga”, me autor Bedri Alimehmeti Partizani ishte skuadra më e fuqishme e futbollit shqiptar ndërmjet viteve 1946-1990, ku ka fituar shumë tituj kampionë e shumë kupa të Republikës, me lojtarë të mëdhenj e me suksese të rëndësishme, shkurt një klub që ka bërë histori.

Duhet thënë se Tirona, edhe pse nuk gëzonte në monizëm simpatinë e strukturave shtetërore (Partizani e Dinamo ishin përkatësisht klubi i Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Brendshme, dy nga dikasteret më të fuqishëm të kohës), pati një shkëlqim unik, sfidoi madje dhe diktaturën në sport, falë lojtarëve të saj të mrekullueshëm.

Sidomos Tirona e viteve 80-90-të e shekullit të kaluar ka qenë një skuadër e mrekullueshme, me lojtarë fantastikë dhe ka mposhtur rivalët e saj në fushë për t’u kurorëzuar si më e mira e atyre viteve. Në memorien e sportdashësve dhe rinisë së kohës ka mbetur e gjallë ndeshja e 22 shtatorit 1985, në ndeshjen hapëse të kampionatit, ku Tirona mposhti me rezultatin 7-3 Partizanin, rivalin e fortë e me emër të madh në atë kohë, duke shkaktuar një jehonë të pazakontë,aq sa për të u diskutua në Byronë Politike të kohës.

Ishte një humbje e rëndë për drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes të sistemit monist dhe për pushtetin në tërësi, pavarësisht se ishte një ndeshje futbolli e zakonshme në kampionat. Ky rezultat historik do të fiksohej në memorien e fansave dhe do të bëhej objekt “talljeje” për kundërshtarin me ngjashmërinë e “orarit të punës, 7 me 3”.

Në atë ndeshje ka spikatur si rrallë kush Arben Minga, me një tregolësh, njëri më i bukur se tjetri, i fiksuar dhe në bllokunditar që ka mbajtur po atë ditë babai i tij, Ilo Minga dhe përshkruar bukur nga shkrimtari dhe gazetari sportiv Bedri Alimehmeti.

Dy gola nga Ramadani, një i Kolës dhe një i Muçës, plotësuan shtatëgolëshin e Tironës në atë ndeshje lapidare në historinë bardheblu, ku padyshim i skalitur ka mbetur emri i Arben Mingës. Golin e tij të dytë Minga e shënoi nga një goditje dënimi nëpërmjet një gjuajtje “bombë” nga një largësi prej 30 metrash. Kurse golin e tretë e realizoi në ecje e sipër pa e ndalur fare topin. Ishte një fitore shumë e bujshme në mjedisin sportiv në atë kohë, një fitore që sikurse u tha tronditi Byronë Politike që mbante hapur krahun e Partizanit.

Nëpërmjet kësaj fitoreje, Tirona kishte fiksuar një sukses të madh dhe veçanërisht rezultati ishte i tillë që ende sot mbahet mend për rëndësinë e tij dhe jehonën që shkaktoi./newsport/

Ja kush ishte shënjestra e shpërthimit me tritol në Tiranë

Shpërthimi i ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte në pallatin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në rrugën “Mihal Popi”, në Tiranë.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se shënjestra e atentatit ishte banesa e Vasillaq Stavrit. Ndërkohë bëhet me dije se lënda plasëse ka qenë vendosur në katin e dytë në derën e banesës.

Ndërkohë fatmirësisht edhe pse shpërthimi ka qenë i fortë, nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme të shumta materiale.

Gjithashtu dyshohet se shpërthimi është bërë me telekomandë ndërsa autorët kanë shfrytëzuar errësirën për t’u larguar.

Ndërkohë policia e mbërritur në vendin e ngjarjes po punon për identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre.

Horoskopi për ditën e premte, 1 mars 2019!

Dashi
Më në fund do të lini pas disa momente të shëmtuara të kaluara gjatë shkurtit, një muaj ku zhgënjimet kanë qenë më të mëdha se sa kënaqësitë. Kjo e premte parashikohet mjaft pozitive, ku duhet të rikuperoni forcat për ta kaluar sa më mirë fundjavën.

Demi
Kjo e premte do të jetë tejet pozitive. Për të lindurit e kësaj shenje nis një muaj ku të gjitha raportet do të jenë të qëndrueshme dhe harmonike. Do të arrini të realizoni gjithë synimet që i keni vendosur vetes me kujdesin maksimal. Do të shijoni në maksimum momentet e kaluara me njerëzit tuaj të dashur.

Binjakët
E premtja do të jetë sërish nën ritmin e duhur, ku do të reflektoni gjatë rreth vetes dhe jetës suaj, duke menduar se nëse zgjedhjet e bëra në sferën profesionale janë të duhurat. Do të ndjeni nevojën për të ndryshuar diçka, por kujdes, më parë duhet reflektuar mirë, pasi nuk është e thënë që të jetë një alternativë pozitive.

Gaforrja
Parashikohet një ditë e mbushur me tensione dhe dilema në dashuri. Do të keni mundësi që të thoni atë që mendoni, por mundohuni të mos stresoheni dhe të dukeni të pavend. Stresi dhe lodhja mund të jenë me tepri. Mundohuni që të shmangni diskutimet, dhe nëse mundini shtyjini për ditët në vijim.

Luani
Kjo do të jetë një ditë mjaft pozitive, për ata që kanë punuar shumë. Disa vendime që keni marrë në punë po marrin drejtim, ndërkohë që sfera sentimentale parashikohet e luhatur. Mos i reflektoni problemet e punës në raportin në çift.

