Nga 1990 mbi 147 shqiptarë të vrarë dhe dhjetra të zhdukur në Greqi, 11 i vrau policia

Me hapjen e kufijve pas rënies së komunizmit, shumë shqiptarë emigruan drejt perëndimit me shpresën për të nisur një jetë të re, më të mirë, për ta dhe familjet e tyre.

Një prej shteteve me fluksin e madh të emigrantëve shqiptarë ishte edhe Greqia. Por shumë shqiptarë u përballën në shtetin fqinj me një racizëm brutal që siç e cilësojnë disa studiues, sponsorizohej, udhëhiqej dhe drejtohej nga mekanizma të shtetit grek, shrkuan Newsbomb.al.

Shumë prej këtyre sulmeve raciste përfunduan tragjikisht, me vdekjen e shqiptarëve, ndërsa autorët e krimeve nuk u dënuan kurrë, raporton Newsbomb.al.

Më poshtë është një listë disa prej rasteve të dokumentuara kur shqiptarët janë sulmuar apo vrarë në Greqi për motive raciste. Të dhënat janë mbledhur nga historiani arvanitas Aristidh Kola dhe i përkasin periudhës nga viti 1992 deri në 2010-ën, bazuar në arkivën e gazetës greke “Elefterotipia”.

147 shqiptarë janë vrarë gjatë kësaj periudhe në Greqi, një pjesë e madhe e tyre janë qëlluar për vdekje nga policia greke:

9 nëntor 1992 – Polici I.Seitaridis vret një shqiptar

27 dhjetor 1992 – Polici Dh.Janopulos vret një shtetas shqiptar

12 shtator 1993 – Polici A.Delas vret një shqiptar

9 mars 1994 – Polici N.Kunupakis vret një shtetas shqiptar

Në nëntor 1994 – Polici L.Karajanis vret një shtetas shqiptar

Në nëntor 1994 – I.Rigas vret shtetasin shqiptar pa asnjë arsye

Në shtator 1996 – Qytetari grek Theodoros Zanemas vret një djalë të ri shqiptar se po tentonte të vidhte biçikletën e djalit të tij

Në tetor 1996 – Gjykata në Florinë shpall të pafajshëm shtetasin grek Athanasio Fotopulos, i cili vrau shqiptarin Qazim Bikli. Gjykata liron edhe një polic që kishte lidhur me litar pas motorit e tërhoqi zvarrë në qytet një tjetër shqiptar.

Në nëntor 1996 – Polici Dimitris Spiropuli vret me armë zjarri në Katerini të Selanikut shqiptarin Jani Noka. Polici u la i lirë me arsyen se arma ishte shkrepur vetë.

Në dhjetor 1996, shtetasi grek Lefteris Kakulidhis vret një shqiptar që po qëndronte në një kafene.

Në prill 1997 – Policia greke hap zjarr ndaj një kamioni me emigrantë shqiptarë dhe vret dy prej tyre.

Në shtator 1997 – Në fshatin Paramithi në Janinë, shtetasi grek Lambro Dhimu vret 13-vjeçarin shqiptar Adriatik Dominiku dhe plagos 16-vjeçarin Miljan Llapi.

Në dhjetor 1997 – Gjykata në Kozani shpall të pafajshëm policin Miltiadhis Andreopulos, i cili kishte vrarë një 14-vjeçar shqiptar.

Në prill 1998 – Në Selanik, polici Jorgo Amaxidhi qëllon me pistoletë pas koke adoleshentin shqiptar Niko Leonidha duke e lënë të vdekur në vend.

Në prill 1998 – Gjykata në Larisa dënon me dy vite burg (më pas lihet i lirë me kusht) grekun Anasthasios Matos, i cili në qershor të 1993 kishte qëlluar për vdekje nëj shqiptar pasi i kishte vjedhur një shalqi nga kopështi i tij.

Në maj 1998 – Një shtetas grek plagos dy adoleshentë shqiptarë për arsye raciste, gjykata e shpall të pafajshëm.

Në shkurt 1998 – Gjykata në Athinë shpall të pafajshëm tre policë dhe një shofer taksie për keqtrajtim dhe torturë ndaj shqiptarëve në 1993 në Amfiklea.

