Ministri Klosi u dhuron fëmijëve me nevoja të veçanta dhurata: ‘Festat duan dashuri’

Aktiviteti “Festat duan dashuri” është ndalur këtë të shtunë në Berat. Ministri Blendi Klosi ka zgjedhur qendrën e zhvillimit në këtë qytet, ku strehohen 27 fëmijë me aftësi ndryshme e të grupmoshave të ndryshme, për të shpërndarë dhurata.
Teksa u ka dhuruar fëmijëve me nevoja të veçanta dhurata të ndryshme, Klosi theksoi rëndësinë e trajtimit të tyre me dashuri.“Kjo është për t’i dhënë dashuri atyre njerëzve që kanë më shumë nevojë për dashurinë e shoqërisë, për dashurinë e shtetit, për dashurinë e njerëzve që mund të ndajnë me ta një festë kaq të bukur sa festat e vitit të ri”, tha ministri i Turizmit dhe Mjedisit.

Më tej Klosi u shpreh se ndaj këtyre fëmijëve duhen marrë parasysh edhe mundësitë që i duhen krijuar për të qenë më të aftë për punë, duke përmendur si një të tillë edhe shkollën profesionale të Beratit. “Shkolla profesionale këtu në Berat trajton dhe trajnon disa nga fëmijët me aftësi të kufizuar për t’i bërë atyre të mundur që të hyjnë në tregun e punës”, u shpreh Klosi

Xhaçka nderon me medalje 26 ushtarakë.


23 ushtarakë të gradave të ndryshme dhe 3 civilë që punojnë në strukturat e Forcave të Armatosura u nderuan me medalje nga ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka. Ministrja Xhaçka theksoi se njerëzit janë pasuria më e madhe në FA. “Secili prej jush, e pa diskutim çdo efektiv i FA e punonjës i kësaj Ministrie, më keni ndihmuar për të shtyrë përpara reformat në sektorin e mbrojtjes, për të mbështetur djemtë dhe vajzat tona në uniformë brenda dhe jashtë kufijve, për t’i ardhur në ndihmë çdo familje shqiptare në vështirësi për shkak të motit të keq apo temperaturave të larta, si institucion përgjegjës tanimë për emergjencat civile.

Ka një fakt që nuk duhet mohuar e madje duhet përsëritur me zë të lartë: sado të përpiqemi për të modernizuar Forcën të Armatosur, sado mangësi të përkohshme të kemi në punën tonë, asgjë dhe askush nuk e zëvendëson pasurinë më të madhe që Forca e Armatosur ka dhe kjo pasuri janë njerëzit e saj.”

Horoskopi për ditën e shtunë, 29 dhjetor 2018

Dashi
Kjo e shtunë do të jetë me shumë fat, ku yjet do të ndriçojnë ditën tuaj. Nuk ju mbetet tjetër veçse të përfitoni! Edhe ata që janë vetëm, parashikohet që të kenë takime mjaft interesante. Në vendin e punës do të keni mundësi të shumta, ndaj duhet të bëni një vlerësim të kujdesshëm.

Demi
Nëse bëni pjesë në ata persona që nuk janë të kënaqur në raportin në çift, kjo e shtunë ofron mundësi të shumta për të ndryshuar situatën. Ata që janë vetëm, më në fund do mund të shohin diell në jetën e tyre. Në vendin e punës parashikohen fërkime me kolegët, por edhe situata jo shumë të favorshme.

Binjakët
Këshillohet që të dëgjoni më shumë personat që keni pranë. Megjithatë mos lejoni të ndikoheni nga persona aspak të sinqertë, të cilët nuk duan të bëjnë mirë. Për ata që janë vetëm, mund të ketë zhvillime pozitive. Sa i takon punës, do të arrini të mbyllni me sukses, një projekt që e keni shumë për zemër.

Gaforrja
Kjo e shtunë do të sjellë një sërë zhvillimesh pozitive në raporton në çift. Mundohuni vetëm që të jeni vetja juaj. Dita do të jetë e mbushur me vështirësi për ata që janë vetëm. Në punë do arrini të çoni përpara projekte mjaft stimuluese, të cilat do ju përmirësojnë humorin.
Luani
Mos lejoni që t’iu ikin nga duart mundësi të mira për të shfrytëzuar kontaktet me një person që ka shumë rëndësi për ju. Nëse jeni vetëm, kjo e shtunë sjell zhvillime të kënaqshme. Në sferën profesionale, parashikohet që të merrni një shpërblim monetar, gjë që do ju kthejë buzëqeshjen.

