Kur nuk i dalim zot vetes si shqiptarë, çfarë presim nga bota?

Qysh në fillimet e viteve ’90, kur filloi të fryjë era e demokracisë, shqiptarët i kthyen sytë nga bota e me politikën e dyerve të hapura që filloi të ndiqej, dhe morën lugët të gatshëm të uleshin në sofrën e begatë që do të shtronin të huajt sidomos Amërika. Harruan vetveten dhe origjinën nga vinin, trashëgiminë e pasur kulturore dhe zakonet e doket, lanë në harresë pasurinë nëntokësore e i vunë zjarrin asaj mbitokësore, braktisën tokat pjellore duke i kthyer në djerrina dhe u sulën mbi uzinat e fabrikat duke u rrëmbyer hekurin për ta shitur për skrap. Strategjia dhe taktika e politikanëve që erdhën në krye të forcës që u quajt demokratike ishte që të shkatërrojmë gjithçka “komuniste”, “të fillojmë gjithçka nga zero” madje të bëjmë edhe “vaksinimin e popullsisë”, duke krijuar mendimin tek shumica e shqiptarëve se nuk kishim qenë asnjëherë komb e shtet, e sikur po lindim e po krijoheshin komb për herë të parë fill pas viteve ’90. Aq sa e pati shtrënguar regjimi monist, duke e mbyllur gjithçka në bunkerë e në klone me gjemba, aq shumë e shthurën politikanët e rinj të demokracisë, që erdhën pas Hoxhës, duke u kaluar nga politika e dyerve të mbyllura në politikën e dyerve të shqyera. Nën presionin dhe agresivitetin gjakatar të ca forcave të errëta që “iknin gjithmonë në drejtim të paditur” u shkatërruan shkolla e dyqane, ambulanca e spitale, vepra ujitëse e blloqe me pemë frutore, u vodhën magazinat e iu flaka vendit, sikur gjithë kjo pasuri të mos ishte e shqiptarëve, e vënë me djersën dhe gjakun e tyre gjatë monizmit 45 vjecar. Dhe, sikur të mos mjaftonte kjo u vranë mijëra njerëz të pafajshëm e mijëra të tjerë morën udhët e botës. Kudo, edhe në fshatin më të largët u bë sunduese motoja: Ç’i duam tokat, do na sjellë Amerika vaporët plot me miell e prodhime blegtorale me bollëk. Dhe fushat më të bukura e arat më pjellore u lanë djerrë e shqiptarët drejtuan sytë nga qielli e deti, duke pritur ndihmat që hidhnin shoqata bamirëse. Të rinjtë qytetarë braktisën punën në fabrika, lanë mjekrat e u veshën me xhinse dhe u nisën në këmbë maleve e detit me traget për të gjetur parajsën e humbur në dhe të huaj. Dëgjonin një bori makine në një kthesë rruge e shihnin një avion në qiell, e të gëzuar sikur të kishin zbuluar një Amerikë tjetër thërrisnin: Erdhën ndihmat. Harruan kështu shqiptarët nder e krenari, neverinë për lëmoshën e zvarritjen dhe turreshin truma- truma andej ku zbriste një helikopter, apo ku ndalonte një skodë me ndihma dhe duke shkelur mbi njeri-tjetrin, rrëmbente më shumë ai që ishte më i fuqishëm. U bëmë gazi i botës për një palë pantallona e një bidon vaj të ardhur nga mëshira kristiane, kur ne i kishim me bollëk e me çmime fare të lira këtu në vendin tonë. Harruan se vetë e kishin ngritur hidrocentralin e metalurgjikun, azotikun dhe superfosfatin, uzinën e telave dhe minierat e pasura dhe i shkatërruam e i dogjëm të gjitha se “ishin komuniste” dërguan materialet e tyre për skrap. Me urrejtjen për socializmin kthyem në gërmadha fabrikat e këpucëve dhe kombinatin e tekstileve dhe vrapuan tek Gabi, duke e mbushur shtëpinë me lloj-lloj vjetërsirash të botës që binin era kërmë. Pasi shkatërruam gjithçka të mirë e të bukur që patëm, pasi u derdh badihava mjaft gjak shqiptari, u ndalëm për një çast në vandalizmin tonë dhe i kthyen sytë nga xhamitë e kishat duke u lutur: O zot na jep kot! Por kur e kuptuan se edhe me nuska e lutje nuk vinte mirëqenia, vërshuan përsëri udhëve të kurbetit. Çobani la bagëtinë në pyll, bujku braktisi pendën e qeve në mes të arës, studenti flaku tufën e leksioneve në qoshe rrugësh, shkollari e mësuesi i bëri naftën shkollës, dhe mbushën tragetet e ikën nga sytë këmbët. Harruan shqiptarët e gjorë se kush ishin, nga vinin, po nuk dinin as nga shkonin. Shumica e rinisë krijoi bindjen se ky vend nuk bëhej më, ndaj morën vendimin: O burra të ikim jashtë Atdheut, se atje është parajsa!” Kështu lanë pas shpine sedrën e punës dhe krenarinë e dinjitetin kombëtar dhe mbushën udhët e botës me fshesaxhinj, shërbëtorë plakash që s’i kapnin as fëmijët e tyre me dorë dhe krenoheshin kur numëronin dhrahmitë apo eurot në fund të muajit, edhe pse binin era bajgë. E nuk nxunë kollaj mend, as kur afendikoi nuk u jepte as çerekun e djersës së derdhur, madje as kur disa prej shokëve e vëllezërve të tyre i këmbyen lekët me kokat e tyre.