Virgjëresha
Parashikohet një ditë tejet pozitive, ndoshta më e mira e gjithë javës. Mundohuni që të rikuperoni energjitë, pasi stresi i ditëve të fundit ju ka çorientuar. Mos guxoni shumë me gjërat dhe kushtojini më shumë kohë vetes.

Peshorja
E premtja nuk parashikohet aspak pozitive, ndoshta është dita më intensive e javës. Vetëm fundjava do të sjellë rikuperim dhe takime të reja. Mundohuni që të mbani nën kontroll nervozizmin, sidomos me të lindurit e shenjës së dashuri, gaforres dhe bricjapit.

Akrepi
Kjo është një prej ditëve më të mira të javës. Në dashuri kush ka bërë disa ndryshime së fundmi, do të hyjë në një periudhë të rëndësishme.Më në fund do të shënoni rikuperimin e shumëpritur.

Shigjetari
Kjo ditë nuk do të jetë aspak në ritmin e duhur, por për një luftarak si ju, do të kalohet gjithçka, ndonëse do të keni ngadalësime. Të papriturat nuk do ju lejojnë që të ecni siç dëshironi, por pavarësisht kësaj nuk duhet të humbni shpresën. Gjithsesi do të keni disa yje të pranishme në shenjën tuaj.

Bricjapi
Kjo ditë parashikohet mjaft e bukur dhe interesante, ku fati do të jetë në anën tuaj. Ndërkohë Saturni do ju orientojë çfarë të bëni, pa përsëritur gabimet e së kaluarës. Kjo do të thotë që nuk duhet të fiksoheni pas një personi të gabuar.

Ujori
Dëshira juaj për të ndryshuar, do të përfshijë në jetën tuaj diçka të rëndësishme. Ndikimi i favorshëm i Hënës dhe Venusit do ju bëjë mirë si për sa i takon ndjenjave edhe emocioneve të reja.

Peshqit
Muaji mars sjell për ju një fillim të ri, ku do të lini pas problemet e jetuara në janar dhe shkurt. Shikoni përpara! Sigurisht, mund të kujtoni çfarë ka ndodhur, por duhet ti mbani si mësim për të lënë pas çdo gjë negative.

Zyrtarisht në stinën e Pranverës! Çfarë të veçante fsheh dita e parë e Marsit.

Ndërsa ditët e ftohta dalëngadalë po largohen (le të shpresojmë), të gjithë njerëzit po ëndërrojnë për pranverën dhe verën me më shumë diell. Jemi zyrtarisht në fund të dimrit, por kur fillon pranvera e vërtetë dhe koha e ngrohtë? Kur do ta prekim, më në fund?
Kur nis pranvera?

Mënyra se si përcaktohet dita e parë e pranverës varet nga përcaktimi i stinëve astronomike ose meteorologjike. Këtë vit, pranvera do të jetë mes 20 marsit dhe 21 qershorit, nëse kemi parasysh metodën astronomike. Por fillon pak më herët, në mes të 1 marsit dhe 31 majit, nëse ndjekim kalendarin meteorologjik.
Si vendoset data e parë e pranverës?
Sipas ‘Met Office’, stinët meteorologjike bazohen në ciklin vjetor të temperaturave dhe gjendjes së atmosferës. Edhe stinët meteorologjike bashkërendohen në tre sezone. Përdorimi i këtij sistemi përcakton: Pranvera (mars, prill, maj), Verë (qershor, korrik, gusht), Vjeshtë (shtator, tetor, nëntor) dhe Dimër (dhjetor, janar, shkurt). Me këtë sistem, pranvera fillon më 1 mars dhe përfundon më 31 maj.
Po pse datat e pranverës ndryshojnë çdo vit?
Sistemet e tjera përdorin stinët astronomike. Duke iu referuar pozicionit të orbitës së Tokës në lidhje me llogaritjen e ekuinokseve (kur gjatësia e ditës është saktësisht e njëjtë me gjatësinë e natës) dhe solsticit (ditët më të gjata dhe më të shkurtra të vitit), pranvera e vërtetë fillon pas datës 20 mars.
Kalendari astronomik përcakton stinët kur aksi rrotullues i Tokës është 23.5 gradë në lidhje me orbitën e tij rreth diellit. Pra, sipas këtij sistemi, pranvera fillon më 20 mars dhe përfundon më 21 qershor.
Gjithsesi, nëse pranvera do të vijë më 1 apo 20 mars, më shumë varet nga preferenca e secilit për sistemin kalendarik.

Moti për ditën e premte, 1 mars 2019!

Orët e para të ditës dominohen nga kthjellime dhe vranësira kalimtare.Por më të dendura vranësirat mbeten në juglindje gjatë paradites.

Mesdita sjellë shtim të vranësirave dhe në zonat Lindore, ndërsa nata shtrin vranësirat në të gjithë territorin.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur nga -1°C mëngjesi në zonat Verilindore deri në 18°C mesdita në bregdet.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë.

Nuk harxhon as naftë dhe as benzinë, ky është Mercedesi gati për treg

Kompania ‘’Mercedes’’ pritet që të hedhë në treg modelin e ri të makinës elektrike. Mësohet se gjigandi gjerman i makinave do të hedhë në treg ‘’ bishën’’ që është pagëzuar me emrin EQV. Pritet që kjo makinë të rivalizojë më së miri  Tesla-n, Audi-n dhe Jaguar-in. Ky model mund të prezantohet në mars të këtij viti. Deri më tani ‘’Mercedes’’ ka publikuar vetëm disa foto të kësaj makine.  Në fotot e publikuara dallohet se ‘’bisha’’ e re e ‘’Mercedes’’ është në ngjyrë të bardhë, por ende nuk dihet nëse kjo kompani po punon për ndonjë model në ngjyrë të zezë.