Mish me Qepë dhe Hudhra – Shije e Përkryer, Thjeshtë dhe Lehtë në Shtëpi

Kjo është një recetë fantastike, tipike tradicionale e kuzhinës shqiptare.

Është një recetë me shije të mrekullueshme, ideale për një drekë të plotë, e që kombinohet në mënyrë të përkryer me produkte të tjera.

Dieta më e mirë për përtacët! Deri në 20 kg në 4 Javë!

AgroWeb.org ju sjell hapat e thjeshtë të përgatitjes së kësaj recete në shtëpi, një mënyrë e shkëlqyer për të mbledhur gjithë familjen rreth tryezës për ta shijuar.

Përgatitja e Mishit me Qepë dhe Hudhra

Përbërësit

500 gr mish viçi tul pa kocka

4-5 kokrra qepë mesatare

6-7 thelpinj hudhrash

2-3 lugë gjelle salcë domatesh

Kripë

Piper

1 gjethe dafinë

2 lugë gjelle uthull

Vaj Ulliri

Përgatitja

Si fillim, prini mishin në kubikë jo shumë të vegjël. Kalojini në një tenxhere dhe skuqini nga të dyja anët me vaj ulliri për 2-3 minuta.

Më pas shtoni qepët e ndara në katër pjesë, vijoni t’i kaurdisni derisa volumi i qepëve të ulet.

Më pas shtoni, hudhrat, të cilat nëse janë të mëdha ndajini në dy pjesë, në të kundërt shtojini të plota.

Kaurdisini për dy minuta dhe më pas shtoni salcën e domates, kripën, piperin dhe gjethen e dafinës.

Kaurdisini të gjitha bashkë për dy-tre minuta të tjera, shtoni uthullën, përzjejini dhe më pas shtoni ujë derisa copat e mishit të mbulohen por jo plotësisht.

Lëreni të ziejë në zjarr të ngadaltë derisa mishi të zbutet dhe gjella të mbetet jo me shumë lëng.

Nëse preferoni para se të shtoni ujin, masën e përgatitur mund ta kaloni në një tavë të vogël, më pas t’i shtoni ujë dhe ta fusni për t’u pjekur në furrë të parangrohur derisa mishi të jetë gati dhe tava të mbetet me pak lëng në fund.

Kjo recetë shoqërohet në mënyrë të shkëlqyer me sallata të freskëta të stinës, perime të pjekura, byrekë të ndryshëm shtëpie, turshi etj./AgroWeb.org

Zëri i Amerikës / Më ardhjen e Ramës në pushtet zgjedhjet u minuan

Zëri i Amerikës ka publikuar ditën e sotme një dosje të plotë përgjimesh, të cilat tregojnë se si janë blerë votat në Shqipëri.

Në raportin e saj VOA thekson se që me ardhjen e Ramës në pushtet, zgjedhjet janë minuar.

Minimi i zgjedhjeve

Përfshirja e “individëve të fortë” në zgjedhjet shqiptare nuk është një fenomen i ri. Që pas rënies së regjimit komunist dhe hapjes së vendit ndaj zgjedhjeve pluraliste, partitë politike kanë kërkuar herë pas herë edhe “muskujt” në garat kundër kundërshtarëve.

Megjithatë, ekspertë dhe monitorues të sistemit zgjedhor në Shqipëri shprehen të shqetësuar për përhapjen e fenomenit pas zgjedhjeve të vitit 2013 si dhe sofistikimin e mënyrës sesi krimi i organizuar dikton në zgjedhje.

Afrim Krasniqi, drejtor i Institutit të Studimeve Politike i tha BIRN se monitoruan këtë aspekt në zgjedhjet e vitit 2017 dhe rezultoi se në disa zona specifike, roli i grupeve kriminale në fushatë ishte edhe më i madh se ai i partive politike.

Krasniqi rendit Dibrën, Elbasanin, Shkodrën, Durrësin, Kavajën dhe Lezhën si zona më problematike.

“Fillimisht patëm sponsorizim të botës së krimit ndaj politikanëve lokalë që duan të merren me politikë, më pas kaluam në kandidim të vetë elementëve kriminalë në zgjedhje. Në fazën e tretë kemi të dy fenomenet, sponsorizim dhe kandidim,“ tha Krasniqi për BIRN.

Ndërsa Dritan Taulla, zv.kryetar i Shoqatës KRIIK argumenton se forcimi i lidhjeve politike ka ardhur me evoluimin e aktivitetit kriminal dhe fuqizimin ekonomik të individëve të implikuar në krime.

“Kanë evoluar edhe format e mbështetjes ndaj politikës, derisa në vitin 2013 pati një numër të konsiderueshëm personash me precedentë penalë në funksione publike (përfshi parlamentin), ç’ka shpuri në nevojën emergjente për dekriminalizim,” tha Taulla.