Kemi kaluar 28 vite demokraci dhe ende mjaft shqiptarë mendojnë sikur bota ngryset e gdhihet duke vrarë mendjen vetëm me hallet tona. Bëjnë politikanët tanë gabime e krime dhe shqiptari hallexhi në vend t’i ndalë e t’i ndëshkojë, mendon: Hë, mo se nuk i lë Amerika, ua mbledh ajo rripat”! Bëhemi shpesh herë qesharakë për probleme që kanë të bëjnë me mbrojtjen tonë kombëtare, dhe menjëherë justifikohemi: Hë mo, se nuk kanë ç’të na bëjnë se na mbron NATO”! Shfaqet një kontradiktë në aspektin ndërkombëtar, që cënon dinjitetin e kombit dhe tulatemi mbas asaj se “jemi pjesë e Europës dhe kemi nënshkruar marrëveshjen e Asocim Stabilizimit”! Filloi procesi i vetingut në drejtësi dhe mjaft politikanë e intelektualë nuk kanë besim tek qeveria “Rama”, por shpresojnë se vetingun do ta çojë deri në fund Amerika dhe Brukseli. Zhvillohen forume të larta shtetërore e partiake dhe politikani më naiv, që nuk e ka haberin fare të politikës së Perëndimit, përdor në fjalën e tij citate e dialogje të udhëheqësve të këtyre vendeve. Bëhen debate e diskutime jashtë çdo limiti logjik, organizohen koncerte e aktivitete pa kulturën e nevojshëm vetëm për komercializëm, dhe justifikohen me naivitet: kështu e ka bota! E ata që i quajnë si të prapambetur, anakronistë, pyesin me ironi: Nëse kjo është e botës, ajo tjetra është e Perëndimit, nëse për ne punon e mendon bota, po Shqipëria dhe shqiptarët ç’bëjnë, ku janë!? Ku shkon djersa e shqiptarit, cila është jona, krejtësisht kombëtare, ku janë këngët tona, shkencëtarët tanë, shkrimtarët e poetët e vërtetë, politikanët dhe pushtetarët me dinjitet. Edhe aty ku është bukuria ne na duket tmerr, aty ku është parajsa ne na duket ferr, aty ku është pasuria ne na duket boshllëk. Ne shqiptarët shkelim përditë mbi ar dhe nuk e shohim. Nuk më harrohet kurrë vlerësimi i një suedezi për pyllin e bukur e të paprekur të dikurshëm të Fushë-Arrëzit: Ah, sikur dy drunj të kisha atje unë, dhe do të bëja mrekullira”! Ne vetë nuk e kemi vlerësuar veten dhe vendin sa duhet, nuk kemi ditur të shfrytëzojmë traditën dhe resurset tona, por kemi mbivlerësuar, ndoshta edhe pa asnjë shkak çdo gjë të huaj duke rënë në servilizëm. Nëse ashtu siç thotë at Zef Pllumi se ne shqiptarët nuk paraqitemi para botës: Të qytetnuem-jo, të shkolluem-jo, të edukuam-jo, të përparuem-jo, të bashkuem-jo se jo”, atëhere çfarë presim ne nga bota!? Shenjtorja Nënë Tereza porosit: “Shqiptarët kanë për të bërë më shumë për atdheun, nëqoftëse kanë për t’u dashë ma tepër ndërmjet vedit”.

