Mashtrimi i policisë se shpëtoi turistët sjell reagimin e ish-kryeministrit Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha e cilësoi të neveritshme mashtrimin e policisë së Shtetit se ishte ajo që shpëtoi dy turistët çek që humbën në zonën e Thethit. Sot u bë e ditur se turistët u shpëtuan nga banorët e zonës dhe jo nga policia, sikundër u kujdes të shpërndante zyra e shtypit e uniformave blu.

Ja postimi i plotë i ish-kryeministrit

Nje nderim per tre djemte e Thethit qe shpetuan turistet anglez!

Nje turp tjeter i Narkopolicise qe mashtron shqiptaret se i shpetoi ajo!

Te dashur miq, bazuar ne nje njoftim fallco te narkopolicise, mediat njoftuan dje se dy turiste humben buze nje gremine dhe se ata ne rrezik te madh per jeten i gjeti dhe i shpetoi narkopolicia.

E verteta ishte se vertet dy turist anglez humben rrugen dhe mbeten pa orjentim ne 2000 m lartesi ne majen e Jezerces. Por ata nuk i shpetoi policia por i shpetuan tre djem te Thethit dhe konkretisht Çesk Berishta, Nikoll Djegsina dhe Françesk Harusha, te cilet u njoftuan per humbjen e orjentimit nga ana e tyre dhe u nisen, i gjeten dh i shprtuan.

Le te shprehim ne nderimin tone te thelle ketyre tre djemve guximtar per operacionin e tyre te suksesshem te shpetimit te jeteve te dy turisteve por dhe te denojme mashtrimin e paskrupullt te narkopolicise, e cila ne vend te falenderimit te djemve te Thethit paturpesisht merr meritat e tyre!

Per hollesi me te medha lexoni raportin e gazetarit Senad Nikshiqi publikuar ne BW. ab

Aventura e rrezikshme/ Flasin turistët anglezë të shpëtuar në Theth
Senad Nikshiqi | 31 Tetor, 2018 16:24 | 631 shfletime
SHKODER -Një smartphone me pak bateri të mbetur, një zjarr për të mbajtur larg egërsirat dhe tre shqiptarë me zemër të madhe dhe shpirtin e sakrifices për mos ti lënë në mëshirë të fatit në lartësinë 2000 metra në Majën e Jezercës. Kështu mund të përmblidhet aventuara e çmendur e Chris dhe Sanne, burre e grua nga Anglia, 33 dhe 27 vjec.

Pasi kishin udhëtuar për 10 orë ka mjaftuar një orientim i gabuar, dhe e kanë parë veten të humbur mes maleve.Pasi shpëtuan dhe u kthyen shëndoshe e mire në kamping, Chris Simm dhe Sanne Carbaat rrëfejne se udhëtimi magjepsës në natyrën e bukur shqiptare u shnderrua në makth

“Gjatë ecjes tek Bar Simoni që është përgjatë këtij rrugëtimi ne jemi ngatërruar dhe jemi futur djathtas në vend që të shkonim majtas sepse shenjat e orientimit nuk ishin të mira. Kemi ecur nga ora 8 e mëngjesit deri në 6 të pasdites”

“Në momentin që humbëm, ishte mjegull, ishte terren i rrëshqitshëm ne çdo cep U bë shumë e vështirë pastaj për shkak të ftohtit, erës apo edhe shiut. Nuk e dinim ku ishim”

Tri djem nga Thethi, Çesk Berishta, Nikoll Djegsina dhe Françesk Harusha i gjetën ata. Djemtë i njoftoi Loren Nikaj, vajza që i kishte mbajtur turistët për dy ditë në kampingun e saj në Shkodër dhe që mori e para mesazhin prej tyre. Loren njëherësh njoftoi edhe policinë, e cila I kërkoi Çesk Berishtës, nje vendasi që të ndihmojë pasi e njeh mire zonen

Aventura e rrezikshme/ Flasin turistët anglezë të shpëtuar në Theth

Burre e grua hedhin poshtë versionin zyrtar të policisë se ata i shpëtuan efektivët duke thënë se shpëtimi erdhi vetëm nga djemtë e Thethit…

Ne nuk na gjeti policia por Çesku, Niko dhe Françesku, pra tri djem nga Thethi. Pastaj ne folëm me Loren dhe i treguam se djemtë na gjetën. Kur erdhen ishin shume te sjellshem na thane s’ka problem mos u shqetesoni dhe se do kthehshim me ta”


Ne nuk kishim frikë për jetën sepse nuk e dinim se aty ka ujqër dhe arinj Menduam se ishim më afër një zone të banuar dhe kur ndezëm edhe zjarrin na iku pak frika nga egersirat”
Çifti britanik do largohet me mbresat më të mira për Shipërinë pas gjestit heroik të tri djemve nga Thethi…
Njerëzit në Theth jane shumë të mirë , na ndihmuam shumë. Ne po largohemi me impresionet me të mira nga Shipëria. Sikur të kishte më shumë shenja gjatë rrugës do ishte më mirë dhe sikur shpëtimi jonë të ishte bërë me helikopter edhe pse më shtrenjtë do ishte edhe më mirë”.
Numri i turistëve të huaj në Theth vjen duke u shtuar nga viti në vit ndërsa shërbimi i strukturave shtetërore, angazhimi dhe kapacitetet në raste të tilla kur ata ndodhen në vështirësi janë minimale.
Është e disata herë që banorët e zonës kthehen në heronj duke i shpëtuar jetën turistëvë që bllokohen mes maleve nga bora apo që humbin rrugën duke bërë në fakt punën e institucioneve.

Reali ndryshon fytyrë me trajnerin e ri, fitore pokeri

Debutimi në pankinën e Realit të Madridit ka shkuar ashtu siç pritej për Santiago Solarin, me Los Blancos që ka kaluar lehtësisht 0-4 Melilla.

Në takimin e vlefshëm për fazën e 1/16-ave të Kupës së Mbretit, rezultati u zhbllokua në minutën e 28-të kur pas një asistimi nga Alvaro Odriozola, realizoi Karim Benzema. Në fund të pjesës së parë rezultati u dyfishua me golin e Marco Asensios, i cili u asistua nga Viniciues Junior.

Goleada e “Los Blancos” vijoi edhe në minutën e 79-të, Alvaro Odriozolas, që tundi rrjetën dhe dërgoi shifrat në 3-0 pas asistit të Viniciues. Rezultatin përfundimtar e vendosi Cristo Ramon Gonzalez Perez në fundin e takimit.

Takimi i kthimit është programuar për tu zhvilluar më 5 dhjetor, një 90 minutësh që për Realin pritet të jetë thjeshtë një formalitet.

Horoskopi për ditën e sotme, ja çfarë parashikuar fati për ju

DASHI

Sot do të jeni me fat në aspektin financiar. Me këto të ardhura, ju mund të filloni një biznes, ose t’i zgjidhni familjes problemet që ka.

DEMI

Sot do të doni të udhëtoni. Kur të jeni gati për ndryshim, do të pranoni rastin e parë që ju vjen. Ajo çfarë të tjerët ju kanë ofruar është një angazhim serioz, për një periudhë kohe të gjatë.

BINJAKET

Sot do të merrni atë çfarë keni dashur gjatë këtyre ditëve. Ky mund të jetë një projekt i ri, ku do të shfaqni vlerat tuaja. Gjithçka që keni bërë në aspektin romantik, do t’ju shpërblehet siç duhet.

GAFORRJA

Sot do të shfaqni aftësitë tuaja kompjuterike. Ju do të merrni çdo informacion që ju vjen, dhe do ta përpunoni siç duhet. Pasi të keni bërë këtë gjë, ju do të komunikoni me miqtë tuaj që ndodhen larg.

LUANI

Sot do të jeni në lëvizje për të bërë disa rregullime në shtëpinë tuaj. Ju dëshironi të blini gjëra të reja, dhe për këtë do të merrni mendimin e miqve. Kjo ditë është aktive, por jo argëtuese.

VIRGJERESHA

Sot do të merrni disa informacione mjaft interesante. Çfarë do të jetë, ju do të nisni një projekt të ri, me disa persona të rëndësishëm. Ju do të ndiheni të lumtur, dhe me energji pozitive për punë.

PESHORJA

Sot, do t’ju vijnë një shumë e mirë parash. Ato do t’i shpenzoni me disa blerje për shtëpinë tuaj, ose për fillimin e një biznesi. Do të jeni energjik dhe entuziast, për sipërmarrjen tuaj të re.

AKREPI

Sot jeni në humor për diçka ndryshe, si ndjenja juaj për aventura. Ftoni disa miq, për të dal me ju këtë pasdite. Ju mund të shikoni një film, ose të dilni për të bërë një shëtitje të qetë në park.

SHIGJETARI

Sot do të merrni disa informacione të rëndësishme. Megjithëse financat tuaja duken mirë, ju duhet të jeni të kujdesshëm për t’i menaxhuar.

BRICJAPI

Miqtë janë mjaft të rëndësishëm për ju. Sot ju mund të takoni disa persona, të cilët do të bëhen miqtë tuaj, pasi keni interesa të njëjta.

UJORI

Sot nuk do të jeni të sigurt në gjërat tuaja. Në këtë ditë, do të keni përvojën e duhur, që të tregoni sesa të aftë dhe inteligjent jeni, duke pasur besim te vetja.

PESHQIT

Sot do të studioni temat që ju interesojnë. Gjatë këtyre studimeve do të takoni njerëz, që kanë të njëjtat mendime me ju. Disa prej tyre do të jenë miqtë tuaj, dhe ju për këtë do të ndiheni mjaft mirë.

Surprizon moti, ja sa shkojnë temperaturat sot

Kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë në të gjithë territorin. Më të theksuara vranësirat në ekstremin verior dhe zonat veriperëndimore por pa rrezikuar shira.

Ndërsa, gjatë pasdites pritet përmirësim i situatës atmosferike duke sjell mot kryesisht të kthjellët në të gjithë vendin me praninë e vranësirave të lehta në veri-verilindje.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do te pësojnë rritje të lehtë në të dy vlerat ekstremale te ditës duke luhatur vlerat ditore nga 10 në 28°C.

Era do fryjë e lehte dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Lindor-Juglindor duke krijuar në det dallgëzim mbi ballë.