Ekspertët Krasniqi dhe Taulla rendisin një mori formash të përfshirjes së krimit të organizuar në zgjedhje, që lidhen kryesisht me përcaktimin e komisionerëve, financimin e kandidatëve të caktuar, përfshirjen direkte në tregtimin e votës apo intimidimin e zgjedhësve apo komisionerëve të partive kundërshtare.

“Në këmbim ata fitojnë “imunitet politik” apo përfitime ekonomike përmes pjesmarrjes së tendera publikë,” tha Krasniqi.

Përfshirja e krimit të organizuar në zgjedhje fajësohet edhe për humbjen e moralitetit dhe të integritetit politik në Shqipëri. Ekspertët kujtojnë përgjimet e publikuara të kryebashkiakut Dako dhe reagimin e këtij të fundit, si anashkalim të moralitetit politik, të llogaridhënies dhe përgjegjësisë.

“Për më tepër, mungesa e një reagimi publik nga partia në emër të së cilës kryebashkiaku Dako është zgjedhur, sugjeron se kjo nuk është thjesht një qasje personale e tij,” tha Dritan Taulla për BIRN.

Krasniqi bie dakord, ndërsa shton se lidhjet mes krimit dhe politikës kanë dëmtuar shtetin dhe integritetin e tij.

“Ata kanë krijuar idenë përgjithshme se në demokraci gjithcka është në shitje. Sot është krijuar ideja se askush nuk mund të fitojë në zgjedhje nëse nuk merr mbështetjen e grupeve të tilla,” përfundoi Krasniqi.

Fiorentina “dërmon” Romën në Kupën e Italisë

Fiorentina ka turpëruar Romën në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Italisë duke mundur e skualifikuar njëkohësisht me rezultatin e thellë 7-1.

Chiesa shkëlqeu në këtë ndeshje të dominuar totalisht nga vendasit, të cilët i dhanë leksion Romës, lojtarët e së cilës me zi po prisnin vërshëllimën e arbitrit për të përfunduar makthin.

Pjesa e parë u mbyll me shifrat 3-1, ndërsa në pjesën e dytë kishte vend edhe për 4 gola të tjerë të Fiorentinës.

Ndërkohë, Roma e mbylli ndeshjen edhe me një lojtar më pak, pas ndëshkimit me kartonin e kuq të boshnjakut Dzeko.

Bushati: Marrëveshja e koalicionit zgjedhor në Mal të Zi, dëshmi e maturisë politike

Ish ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ka përshëndetur vendimin e kësaj të mërkure të partive politike shqiptare në Mal të zi për koalicion të përbashkët zgjedhor.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ish-ministri shkruan se faktori politik shqiptar ka nënshkruar marrëveshjen e koalicionit zgjedhor, duke formalizuar pjesëmarrjen në zgjedhjet vendore në Tuz permes një liste të përbashkët “Forumi Shqiptar” me sloganin “Malësia na Bashkon”.

“Përpjekja dhe angazhimi konstant me të gjithë aktorët politik, Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi i dha frytet. Me përgjegjshmëri politike dhe mision qytetar, faktori politik shqiptar ka nënshkruar sot marrëveshjen e koalicionit zgjedhor, duke formalizuar pjesëmarrjen në zgjedhjet vendore në Tuz permes një liste të përbashkët “Forumi Shqiptar” me sloganin “Malësia na Bashkon”. Ky hap, që përbën një moment të shumëpritur për bashkëkombasit tanë në Malin e Zi, është dëshmia më e mirë e maturisë politike, dhe në të njëjtën kohë përbën një tjetër arritje domethënëse për politikën tonë të jashtme dinamike e konstruktive në rajon.
Suksese të mëtejshme Komunës Tuz!
🇦🇱🇲🇪
#UrimeMalësia!”

Përplasje PS-PD për rregulloren

Mazhoranca ka rikthyer ne skenen e debatit politik ndryshimet ne rregulloren e kuvendit nje vit pasi i terhoqi ato per shkak te debatit te forte qe shkaktuan parashikimet ne lidhje me imunitetin e deputeteve. Edhe kete here kjo ishte pika qe ndau partine demokratike dhe ate socialiste ne mbledhjen e komisionit te ligjeve, pavaresisht se shumica u terhoq nga dy nenet qe parashikojne se prokuroria duhet te paraqese prova kur kerkon arrestimin e nje deputeti.

Terheqja e socialisteve nuk mjaftoi per te sjelle frymen e kompromisit mes paleve pasi opozita kerkon qe ndryshimet ne rregullore te shqyrtohen ne keshillin e posacem ku perfaqesimi eshte i barabarte mes te dy paleve.

Jane 65 ndryshime ne rregulloren e parlamenti per te cilat mazhoranca dhe opozita kane punuar se bashku deri ne prillin e vitit te kaluar kur konsensusi u prish.