Nga Ramazan SHERJA

Gjendje alarmante në Fushë-Arrëz, kryebashkiaku thirrje të fortë: Për 20 minuta mund të shkrumbohet një fshat i tërë

Gjendje e jashtëzakonshme paraqitet në Fushë-Arrëz. Nga zjarri që ka rënë dy ditë më parë rrezikohet fshati Tuç. Kreu i bashkisë së Fushë-Arrëzit Fran Tuci u shpreh se për 20 minuta një fshat i tërë mund të shkatërrohet.

“Situata nuk ka dimenson tjetër më të madh se nga ky moment. Është shumë e rrezikuar në fshatin Tuç. Rrezikohen mbi 20 banesa. Ka një problem sepse fshsti është shumë i shpërndarë. Situata është vërtet dramatike”, tha ai.

Ndërkohë prej tre ditësh zjarrfikëset janë në luftë me flakët.

iPhone XS i Apple ka një problem serioz, ja çfarë

Çfarë iPhone XS dhe iPhone XS Max bëjnë mirë, atë e bëjnë shumë mirë. Problemi është se nëse ata bëjnë diçka gabim, e bëjnë shumë gabim, dhe testet e mëtejshme kanë gjetur një gjë të tillë.

Problemi ka të bëjë me bateritë e të dy iPhone-ëve të ri, pasi CNBC dhe PhoneArena e kanë përshkruar në rezultatet e tyre si “bateri tepër të ngadalshme”.

PhoneArena sjell numrat në mënyrë të detajuar, duke zbuluar se ngarkimi nga rezerva në të plotë me ngarkuesin e iPhone XS merr 3 orë e 5 minuta, ndërsa iPhone XS Max merr 3 orë e 29 minuta – pothuajse gjysmë dite pune.

“Kjo është gati kriminale në krahasim me shumicën e Androidëve, ngarkuesit e shpejtë të të cilëve vijnë në kutinë e pajisjes dhe nuk kërkojnë që të paguani 68 $ shtesë për privilegjin”, konkludon Daniel Petrov, nga PhoneArena.

Apple shet ngarkuesin e tyre të shpejtë USB-C në 49 dollarë dhe kablloja e nevojshme USB-C me një metër gjatësi kushton 19 dollarë. Për më tepër, edhe me ngarkuesin e tyre të shpejtë, Tom’s Guide ka treguar se shpejtësia e ngarkimit mbetet prapa rivalëve më të lirë, si OnePlus dhe LG

Facebook: Ndryshoni fjalëkalimet për sigurie! Janë sulmuar 50 milionë llogari personale

Mbi 50 milionë llogari të rrjetit sociale Facebook janë kompromentuar kanë bërë me dije drejtuesit e kompanisë, teksa bëjnë thirrje se mbi 90 milionë të tjera duhen të ndryshojnë fjalëkalimet për arsye sigurie.

Facebook ka bërë me dije se mbi 50 milionë përdorues të tij janë lënë të ekspozuar pas një gabimi të sigurisë.

Kompania tha se sulmuesit ishin në gjendje të shfrytëzonin një cenueshmëri në një tipar të njohur si “View As” për të fituar kontrollin e llogarive të njerëzve.

Shkelja u zbulua të martën, ka bërë me dije Facebook, dhe e ka informuar policinë. Përdoruesit që janë prekur nga sulmi janë detyruar që të rihapin llogaritë këtë të premte.

“Gabimi është rregulluar”, ka bërë me dije kreu i sigurisë së firmës, Guy Rosen.

“Sapo kemi filluar hetimet tona, duhet ende të përcaktojmë nëse këto llogari janë keqpërdorur apo çfarë informacioni është marrë. Ne gjithashtu nuk e dimë kush është prapa këtyre sulmeve, apo ku janë bazat e tyre”, tha Guy Rosen, duke shtuar se “Privatësia dhe siguria e njerëzve janë tepër të rëndësishme dhe na vjen keq që kjo ndodhi”.

Qeveria jashtë Tiranës! Ja ku i mbledh Rama ministrat në fundjavë (Axhenda)

E gjithë qeveria do të jetë këtë fundjavë në qytetin juglindor të Korçës. Një sërë aktivitetesh janë parashikuar, përfshirë dhe mbledhjen e qeverisë.