Virgjëresha
Mundohuni që të hapeni më shumë në raportin më çift dhe të jeni më të përkushtuar. Mendja juaj do të jetë gati për udhëtime që do ju largojnë nga çdo problem. Ata që janë vetëm, mund të vënë re një person që e kanë parë ndryshe deri më tani. Në punë, parashikohen zhvillime interesante, aq sa mund të lini pas dore njeriun tuaj të zemrës.

Peshorja
Qetësia nuk është pika juaj e fortë, megjithatë gjatë kësaj dite duhet të keni më shumë durim me partnerin/en, lidhur me një çështje të rëndësishme. Mundohuni që të mbani nën kontroll nervozizmin. Ata që janë vetëm, mund ta projektojnë veten e tyre me dikë në krahë. Në punë do të përballeni me disa probleme lidhur me bashkëpunimet, ndaj bëni kujdes.
Akrepi
Do të jetë një ditë e re për gjithçka. Jeni duke lënë pas krahëve të kaluarën përfundimisht dhe po projektoni ndërtimin e një jete të re. Për ata që janë vetëm parashikohen mundësi të shumta. Një erë freskie do të sjellë zhvillime pozitive në jetën tuaj. Në punë insistoni lidhur me një projekt, bëni gjithçka siç duhet dhe do të merrni kënaqësi të mëdha.

Shigjetari
Në raportin në çift do të përballeni me vështirësi, dhe kush ka tradhtuar rrezikon që të zbuloheni. Ky është momenti i duhur për të menduar për të ardhmen, ndaj bëjini sytë katër. Hëna i bën ata që janë vetëm, mjaft tërheqës, ndaj përfitoni të bëni për vete dikë për të cilin keni interes. Në punë, dita parashikohet të jetë mjaft pozitive dhe do të mund të përfundoni diçka që e keni nisur prej kohësh.

Bricjapi
Në raportin në çift duhet të tregoni hapur ndjenjat tuaja. Më në fund Hëna duket se ju buzëqesh, duke ju karikuar me energji. Ata që janë vetëm, mund të përjetojnë emocione dhe kënaqësi të mëdha. Në punë, nëse duhet të përballeni me një provë, do të keni mundësi të shumta për të fituar.

Ujori
Kjo e shtunë do të jetë mjaft e favorshme dhe parashikon zgjidhjen e disa situatave tejet të komplikuara. Do të merrni lajme të mira lidhur me shtëpinë dhe familjen, gjë që do ju bëjë tejet optimist. Në punë, Mërkuri do të favorizojë çdo objektiv tuajin, veç bëni kujdes ndaj ndonjë shpërqendrimi të vogël, i cili mund të çojë dëm gjithçka.

Peshqit
Do të përjetoni momente tensioni në çift, ndoshta për shkak të problemeve ekonomike. Ata që janë vetëm, do të ndihen më të lirë për të vendosur dhe vepruar lidhur me synimet që i kanë vendosur veten. Puna ju gjen mjaft të zënë, për shkak se parashikohen disa vështirësi të cilat duhen përballuar me energji.

Mesazhi i ndjerë i Dom Gjergj Metës për 17-vjeçaren: “Mos ia vdisni nënën, e as të atin mos…”

Dom Gjergj Meta jep një këshillë për mediat që kanë shkruar për jetën e vajzës.

“Kur gënjehet apo sajohet për një klik më shumë. Pse? Tragjedia e vajzës së vrarë mbrëmë na ka prekur të gjithëve. Vetëm 17 vjeç dhe me shumë dëshirë për të jetuar si të gjitha bashkëmoshatarët e saj. Informacioni është një e drejtë, por… mos ia vdisni nënën se e ka gjallë e as të atin mos e bëni me faj duke gënjyer se është larguar.

Janë një familje normale e Shqipërisë dhe Mirditës tonë që janë larguar nga Kurbneshi për një jetë më të mirë në Tiranë ashtu si mijëra familje që nuk shohin një të ardhme aty. Iliri dhe Drita janë prindërit e vajzës së vrarë dhe janë bashkë. Verifikoni përpara se të shkruani të dashur gazetarë. Mos vrisni dy herë. Respektoni familjen dhe dhimbjen e tyre.