Në tetor 1998 – Gjykata shpall të pafajshëm një 17-vjeçar grek për vrasjen e dy shqiptarëve.

Në janar 1999 – Një shtetas grek qëllon me armë në fshatin Egjio dhe plagos djalin e tij, pasi e ngatërroi për shqiptar.

Në nëntor 1999 – Gjykaya në Janinë dënon grekun Jorgo Hroxopulos, i cili në natën e Vitit të Ri vrau tre shqiptarë pasi i kërkuan paratë e punës që kishin kryer. Vrasësi preu me sharrë trupin e njërit prej tyre për të zhdukur gjurmët.

19 qershor 1999 – Një shqiptar vritet në Kedhica për motive raciste.

Në gusht 2000 – Policia vret një shqiptar pas dyshimeve se kishte drogë. Nga kontrolli nuk iu gjet asgjë e dyshimtë.

15 Mars 2005 – Vritet me thikë në një lokal në Athinë 26-vjeçari Ilir Frroku. Ai u qëllua për vdekje nga një shtetas grek se po këndonte shqip.

1 janar 2006 – Babë e bir grekë masakrojnë me thikë në gjumë 18-vjeçarin shqiptar Edison Jahja. Të dy shpallen të pafajshëm.

Kjo është vetëm një pjesë e listës së gjatë të vrasjeve për motive raciste të shqiptarëve në Greqi. Autorët nuk janë dënuar apo kanë marrë dënime minimale dhe janë lënë të lirë. Këto janë ngjarje të dokumentuara në mediat greke. Shumë vrasje të tjera janë ende edhe sot mister. E ndërsa sulmet raciste ndaj shqiptarëve janë qindra-mijëra.

Banderola raciste në stadium, FSHF dënon Partizanin

Klubi i Partizanit është dënuar me 2 ndeshje pa tifozëve, për atë banderolë raciste të hapur në ndeshjen ndaj Skënderbeut, në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Komisioni i Disiplinës në FSHF në vendimin e saj në lidhje me këtë shkak dhe për sjelljen e gabuar të tifozëve, e ka dënuar skuadrën kryeqytetase të luajë dy ndeshje me dyer të mbyllura.

Gjithashtu ekipi i Skënderbeut, është dënuar me 50 mijë lekë gjobë, për sjellje të gabuar të spektatorëve. Të njëjtën gjobë kanë marrë edhe Flamurtari e Tirana.

Ndërkohë në banderolën e cila mori vëmendje të madhe nga mediat greke dhe që u komentua nga shumë personazhe të politikës në vendin tonë, shkruhej “Një grek më pak, një bastard më pak”, referuar vrasjes së minoritarit në Gjirokastër që ka rritur tensionet mes dy vendeve.

Ja si do të jetë aeroporti i Kukësit, Rama publikon fotot e projektit

Aeroporti i Kukësit ka një dekadë që është ndërtuar, por që asnjëherë nuk ka qenë funksional. Ndërsa në premtimin më të fundit nga qeveria pritet që vitin e ardhshëm, aeroporti do t’i nënshtrohet një rikonstruksioni.

Përmes një postimi në Facebook, kryeministri Edi Rama publikoi një foto 3D se si do të jetë aeroporti, duke premtuar se në realitet do të jetë edhe më i bukur.

“Aeroporti i Ri i Kukësit dhe një paralajmërim: Mos përgojoni 3D se sot një vit, në realitet do jetë më i bukur se këtu”.

Arsyet pse nuk duhet t’i besoni fotove perfekte që shikoni në Insragram.

Në kohën e Instagram dhe Photoshop, ne përballemi me foto nga më të ndryshmet çdo ditë. Ne shikojmë madje foto aq të çuditshme sa truri ynë as nuk i koncepton. Mirëpo, ka nga ato mendje kreative që ia kanë dalë të realizojnë foto vërtet të bukura edhe me mjete rrethanore. Bright Side ka përmbledhur këto foto që na bëjnë të mendojmë seriozisht që mos t’i besojmë të gjitha fotot e bukura që i shikojmë në rrjetet sociale.

Profesori britanik: Shqiptarët të parët në Europë dhe të pestët në botë për emigrim.