Mësohet se kryeministri Edi Rama dhe ministrat do të inspektojnë punimet në tunelin panoramil të Pogradecit sot dhe më pas do të jenë në Prespë për një tjetër takim në kuadër të projektit “100 fshatrat”

Qeveria do të ketë në darkë edhe një takim me të rinjtë ku do të bëhen dhe anëtarësimet e reja.

Ndërsa nesër do të jetë mbledhja e qeverisë në mesditë dhe takim me qytetarët. Pas mbledhjes shefi i qeverisë do të flasë për mediat.

28 SHTATOR

15:30- Inspektim i punimeve në Tunelin panoramik në hyrje të Pogradecit

16:00- Nisje për në Prespë

17:00- Event për 100 fshatrat/ buzë liqenit në Zaroshkë

18:30- Nisje për në Korçë

19:00- Event me të rinjtë “Partia Socialiste e hapur për ju”- anëtarësimet e reja tek sheshi.

20:00- Darkë bufe me të rinjtë tek rrugica në Pazar

29 SHTATOR

9:00- Nisja për Sovjan

9:30- Vizitë në një shtëpi që do të rindërtohet

10:00- Kthim në Korçë

11:00- Event i bashkëqeverisjes me qytetarët “E gjithë vëmendja për ju”.

12:30- Mbledhja e Këshillit të Ministrave- Shtëpia e Flamurit

13:00- Deklaratë për shtyp për aktivitetin dy ditor të qeverisë dhe VKM-të e miratuara

13:30- Dreka

14:30- Nisja për Maliq

15:00- Inspektim i landfillit të Maliqit

Shenjat e horoskopit të cilave nuk duhet t’iu zëmë kurrë besë

Të gjithë njerëzit gënjejnë, madje predikohet se gënjeshtrat e bardha janë të pranueshme. Në të vërtetë ekzistojnë dy kategori njerëzish, ata që gënjejnë për shpëtim dhe ata që kanë lindur për të gënjyer.

Këta “mashtrues” nuk e kuptojnë dot jetën e tyre pa gënjeshtrat, por si mund t’i dallojmë ne? Karakteristikat e shenjave të horoskopit na orientojnë se personat që iu përkasin këtyre tri shenjave janë të lindur për të gënjyer dhe nuk duhet t’iu zëmë besë kurrë.

Peshorja

Personat që i përkasin shenjës së Peshores e kanë për natyrë që nuk përfundojnë kurrë duke folur deri ën fund dhe e mbulojnë veten me një vello misterioze. Në të njëjtën kohë, ata janë të dashur dhe të prirur për pasurimin ilegal, që do të thotë që nga mosha e hershme ata i kuptojnë bazat, mashtrimet, dinakërinë dhe shkathtësinë.

Duke u rritur, këta individë perfeksionohen vetëm me aftësinë për të gënjyer, prandaj njerëzit e tyre të dashur me të cilët ata qëndrojnë nuk kanë mundësi të dënojnë pabesinë e Peshores.

Këta njerëz po kështu sillen edhe në vendin e punës, sepse ata janë mësuar me manipulimin e njerëzve të tjerë, duke i detyruar kolegët të punojnë për ta nëpërmjet të gjitha gënjeshtrave.

Falë kësaj karakteristike, nga Peshorja ka mashtrues të kualifikuar, avokatë të famshëm dhe politikanë.

Binjakët

Nga natyra e tyre, përfaqësuesit e kësaj shenje janë njerëz me dy fytyra, që do të thotë se ata kanë një pasion për mashtrim në gjak. Kjo është e kuptueshme që nga fëmijëria, por është veçanërisht e dukshme kur Binjakët bëhen të rritur. Ata lehtë mund t’i manipulojnë të tjerët në avantazhin e tyre, lehtë zotërojnë mendjen e personit të duhur dhe t’i bëjnë ata të dyshojnë edhe për atë që panë me sytë e tyre.

Cili është problemi këtu? Në fund të fundit, Binjakët mund të kufizojnë në mënyrë të përkryer emocionet, që do të thotë se me shprehjen e fytyrës dhe gjesteve e tyre nuk mund të mendosh se po të gënjejnë.

Përveç kësaj, përfaqësuesit e kësaj shenje janë të kujdesshëm, të cilët gjithmonë kanë një justifikim të përgatitur mirë dhe mjaft logjik dhe prandaj nuk besojnë se thjesht nuk munden. Sipas statistikave, pothuajse të gjithë Binjakët, kanë një dashnor ose një ide të caktuar të saj.

