Vajza merr një puthje në kokë nga Papa, por vetem ne dy muaj më pas asaj i ndodh diçka që i ka lënë pa fjalë të gjithë

Besimi në mrekulli ju bën më të fortë, më të guximshëm, kur kaloni nëpër kohë të vështira dhe gjithçka duket jashtëzakonisht e komplikuar. Kjo ju jep shpresë.
Shpresa ishte e vetmja gjë që iu dha dy prindërve vajza e të cilëve vuante nga një tumor i trurit, shkruan ShkodraNews. Lloji i gjakut i fëmijës gjithashtu, shumë i rrallë, e komplikonte më tej situatën.

Këta prindër të gjorë dëshironin që fëmija të takohej me Papën për të marrë bekimin e tij dhe falë ndihmës së një agjenti të FBI-së, Donny Asper, një mik i ngushtë i familjes, kjo dëshirë u bë e mundur.

Gjatë një vizite të Papës në Filadelfia, agjenti i cili ishte në detyrë me rojet e sigurisë atë ditë i thirri miqtë e tij për të shkuar drejt në qytet dhe për të ndjekur udhëzimet e tij, të cilat çifti i bëri natyrshëm.

Kishte kaq shumë njerëz atje, duke shpresuar që të merrnin një bekim personal.

Prindërit e fëmijës gjithashtu shpresonin se e gjithë ajo turmë nuk do të përkeqësonte kushtet e Gianna-s së vogël.

Por ata ishin aty dhe ishin të lumtur që ishin atje …

Momenti kur babai i vajzës së vogël pa që Papa u afrua pikërisht aty ku ata ishin, ai ngriti Gianna-n e vogël në ajër, duke shpresuar që të tërheqë vëmendjen e Papës, shkruan ShkodraNews. Një roje e sigurisë e pa fëmijën dhe e mori atë për ta sjellë atë më pranë Papës.

Në turmën e mijëra njerëzve, Gianna mori një puthje nga Papa në kokën e saj të vogël dhe bekimin e tij.

Kujtimi i asaj dite të bekuar e shoqëroi familjen në ditët në vijim dhe jeta rifilloi ritmin e saj të zakonshëm midis kontrolleve mjekësore dhe jetës së përditshme.

Dy muaj pas takimit me Papën, ndodhi diçka e habitshme.

Gjatë një skanimi me ultratinguj, mjekët panë se masa e tumorit në Gianna-n e vogël, ishte reduktuar shumë.

Kjo do të thotë të jesh në gjendje të kesh shumë më tepër se disa shpresa për shërim!

A ishte puthja e Papës një mrekulli apo ishte vetëm rastësi?

Familja Misciantonio nuk ka asnjë dyshim:

“Ishte një mrekulli, ajo puthje ishte vepra e Perëndisë, ne jemi të sigurt për këtë!”

Në këtë foto ne e shohim Papën kur ai puth Gianna-n:

Një moment vërtet emocionues …

Nuk e dimë nëse është një mrekulli apo një rastësi e thjeshtë, shkruan ShkodraNews. Rastet si këto duhen jetuar dhe interpretuar sipas besimit dhe ndjenjave tona.

Ama të gjithë me siguri janë të lumtur që fëmija është më mirë dhe dëshirojmë më të mirën për të ardhmen e saj.

Dyshohet për eksploziv në një mjet, rrethohet zona pranë Policisë së Vlorës.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm zona në afërsi të Drejtorisë së Policisë së Vlorës është rrethuar nga policia pasi dyshohet se brenda një automjeti është vendosur eksploziv.

Ngjarja po ndodh në lagjen “Kushtrimi” në rrugën ‘Dervish Hekali’ ku mendohet se automjetit tip ‘BMË’ me targa AA 895 TX i është vendosur eksploziv.

Ndërkohë pronari i mjetit është ndaluar në Fier, por nuk dihen detaje të tjera.

Policia është telefonuar rreth orës 06:00 të mëngjesit, pritet mbërritja e Forcave Xheniere për çmontimin e eksplozivit.

AKU sekuestron rreth 2 ton pije të skaduara.

1740 pije të llojeve të ndryshme dhe 40 kg produkte ushqimore të skaduara janë sekuestruar nga AKU në në një pikë shitje me shumicë në qytetin e Korçës.

AKU njofton se sekuestrimi i produkteve është ushtruar në subjektin “Argentil”.

Në këtë subjekt janë konstatuar gjithashtu produkte ushqimore pa etiketë në gjuhën shqipe, të cilat janë bllokuar sëbashku me pijet deri në momentin e asgjësimit nga institucionet përkatëse.

“Argentil” është gjobitur me 300 mijë lekë për mungesë të kushteve higjieno-sanitare, me 500 mijë lekë për tregtim të produkteve të pasigurta , si dhe me 50 mijë lekë për etiketim të parregullt në gjuhën shqipe.

s.a/dita

Tre gazetarë europianë vriten në Afrikë

Tre gazetarë europianë janë vrarë mbrëmjen e së hënës në verilindje të kryeqytetit të Afrikës Qendrore, Bangui.