Emigrimi i shqiptarëve jashtë vendit është një fenomen që vazhdon prej 30 vitesh dhe kjo e rendit vendin tonë si të parin në Europë për emigracionin potencial.

Kështu është shprehur për “Deutsche Welle” profesori Russell King, Drejtor i Qendrës Sussex për Kërkime mbi emigracionin, i cili shtoi se Shqipërisë po i kën truri, po i ikin përvoja dhe kualifikime të nivelit të lartë.

Shkaku, sipas profesor King, lidhet me kushtet ekonomike, të ardhura të ulta, pakënaqësi nga arsimi i lartë, perspektiva të vakëta pune, mungesa e perspektivës për brezin e ri,  që vazhdojnë të ekzistojnë duke e bërë Shqipërinë të zërë vendin e parë në Europë dhe të pestin në  botë për dëshirën e madhe për të emigruar.

Intervista e plotë me Prof, Russell King:

DW:  Prof. King, cila është situata e emigrimit potencial nga Shqipëria drejt vendeve të Europës Perëndimore, SHBA apo Kanada? Ju keni drejtuar studimin e sapopublikuar në Tiranë, “Trende të reja në emigracionin potencial nga Shqipëria”, të  Qendrës për Studime Ekonomike dhe Sociale, mbështetur nga Fondacioni Friedrich-Ebert. Pra, ҫfarë tregojnë gjetjet e këtij studimi?
Russell King:  Gjetjet tregojnë që emigrimi i shqiptarëve vazhdon, që prej afër 30 vitesh. Por natyra e tij po ndryshon: nuk është më një dukuri për arësye ekonomike apo politike, por një dukuri që po prek të gjitha shtresat e shoqërisë, grupmoshat, klasat e ndryshme shoqërore për nga të ardhurat. Emigrimi potencial është rritur në vitin 2018 në 52% nga 44% që ka qenë në 2007.  Studimi tregon se tendenca më e fundit është ajo e emigrimit të njerëzve që kanë mbaruar universitetin, i rinisë së kualifikuar në nivel të lartë, që ka dëshirë të madhe të emigrojë. 57  %  e grupmoshës 18- 40 vjec synojnë të emigrojnë. 46 %  e atyre që nuk  kanë emigruar asnjëherë synojnë të emigrojnë. 72%  e emigrantëve të  kthyer, pra e atyre që kanë qënë njëherë në emigracion, dëshirojnë të ikin përsëri. Për shkak të krizës financiare në Greqi në 2008-ën dhe Itali, rreth 134 mijë emigrantë në këto dy vende fqinje u detyruan të kthehen në Shqipëri, sepse humbën vendet e punës. Rreth 1.4 milion vetë, pothuajse gjysma e popullsisë së tanishme të Shqipërisë,  ka emigruar në Europën Perëndimore, SHBA dhe Kanada, që nga rënia e regjimit komunist në 1991 e deri më sot.

DW: Cili është raporti mes  emigrantëve të  kthyer në Shqipëri dhe atyre që nuk kanë qënë asnjëherë emigrantë, por synojnë tani të ikin?
Russell King:  Është vështirë të dihet ky raport. Statistikat në Shqipëri për emigracionin nuk janë shumë të qarta, nuk regjistrohet me saktësi në baza vjetore numri i njerëzve që ikin dhe i atyre që kthehen. Por është e qartë se që prej 1991 numri i shqiptarëve që ikin është shumë më i madh se numri i atyre që kthehen. Dëshira për të emigruar është shumë më e madhe tek ata që kanë qenë një herë emigrantë dhe janë kthyer, sesa tek ata që nuk kanë emigruar kurrrë. Tendenca është që kush ka emigruar një herë, dëshiron shumë të emigrojë përsëri. Numri i përgjithshëm i popullsisë po bie, Shqipëria po tkurret.