Mos ushqeni thashethemin e kureshtarëve epshorë vetëm për pak klikime duke thënë gjëra të pavërteta”, është mesazhi i Arqipeshkvit.

Gjinkolaj ishte në një makinë me 23-vjeçarin Erion Benga, kur mbrëmjen e djeshme ndaj tyre është qëlluar me armë zjarri. Vajza mbeti e vdekur ndërsa 23-vjeçari u plagos. Policia ka identifikuar autorin e ngjarjes dhe është vënë në ndjekje të tij.

Ballo vjeneze në Pallatin e Kongreseve, Hoxha: Një gala për të mos u humbur.


Mbyllja e vitit për artistët e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit vjen me “Le të vallëzojmë” në Pallatin e Kongreseve. Viti 2018, i cilësuar si viti kulturor i bashkëpunimit Shqipëri –Austri përmbyll aktivitetet me këtë grand gala sonte. Kori, baleti dhe orkestra do të vijnë nën koreografinë e Renato Zanellës. Artistët që do të jenë pjesë e kësaj mbrëmje tregojnë këtë eksperiencë
Është një gala për të mos u humbur, më bukur se kaq nuk mund që të festohej.

“Unë kam një peshë kryesore në këtë shfaqje, do ta quaj qershia mbi tortë edhe do të veçoja pjesën që interpetoj më Dion Gjinikën”, shprehet balerina Adela Muçollari.
“Për mua kjo mbrëmje është ndryshe, se këtu do kemi muzikë balloje vjeneze, pesha kryesore është e balerinëve edhe jo e këngëtarëve. Emocioni është i veçantë se është në një sallë kaq të madhe, me orkestër, ndriçim dhe skenografi. Unë do të vijë me një operetë nga “Vejushat gazmore”.

Mbrëmja me valsin vjenez do ketë në repertor pjesë nga Moxarti, Straussi, por edhe shumë autorë të tjerë vjenezë, që kanë luajtur një rol të rëndësishëm në historinë e operës ndër viti. Artistët kanë një urim edhe për Vitin e Ri.

Urimi im është që të gjithë të kenë një vit sa më të mbarë, qetësi edhe paqe me të tjerët. Të jenë të tërë të lumtur.

“Për njerëzit dua që t’i përulem të gjithë publikut, se të interpretoj edhe të marrë duartrokitjet e tyre”, shprehet balerina Adela Muçollari.
“Sa më shumë lumturi, edhe shëndet kudo që ndodhen”,

Grand Gala prezantohet, sonte në orën 19.00 në Pallatit të Kongreseve.

MË LEHTË MINISTRAT, SE PATATET

Nga Astrit Patozi

Më pyeti një mik se si më dukeshin ndryshimet e fundit ne qeveri.
– Po çfarë të them unë? iu përgjigja. Është fakt që për çështjen kombëtare kemi bërë hapa të rëndësishëm përpara. Falë timonierit, tani nga Kosova është më e lehtë të importosh ministra, se sa të sjellësh në Shqipëri patate (kumpira i thonë në Kukës dhe Prizren).
Sepse për të parët, të paktën nuk na duhet të paguajmë taksa.

Risia e fundit e Instagramit u urrye aq shumë, saqë zgjati vetëm 17 minuta.

Ndodh shpesh që Instagrami dhe rrjetet e tjera sociale të sjellin vazhdimisht risi, të cilat jo gjithmonë mirëpriten. E njëjta gjë ka ndodhur me risinë që ka sjellë ditën e djeshme Instagrami. Kryefaqja e rrjetit të famshëm social ndryshoi dhe nuk duhet të ecje poshtë në mënyrë vertikale për të parë postimet e fundit, por duhet të ecjen në mënyrë horizontale, njësoj siç bëjmë me Story-t.

Kjo gjë shkaktoi shumë reagime nga përdoruesit e tij dhe shumica ishin negative. Njerëzit nuk ishin aspak dakord me këtë risi dhe aq u desh që memet të pushtonin rrjetin duke ironizuar update-in e Instagramit. Si përfundim, Instagrami u kthye në normalitet vetëm 20 minuta më vonë dhe duhet të themi që kjo nuk ishte ajo që u duhej përdoruesve të tij këto festa. Megjithatë, e gjithë kjo ia vlejti vetëm për memet që na argëtuan pa masë.