Por miratimi i tyre me votat e demokrateve e socialisteve duket i veshtire pasi opozita ka 3 kerkesa baze; se pari ndryshimet duhet te diskutohen ne keshillin e rregullores, se dyti duhen terhequr me shkrim amendamentet per imunitetin dhe se treti masat ndeshkimore ndaj deputeteve duhet te merren nga keshilli i cili per shkak te perfaqesimit do te shmange ne shumicen e rasteve perjashtimet e deputeteve.

VIDEO/ Studentët kryqëzojnë Erion Veliajn: Vrave Ardit Gjoklajn

Takimi i Erion Veliaj sot në qytetin studenti ka marrë një tjetër rrjedhë për kryebashkiakun.

Pasi u fut në godinat 26-27 të Qytetit Studeni, Veliaj u përball me dy studente vajza që e akuzuan këtë të fundit për progandë, por jo vetëm.

“Ti je vrasësi i Ardit Gjoklajt” – i tha njëra studente kryebashkiakut, duke iu referuar 17-vjeçarit që humbi jetën në landfillin e Sharrit dy vite më parë. Ky i fundit e ruajti qetësinë duke i thënë studentes se mund të shkojnë në prokurori.

Një vajze tjetër, asaj që po filmonte përplasjen, iu afruan shoqëruesit e Erion Veliajt duke e detyruar të ndalojë filmimin.

Lëvizja ‘Për Universitetin’ njoftoi se shoqëruesit e Veliajt ndërhynë me forcë, tentuan t’u merrnin celularët dhe në fund i nxorën jashtë studentet nga godina e mjerueshme ku ato banojnë.

©Lapsi.al

I doli puçrra në ballë, nuk mundi të zhbllokonte Iphone X me fytyrë

Një djalë i ri nga Ilionis bëri një kërkesë interesante në lokalin e Apple, pasi për 24 orë nuk kishte çasje në telefonin e tij Iphone X.
Problemet filluar kur ai u zgjua në mëngjes dhe pa në ballë një puçërr të madhe, e cila nuk e lejonte të zhbllokojë telefonin.

I riu kishte bërë mundësinë e heqjes së çelësit në telefon me anë të fytyrës, por kjo puçërr i shkaktoi shumë telashe.

“Kam provuar gjithçka, e grimova me kozmetikën e motrës sime, i vura fashë, por nuk funksionoi. Madje, unë jam duke pritur edhe një telefonatë për një ofertë punë. Kjo është e papranueshme. Nëse do të dija se ka këso telashe, do të blija një Nokia 3310”, ka thënë ai.

Apple ka thënë se ka testuar aq shumë telefonat, por për një puçërr nuk u ka shkuar mendja.

Tiranë, vritet ish-mundësi i Dinamos

Kryeqyteti është tronditur në orët e mesditës nga një vrasje me armë zjarri.

A2 News CNN mëson se ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e “21 Dhjetorit”. Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një personi, i cili është identifikuar si shtetasi Arben Bilali, i cili ka qenë mundës i ekipit të Dinamos.

Mësohet se viktima është vëllai i Leonard Bilalit, i cili është ekzekutuar thuajse në të njëjtin vend në vitin 2010.

Forca të shumta polici kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për identifikimin e autorëve.

Italia ofron shtëpi me 1 euro, por këto janë kushtet që duhet të plotësoni.

Keni ëndërruar gjithmonë që të largoheni nga qyteti për të jetuar në një fshat të qetë dhe të mbushur me ajër të pastër? Nëse po, ëndrra juaj mund të bëhet realitet vetëm me 1 euro. Disa fshatra alpinë italianë ofrojnë shtëpi me 1 euro për të huajt, madje duke i paguar ata që të shpërgulen aty. Kryetarët e bashkive të këtyre vendeve janë duke i bërë këto oferta, pasi banorët po largohen dita-ditës për t`u shpërngulur në qytete.

Kryebashkiaku i fshatit të vogël alpin Locana, në Piemonte, Xhovani Bruno Mattiet ofron 9 mijë euro, për tre vjet, për familjet që do të vendosen atje. Fshati ndodhet në rajonin veriperëndimor të Italisë që kufizohet me Francën dhe Zvicrën, mes majave të maleve të mbuluara me borë dhe luginave plot me lule. Nëse po e mendoni seriozisht që të shpërnguleni aty duhet të plotësoni dy kushte: të keni të paktën një fëmijë dhe paga juaj vjetore të jetë minimumi 6 mijë euro.

Po ashtu, Alberto Preioni, kryebashkiaku i Borgomezzavalle-s ofron shtëpi me 1 euro për njerëzit që për 2 ose 3 vjet kanë në plan t`i ristrukturojnë dhe t`u japin jetë qendrave historike në fshat. Ai ofron 1 mijë euro për çdo të lindur dhe 2 mijë të tjera për ata që duan të nisin një biznes. Si ju duket si ide?