DW: Pse dëshiron më shumë se gjysma e popullsisë të ikë ? Çfarë arsyesh janë gjetur në studimin që keni drejtuar?
Russell King: Studimi tregon se një nga arsyet kryesore pse njerëzit duan të ikin është se nuk shohin të ardhme për vete dhe fëmijët e tyre në Shqipëri. Pjesa më e madhe kërkojnë një shkollim më të mirë për fëmijët e tyre. Vendet e preferuara janë Gjermania dhe  SHBA. Arësye tjetër kryesore janë të ardhurat shumë të ulëta në Shqipëri, kur kosto e jetesës sa vjen e ngrihet. Është normale që njerëzit në Shqipëri të duan të eksplorojnë mundësi për të fituar të ardhura më të mira. Është ky grup faktorësh: të ardhura të ulta, pakënaqësi nga arsimi i lartë, perspespektiva të vakëta pune, mungesa e perspektivës për brezin e ri,  që vazhdojnë të egzistojnë duke e bërë Shqipërinë të zërë vendin e parë në Europë dhe të pestin në  në botë për dëshirën e madhe për të emigruar –  në bazë të një studimi të IOM  ( International Organization for Migration). Që kjo situatë të ndryshojë lypsen politika zhvillimi që krijojnë më shumë mundësi punësimi dhe të ardhura të mira.

DW: Shqipërisë po i ikën rinia që ka dijet, energjinë, vrullin për ndryshim. Si mund të ndalet ikja e rinisë?
Russell King:  Po, e drejtë. Shqipërisë po i ikën truri, po i ikin përvoja dhe kualifikime të nivelit të lartë. Por kjo dukuri nuk po ndodh vetëm në Shqipëri, por në të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe Europën Lindore. Pasojat bëhen edhe më të rënda nga kombinimi i ikjes me rënien e numrit të lindjeve. Gjithsesi, nëse zhvillimi ekonomiko – social në Shqipëri ndodh në drejtimin e duhur, ai  mund të ndalojë rininë të emigrojë. Industria e Turizmit ofron mundësi për rininë, jo domosdoshmërisht për ata që kanë kualifikime të nivelit të lartë si doktorë, juristë etj, por për ata që kanë kualifikime të nivelit të mesëm, po kështu manifaktura, sektori bankar, financiar, menaxhimi, arsimi i lartë. Por duhet ngritur një sistem meritokracie transparence në emërime, që mungon në Shqipëri, duhen përmirësuar standartet e rekrutimit në tregun e punës. Shqipëria ka burime për t’ u zhvilluar nëse ato përdoren si duhet.

DW: A e favorizon situata në Europë dhe në botë dëshirën e shqiptarëve për të emigruar, pra kalimin nga  emigracioni potencial në atë real, nga dëshira tek realizimi i saj?
Russell King: Po, e favorizon. Nëse shohim skenarin global të emigracionit, shumë vende kërkojnë emigrantë me përvoja profesionale. Kanadaja, Australia etj kanë politika emigrimi që tërheqin njerëzit me përvoja të nivelit të lartë në disa sektorë të ekonomisë. Të rinjtë dhe të rejat e Shqipërisë, që kanë nivel të lartë njohurish, gjejnë punë në këto vende. Shqipëria humbet rininë e saj të kualifikuar, për të cilën ajo ka investuar vite të tëra, e cila kur ikën kontribuon jo për vendin e saj, por për vendet ku emigron. Kjo është rrjedhja klasike e trurit, që mund të ndalojë.

*Prof. Russel King, në Shkollën për Studime Globale, në Universitetin e Sussex në Britaninë e Madhe është Drejtor i Qendrës Sussex për Kërkime mbi emigracionin, e njohur në të gjithë botën.

Ushqime të pasura me kolagjen që luftojnë rrudhat njëlloj si kremrat.

Kur bëhet fjalë për kujdesin ndaj lëkurës, ne e dimë se një kombinim i kremrave të diellit, kremrave anti-plakje dhe kujdesi i vazhdueshëm do të na ndihmojnë të lehtësojmë procesin e plakjes. Por, siç theksohet tek “Reader’s Digest”, ju mund të keni një lëkurë të butë dhe pa rrudha duke kontrolluar dietën tuaj ushqimore.

“Ndërsa jeni duke tretur ushqime të pasura me proteina, trupi juaj i përpunon proteinat dhe i kthen në aminoacide të cilat ndihmojnë në krijimin e qelizave të reja të lëkurës. Duke pasur sa më shumë të tilla në dispozicion bëhet më i lehtë riparimi dhe rindërtimi i lëkurës dhe kolagjenit, i cili i jep strukturën lëkurë suaj”, shkruhet në të.