Peshqit

Pronarët e fantazisë së pakufishme, të lindur nën shenjën e Peshqeve, janë mjeshtrit e vërtetë të gërshetimit të intrigave. Me lehtësi të pabesueshme ata mund ta krijojnë iluzione duke besuar se të gjithë kanë për qëllim të mashtrojnë Peshqit. Duhet të themi se ky është një person shumë i rrezikshëm, të cilit nuk i kushton asgjë tu kundërvihet edhe dy burrave. Është interesante të theksohet se Peshqit rrallë gënjejnë për t’u pasuruar dhe për të përfituar. Më shpesh, gënjeshtrat përdoren për të mbuluar aventurat e tyre seksuale.

Pra, mos u habitni nga fakti se i dashuri juaj ka lindur nën shenjën Peshqit. Papritmas do t’ju marrë në telefon t’ju thotë që është shumë i zënë në punë, dhe ditën tjetër do të kthehet në shtëpi me një tufë letrash në dorë. Aq shumë mashtrojnë sa që fillojnë edhe vetë tu besojnë mashtrimeve të tyre. Në fund do fillojnë tu besojnë edhe vetë mashtrimeve dhe nuk do ti mbajnë më mend kanë qenë të vërteta apo jo. Prandaj është e pamundur ti dënosh ata.

Shoqëria civile protestë para Kryeministrisë: Lironi Xhisielën!

Ditën e hënë përpara Kryeministrisë shoqëria civile do të zhvillojë një protestë në shenjë sensibilizimi me Xhisiela Malokun, vajzën që u dhunua nga djali i deputetit socialist Rrahman Rrahja.

Protesta do të mbahet nga ora 17:00 deri në 19:00. Qytetarët protestojnë me posterin e 2011-s, kur Rrahja kandidonte si kryetar bashkie në Nikël të Fushë Krujës.

Kujtojmë që Xhisiela Maloku u dhunua nga Rrahja duke u djegur dhe me cigare në trup, ndërsa rastin e saj e bëri publike mediatikisht ish efektivi i policisë Emiljano Nuhu.

Mjekët japin alarmin: Ndaloni urgjentisht së ngrëni këto 8 ushqime, shkaktojnë kancer

Sipas Fondit të Kërkimit Botëror për kancerin, pothuajse 20% e të gjitha llojeve të diagnostikuar të kancerit në Amerikë lidhen me pasivitet fizik, yndyrnat trupore, konsumi i tepërt i alkoolit, ushqim i varfër.
8 ushqimet që shkaktojnë kancerin:

1. Sheqerna të rafinuara dhe ëmbëlsues artificialë
Sheqernat e rafinuara jo vetëm që njihen me nivelet e insulinës, por gjithashtu janë një ushqim i preferuar për qelizat e kancerit, duke nxitur rritjen e tyre. Në mënyrë që të rritet dhe të përhapet, qelizat e kancerit varen nga ëmbëlsirat me fruktoza të lartë, siç janë shurupi i misrit të fruktozës (HFCS), sepse mund ta metabolizojnë lehtë atë.

2. Mishi i përpunuar
Mishrat e përpunuara përfshijnë: proshutat, salsiçe dhe produkte të tjera të mishit të përpunuara. Një studim i përfunduar nga Universiteti i Hawaiit ka treguar se mishrat e përpunuara rrisin rrezikun e kancerit të pankreasit me 67%. Mishrat e përpunuara përmbajnë nivele të larta të kimikateve, duke përfshirë nitratet, të cilat përmirësojnë shijen e tyre, por janë kancerogjene të njohura. Mishrat e tymosur janë veçanërisht i pashëndetshëm, ndërsa mishi përthith katran gjatë procesit të tymosjes.

3. Peshqit e kultivuar
Bujqësia komerciale përfshin rritjen e një numri të pabesueshëm peshqish (si salmoni), në një mjedis të mbushur me njerëz. Më shumë se 60% e peshqve vijnë nga një operacion bujqësor ku ata trajtohen me antibiotikë, pesticide dhe kimikate të tjera kancerogjene për të provuar dhe kontrolluar shpërthimet bakteriale, virale dhe parazitare që rezultojnë nga dyndja e shumë peshqve në një hapësirë të vogël. Këta peshq nuk kanë aq omega-3 sa salmoni i egër.

4. Ushqime të ziera dhe të tymosura
Këto produkte zakonisht përmbajnë konservues, siç janë nitratet, të cilat kanë për qëllim zgjatjen e afatit të ruajtjes. Shtesat që përdoren në ushqime të përpunuara mund të grumbullohen në trupin tuaj me kalimin e kohës. Përfundimisht, toksina të tilla shkaktojnë dëme në nivel qelizor dhe çojnë në sëmundje si kanceri. Kur ushqimet e tymosura janë gatuar në temperatura të larta, nitratet konvertohen në nitrite shumë më të rrezikshme.

5. Vaj hidrogjenuar
Gjithashtu, të njohura si trans-yndyrna, vajrat e hidrogjenizuara janë një produkt i bërë nga njeriu, struktura kimike e të cilit është ndryshuar për të rritur jetëgjatësinë. Kimikatet përdoren gjithashtu për të fshehur erën dhe për të përmirësuar shijen e vajit. Hulumtimet kanë vërtetuar se vajrat vegjetale të hidrogjenizuara dhe pjesërisht të hidrogjenizuara të pranishme në ushqimet e përpunuara industriale dyfishojnë rrezikun e kancerit të gjirit.

6. Patatinat
Këto prodhime ushqimore janë të skuqur në vaj vegjetal të hidrogjenizuar dhe pastaj të kripura rëndë. Së dyti, ato janë të bollshme me trans-yndyra që rrisin nivelet e kolesterolit në shumicën e njerëzve, si dhe natriumi, që ngre nivelin e presionit të gjakut. Tjetra, patatet që janë të skuqur në temperatura të larta për t’i bërë ato të ngurta, shkakton që atë që prodhon akrilamid, një kancerogjen i njohur edhe te cigaret.

7. Kokoshkat e mikrovalës
Kokoshkat me mikrovalë janë të përshtatshme dhe relativisht të shëndetshme, por qesja në të cilën ata paketohen është histori tjetër. Shumë qese të përshtatshme për mikrovalë janë të veshura me një kimikat të quajtur acid perfluorooctanoic (ose PFOA). Kjo toksin rrit ndjeshëm rrezikun e kancerit të gjirit, veshkave, fshikëzës, prostatës, mushkërive, tiroides, leucemisë dhe limfomës.

8. Miell i bardhë i rafinuar
Kur mielli përpunohet, të gjitha vlerat ushqyese largohen dhe pastaj zbardhohen me gazin e klorit për ta bërë atë më tërheqës për konsumatorët. Indeksi glycemic për miell të bardhë është shumë i lartë – do të thotë se rrit nivelet tona të insulinës pa siguruar karburant ushqyes. Karbohidratet konvertohen në sheqer nga trupi jonë, kështu që produktet e tepruara që përmbajnë miell të bardhë mund të çojnë në rritjen e rezistencës ndaj insulinës.

Pija që nuk duhet pirë kurrë me stomakun bosh, rrezikoni edhe jetën!

Ne ndjehemi më aktiv kur në mëngjes pimë një filxhan kafe të mirë. Kafja e mëngjesit për shumë njerëz është absolutisht e pazëvendësueshme.

Kafja ka një sasi të madhe përfitimesh. Jo vetëm që përmirëson kujtesën, por gjithashtu zvogëlon rrezikun e prekjes nga demencës dhe kanceri. Por pirja e kafes me stomak bosh është një kurth, sipas disa studimeve.

Këtu janë disa nga arsyet pse duhet të shmangni pirjen e kafesë me stomakun bosh.

Aciditeti i stomakut

Aminoacidet janë të pranishme në stomak dhe ndihmojnë në shpërbërjen e ushqimit. Kur acidet nuk kanë ushqim në stomak e ju i shtoni kafe, e cila është një acid, barku juaj nuk do të jetë në ekuilibër. Ju gjithashtu mund të vuani nga dhimbje të barkut dhe urthi.

Ankthi

Marrja e dozave të vogla të kafesë do t’ju bëjë aktiv, vigjilent dhe euforik. Kur e merrni atë në sasi të mëdha, mund të shkaktojë ankth dhe lodhje dhe të provohet se është kundërproduktive. Sasia e kafesë që i bën njerëzit të ndihen mirë varet nga njerëzit.

Humbja e oreksit

Kafeina ka treguar se redukton oreksin. Nëse je në dietë, atëherë është një tjetër histori. Por ushqimi i mëngjesit do t’ju japë më shumë energji se sa një filxhan kafe.