Jonida Maliqi nuk e ka fare mbiemrin Maliqi! E paskemi ditur gabim gjatë gjithë kësaj kohe .

Jonida Maliqi është një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar, këngët e së cilës janë kthyer në hite.
Gjithashtu pa dyshim është një nga femrat më me influencë në Shqipëri që me stilin e saj ka frymëzuar shumë vajza.
Së fundmi këngëtarja postoi në Instastory pasaportës me anë të cilës mësuam mbiemrin të cilin e paskemi ditur gabim.
Në pasaportë mbiemri i këngëtares është shënuar Maliqaj.

Si e pritën ministrat shkarkimin?! Shikoni mimikat e tyre. [FOTO]

Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar ditën e sotme 7 ministra. Të ata që kishin 5 vite që mbanin këtë post në qeverinë Rama 2, janë larguar, ndërsa nuk kanë vonuar dhe emërimet e reja.
“Nuk diskutohet që ministrat që do të largohen sot kanë një rol tejet pozitiv. Ata janë një investim strategjik. Të gjithë ata që kanë pesë vite në qeveri do t’iu lënë të tjerëve”, u shpreh Rama.
Gjatë të gjithë kësaj lëvizje të papritur nga Rama nuk kanë munguar as fotografitë në momentet që ministrat kanë marrë këtë lajm. Në fotot më poshtë shihen dhe mimikat e ministrave të shkarkuar:

Kryemadhi: Ra Qeveria e Surrelit, bashkohuni me protestën e diasporës.


Pasi kryeministri, Edi Rama njoftoi ditën e sotme gjatë mbledhjes së Asamblesë Partisë socialiste, shkarkimin e disa ministrive dhe emërimet e reja në kabinetin e qeverisjes Kryetarja e Lëvisjes socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi doli këtë të premte në një deklaratë për mediat duke komentuar ndryshimet në kabinetin e ri qeverisës.
Nga selia e Lëvizjes socialiste për Integrim Kryemadhi akuzoi kryeministrin Edi Rama se vazhdon të mashtrojë, për situatën e rëndë që po kalojnë shqiptarët dhe se sot nuk kishte ndryshime në qeveri, por rënie të qeverisë .

Kryetarja e LSI-së, i bëri thirrje Ramës se tani është radha jote për t’u larguar, sipas saj sot ka rënë jo qeveria e shqiptarëve, por qeveria e Edi Ramës.
Në fakt kjo nuk është një ndryshim i qeversisë Rama ,që mundohet të shpjegojë Edi Rama por është një rënie qeverie e Edi Ramës. Qeveria ra si rezultat i skandaleve korruptive. Vetëm me një tender, Rama vjedh 40 mln euro. Po të ketë drejtësi shqiptarët do të shikojnë skandale pafund se sa miliona e miliona iu vidhen.Ra qeveria e Surrelit . Edi Rama harroi të thoshte sot para Partisë së Surrelit, se qeveria duhet t’i shërbeë qytetarëve të saj, populli të saj por Edi Rama sot ndërroi sot lavatricen e pastrimit të parave të drogës. Rama vazhdon të mashtrojë shqiptarët , pasi ndërroi sot disa pjesë të lavatrices së drogës. Harron se duhet larguar lavatriçja e krimit. Rama vazhdon të mashtrojë për situatën e rëndë që po kalojnë shqiptarët. Dëgjojmë se ka hapur vende të reja pune, por nuk dëgjojmë se si degdisi rrugëve mbi 400 mijë emigrantë.
Monika Kryemadhi , kryetarja e LSI-së
Në fund, Kryemadhi iu bëri thirrje shqiptarëve t’i bashkohen protestës së emigranëtëve, kundër qeverisë e parashkuar të mbahet në orën 17,00 para kryemisnitrisë.
Mos ndalni, bashkojuni sot në protestën në orën 5 të gjjthë shqiptarëve që kanë ardhur nga diaspora për të protestuar. O sot, o kurrë të gjithë së bashku kundër kësaj lavatriçeje të krimit.