Përveç shmangies së kafeinës dhe sheqerit të tepërt, botimi rekomandon që të hahen pesë ushqimet e mëposhtme çdo ditë për të ndihmuar trupin tuaj të luftojë rrudhat.

1

Hudhra

Ajo është e mbushur me antioksidantë për mbrojtjen e lëkurës të quajtur polyphenols, të cilat ndihmojnë në mbrojtjen e lëkurës nga radikalët e lirë dhe molekulat e paqëndrueshme të cilat shkatërrojnë kolagjenin.

2

Manaferrat

Ato kanë më shumë antioksidantë se çdo frut apo perim tjetër. Këto antioksidantë janë shpëtimtari i lëkurës sonë duke e mbrojtur nga dëmtimi që shkaktojnë rrudhat.

3

Salmoni

Acidet yndyrore omega-3 që përmban salmoni nuk janë të mira vetëm për zemrën tuaj, por gjithashtu i mbajnë membranat e qelizave të lëngshme për të ndihmuar në mbajtjen e lëkurës suaj të butë. Duhet të hani të paktën dy copa salmon të paktën 4 herë në javë.

4

Vaji i ullirit

Ky vaj i shëndetshëm është i ngarkuar me acid oleik, një acid yndyror që e bën lëkurën të butë duke mbrojtur lëngun e membranave qelizore. Ai përmban vitaminë E dhe polifenolë të cilët gjithashtu e bëjnë lëkurën të duket më e re.

5

Fasule

Njerëzit që hanë fasulet, peshqit, perimet dhe vajin e ullirit kanë më pak rrudha, thotë një studim australian i bërë së fundmi ku kanë marrë pjesë qytetarë nga Australia, Suedia dhe Greqia.

Gratë e famshme shqiptare bëhen bashkë për një kauzë të madhe.

Ka pasur ndikimin e saj në shoqërinë shqiptare, prej ditës së parë kur u iniciua si fushatë! Me qëllimin parësor për të sensibilizuar gratë dhe vajzat në muajin e luftës kundër kancerit të gjirit, nisma e fundit e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, bëri bashkë shumë personazhe të njohur të jetës publike në vend, gra dhe vajza që shpesh i “takojmë” me imazhet e tyre në media si folëse lajmesh, në studio televizive, në skenë si këngëtare, si prezantuese, etj. Gjithfarë syresh janë përfshirjet e tyre profesionale, ama këtë herë kanë lënë pas çdo profil përmes të cilit i identifikojmë dhe janë bërë bashkë për një kauzë të madhe: Të ndërgjegjësojnë të gjitha gratë dhe vajzat që të drejtohen tek mjeku për ekzaminimin e gjirit, e për të kapur në kohë ndonjë problem të mundshëm.

Sepse parimi më i mirë i mjeksisë është: “Më mirë të parandalosh se ta kurosh një sëmundje”! Krahas aktiviteteve të zhvilluara edhe si apel ndaj grave e vajzave për të kryer kontrolle të vazhdueshme, ka nisur fushatën ku shumë gra të botës së medias i janë bashkuar këtij apeli. Nga gazetaret e mirënjohura si Genta Popa, Rudina Xhunga, Mirela Milori, Pranvera Borakaj, Jonida Maliqi, Ema Andrea, Bieta Sulo, Anila Basha e deri tek këngëtarja Manjola Nallbani. Përmes apelit të veçantë prej secilës prej tyre, ato kanë çuar mesazhe tek çdo grua, për të kryer sa më parë kontrollin e gjirit, sepse ky i fundit ndihmon në parandalimin e sëmundjes.

Në kujtim të Gramoz Palushit, djalit që u vra nga ekstremistët në Greqi

Kanë kaluar gati 14 vjet që nga vrasja në mënyrë tragjike e të riut Gramoz Palushi.

Ishte data 4 shtator. Shqipëria fitoi ndaj Greqisë në “Qemal Stafa”, me rezultatin 2 me 1, duke mundur kështu të saposhpallurën kampione europe.

Gezuan shqiptarët në Shqipëri. Gëzuan shqiptarët nëpër treva. Gëzuan shqiptarët nëpër Europë e nëpër botë. Gëzoi edhe Gramozi 20 vjeçar në Zakinthos të Greqisë. Gëzoi sic gëzojmë ne shqiptarët, kur fiton kombëtarja, me shpirt e me lot gëzimi.