Gazetarët, dy rusë dhe një ukrainas, janë sulmuar me armë nga disa njerëz të paidentifikuar në Sibut.

Kolegët e tyre janë shprehur se ata po xhironin një film për mercenarët në vend.

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës së Afrikës Qendrore tha se trupat e gazetarëve të vrarë ishin gjetur nga ushtria.

Kura 30 ditore me Qumësht Blete – Sekreti i Përdorimit për Shëndet të Fortë

Është koha kur bletërritësit krahas mbledhjes së mjaltit të ri nisin edhe mbledhjen e qumështit të bletës, i cilësuar si shëruesi natyral i shumë sëmundjeve.

E ndërsa tani është pikërisht sezoni i mbledhjes së këtij lëngu mrekullibërës për shëndetin, bletërritësit shprehen për AgroWeb.org se kërkesat për qumështin e bletës janë gjithnjë e në rritje.

Përdorimi i qumështit të bletës çmohet për lehtësimin dhe kurimin e shumë problemeve shëndetësore.

AgroWeb.org ju sjell më poshtë një kurë popullore e cila zgjat nga 1 deri në 3 muaj në përdorimin të qumështit të bletës për shëndetin e gjithë organeve dhe trupit në përgjithësi.

Qumështin e bletës mund ta gjeni tek çdo bletërritës apo dhe pranë dyqaneve me produkte organike.

Përdorimi i Qumështit të Bletës

Kura popullore me qumësht blete rekomandohet që të konsumohet herët në mëngjes me stomakun bosh.

Këshillohet që doza që do të merret fillimisht vendoset poshtë gjuhës, mbahet për 2 minuta dhe më pas kapërdihet.

Rekomandohet të mbahet nën gjuhë pasi aty ka mjaft enë gjaku që bëjnë thithjen e menjëhershme dhe kalimin në gjak.

Zgjatja e kurimit është e ndryshme dhe varet nga shkalla e sëmundjes ose qëllimi për të cilin përdoret, por asnjëhere më pak se një muaj.

Megjithatë, rekomandohet që kjo kurë të zgjasë nga 30 deri në 90 ditë dhe më pas ndërpritet.

Efektet e saj në organizëm nisin pas dy javësh, pra pas 15 ditësh.

Ndarja e Dozave dhe Si ta Ruani atë

Doza ditore vendoset në bazë të moshës dhe peshës trupore.

Për të rriturit, doza që rekomandohet është 1 gram në ditë ndërsa për fëmijët rekomandohet 0.3 deri në 0.5 gram në ditë.

Megjithatë në çdo rast, për përcaktimin e dozës AgroWeb.org jukëshillon që të këshilloheni me një mjek që njeh gjendjen tuaj shëndetësore.

Fëmijët që janë me qumësht gjiri rekomandohet ta marrin vetëm në raste specifike me këshillën e pediatrit.

Qumështin e bletës mund ta ruani në frigorifer, në temperaturë 3-5 gradë.

Duhet të ruhet në shishe të errëta dhe i mbështjellë me një letër të errët gjithashtu, pasi nuk duhet të ekspozohet ndaj dritës.

Ruhet në frigorifer për 12 deri në 18 muaj duke ruajtur të gjitha vlerat kurative.

Sëmundjet që Trajtohen

Vlerësohet si një super ushqim i fuqishëm për shkak të vlerave që ai mbart.

Qumështi i Bletës përmban ujë, lëndë minerale, yndyrna, proteina, karbohidrate, vitamina etj.

Sipas të dhënave të cilave i referohet AgroWeb.org, qumueshti i bletës përdoret për kurimin e një sërë sëmundjesh si:

Hipertiroidisëm,

Diabeti,

Hiperkolesterolemi,

hipertrigliceridemi (kolesterol dhe trigliceride të larta),

sëmundje të zemrës dhe enëve të gjakut,

sëmundje kronike të mushkërive,

sëmundje të gojës,

probleme me mishrat e dhëmbëve, probleme të fytit,

sëmundje të veshkave, artrite reumatoide,

probleme me riprodhimin,

ndihmon në periudhat e premenopauzës etj.

Ka efekt qetësues dhe çlodhës, ul nivelin e hormoneve të tiroides.

Pastrues fantastik për organizmin nga toksinat

Ndihmon funksionimin e veshkave, rrit jetëgjatësinë e njerëzve, duke ruajtur rininë e enëve të gjakut.

Zgjeron enët e gjakut, ndihmon në uljen e kolesterolit dhe triglicerideve dhe rrit imunitetin.

Ky qumësht ndihmon në formimin e rruazave të kuqe të gjakut, këshillohet në anemi dhe ndihmon në mikrohemorragji.

Në lëkurë, rregullon prodhimin e yndyrës.

Ndihmon në funksionimin e mëlçisë dhe sëmundjet e saj, hepatite dhe rigjeneron strukturën e mëlçisë./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.