Por kjo lumturi me sa duket nuk mundi të përballohej nga një grup huliganësh, të cilët ndodheshin në të njëjtin vend me Gramozin. Dhe nuk e menduan gjatë, por i vajtën përballë dhe i ngulën thikën në bark.

E dërguan në spital Gramozin. Edhe atje huliganë të tjerë mjekë nuk i vunë dorë, por e lanë në pritje, siç shprehet miku i tij që e shoqëroi për në spital, Imer Elezi. Nuk i dhanë trajtimin e duhur, me justifikimin që ishte i pasiguruar, tha në atë kohë Elezi me sytë plot lot.

Autori i vrasjes, Panajotis Kladhis, një i ri grek, në fillim u dënua me burgim të përjetshëm. Por më vonë, ekzaktësisht në 2010-ën, Apeli ia uli dënimin me 22 vite.

Gramozi ka 14 vjet që dergjet nën tokë, Panajotisit i kanë ngelur edhe 8 vite për të parë diellin me sy. Ndonjë amnisti e mundshme mund t’ia lehtësojë këto vite, por Gramozit nuk ia lehtëson dheun asgjë.

Tifozët kuq e zi do ta përkujtojnë gjithmonë. As Shqipëria nuk e la të harruar. Një gjimnazi në periferi të Tiranës ia dha emrin “Gramoz Palushi”.

Ne ua ngulëm thikën në zemër me lumturi, ata na e ngulën thikën në shpirt me urrejtje.

Kjo është histroia e trishtë e një shqiptari që jeton në Greqi, dhe e një psikopati që ka lindur aty.

Eno Popi ka përkufizimin më të bukur për të bijën.

Liv erdhi në jetë në muajin Maj të këtij viti, me misionin për t’i ndryshuar tërësisht jetën prindërve të saj, Eno Popit dhe Atena Palit. Ata vendosën që ta lindnin vajzën e tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërkohë që moderatori i njohur shqiptar nuk u shkëput për asnjë moment nga angazhimet e tij në Top Channel. Prej ditës kur e bija erdhi në shtëpi, babi Eno e ka shijuar plotësisht çdo moment të qëndrimit me të, por është treguar shpesh i rezervuar në deklaratat e tij publike për prindërimin.

Ndoshta, këtë herë arsyet kanë qenë të nxitura nga ftuarat në emisionin që ai moderon “Dilema”, që edhe ai të shprehet për faktin e të qenit baba i një vajze. Në një nga puntatat e fundit të “Dilema”, një nga pjesëmarrësit kishte marrë të bijën me vete dhe natyrshëm që kjo e afroi prezantuesin edhe më shumë me figurën e tij si prind i ri dhe si baba i një vajze.

Në këtë moment ka qenë Eno që i kërkoi konkurrentes që t’i sugjeronte disa filma me princa dhe princesha sepse i duhen për Liv. Ndërkohë, që dha përkufizimin më të bukur për të bijën: “Vajzat janë sherbet”, u shpreh ai.

Kur të gjithë po flasin për shtatzëninë, Elita dhe Gjiko na japin një tjetër lajm të mirë.

Pas martesës, Elita dhe Gjiko do të sjellin një këngë së bashku. Të paktën kjo lihet të kuptohet nga fotoja e fundit që ka publikuar reperi në Instagram. Moderatorja i ka drejtuar armën reperit, por edhe ai ka bërë të njëjtën gjë. Nga fotoja duket një klip “i zakonshëm” për mënyrën se si po bëhen videoklipet kohët e fundit.

Gjiko nuk e ka shoqëruar me asnjë fjalë këtë foto, mirëpo komentet e ndjekësve të çiftit kanë qenë epike. Disa i shkruajnë se këto janë pasojat e martesës, ndërsa të tjerë i shkruajnë sesa shpejt kanë filluar t’i drejtojnë armët njëri-tjetrit (pas dasmës kuptohet). Sigurisht që këto komente janë me shaka, pasi çifti besojmë janë në momentet e tyre më të lumtura, sepse shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë.