Pedagogu flet për planin e Ramës të vitit 1998: Kosova të ndahet; Kukësi dhe Tropoja t’i shkëputen Shqipërisë

Profesori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Enver Bytyçi ka folur sot për një plan të Edi Ramës kur ishte ministër Kulture, për ndarjen e Kosovës. Bytyçi ka shkruar për takimin e ish-kryeministrit Fatos Nano me Sllobodan Millosheviçin në Kretë, ku është propozuar për herë të parë nga pala serbe ndarja e Kosovës, por aty zbulohet edhe qëndrimi i kryeministrit aktual të Shqipërisë për këtë çështje.

Sipas Bytyçit, Rama i ka kërkuar Nanos që të pranojë propozimin e Millosheviçit për Kosovën, të cilës, në shkëmbim të shkëputjes së veriut të banuar nga serbët, do i jepeshin rajonet e Kukësit dhe Tropojës në Shqipëri.

“Ky propozim bazohej në dy argumente: Së pari, Kosova e ndarë për të kënaqur orekset nacionalshoviniste të Serbisë nuk mund të mbijetonte si shtet, ndaj bashkimi i Qarkut të Kukësit e mundësonte këtë mbijetesë. Dmth duhej evituar me çdo kusht që Kosova e mbetur nga ndarja me Serbinë të bashkohej në formë unitare me Shqipërinë. Po të ndodhte kjo, atëhere Partia Socialiste e Nanos dhe Ramës rrezikonte të humbte pushtetin për shumë dekada. Maksimumi do të pranohej një formulë bashkimi në formën e federatës ose konfederatës, me qëllim që të dy vendet të ruanin pozicionet në pushtet në territorin e vet. Si në kohën e principatave historia e mesjetës përsëritet! Së dyti, bashkimi i Qarkut të Kukësit me Kosovën jo vetëm mundësonte krijimin e një shteti me kryeqytet Prishtinën, por do të pakësonte votat për opozitën shqiptare të djathtë. Në të dy rastet po përsëritej ideja hoxhiste e periudhës së Luftës dhe mbas Luftës së Dytë Botërore, sipas së cilës “Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë rrezikon pushtetin popullor” të komunistëve”, shkruan ndër të tjera pedagogu.

Enver Bytyçi thotë se ky plan i Ramës nuk u realizua për shkak të kundërshtimit të amerikanëve.

Shkrimi i plotë i Enver Bytyçit:

Pse Nano u tërhoq më 1998-ën nga projekt-ideja për ndarjen e Kosovës?!

Në nëntor 1997 ndodhi një ngjarje shumë e përfolur e kohës. Fatos Nano i sapoardhur në pushtet e kryeministër i Shqipërisë u takua në Kretë të Greqisë me presidentin e Serbisë, Sllobodan Milosheviç. Takimi u sponsorizua prej kryeinistrit të Greqisë, Kostas Simitis, në kuadër të një samiti të kryeministrave dhe kryetarëve të shteteve ballkanike në këtë ishull.

Si për çdo ngjarje madhore e jo të tillë, edhe për këtë takim Nano, pas grekëve, mori bekimin e amerikanëve. Sekretarja e Shtetit Olbright ishte në dijeni dhe kishte rekomanduar takimi të ishte krejt fotmal, thjesht për kortezi, me qëllim që Serbia të mos kishte mundësi ta interpretonte një refuzim të mundshëm të kryeministrit të Shqipërisë si qëndrim kundë paqes. Kështu që duhej që takimi të mos zgjaste më shumë se 30 minuta.

Por Milosheviçi kishte ardhur në takimin e Kretës me një dosje, në të cilën ishte formuluar ideja e ndarjes së Kosovës. Donte ta diskutonte deri në hollësi këtë opsion me zotin Nano, me qëllim që të realizonte idenë e Serbisë së Madhe. Nano u josh nga ky diskutim, bëri shumë pyetje, me qëllim që të qartësohej rreth idese serbe të ndarjes së Kosovës. Ndaj takimi zgjati një orë e gjysmë. Jashtë sallës ku bisedonin dy protagonistët në fjalë, qëndroi në pritje ministri i Jashtëm, Paskal Milo. Kur Nano doli nga pritja Milo ishte i shqetësuar, sepse dikush nga departamenti i shtetit i kishte telefonuar dhe pyetur: “Çfarë po bëjnë ata kaq gjatë në takim? Milo , I shqetësuar e pyeti shefin e tij sapo doli se pse qëndruat kaq gjatë dhe si shkoi biseda me Milosheviin? Nano që i përgjigjet plot entusiazëm: “Shkoi mrekulli, biseduam ngrohtë si me Thanasin”! (Thanasi ishte i ati I Nanos).

Veç kësaj, Nano dhe Milosheviçi ranë dakord që ata të dy ta kontrollonin konfliktin ushtarak të sapo shfaqur në horizontin e Kosovës. Kjo do të thoshte se ata do të mbanin frenat e luftës, sigurisht përmes njerëzve të tyre që kishin në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Nano nuk kishte menduar asnjë ide për ndonjë zgjidhje të konfliktit shqiptaro-serb në Kosovë. Ideja e Milosheviçit për këtë zgjidhje përmes ndarjes iu duk kreative. Vetëm se ishte në dilemë të parashikonte se farë do të vinte pas ndarjes. Për momentin Nano nuk kishte kundërshtuar, ndërkohë që e mundonte dilema se a ishte më mirë apo më keq për pushtetin e tij, nëse Kosova e mbetur nga nndarja do të bashkohej me Shqipërinë.

Pas kthimit në Tiranë kryeministri shqiptar e diskutoi propozimin e Milosheviçit me disa kolegë të tij në qeverisje. Mori mendimin e disa ministrave të kabinetit të tij, ndërkohë që flakët e luftës u ndezën në Kosovë. Edi Rama ofroi idenë e efektit dopio të ndarjes. Që do të thotë se Kosova do të ndahej, por jo midis Serbisë dhe Shqipërisë. Nga ndarja do përfitonte vetëm Serbia, ndërsa Shqipëria do përkujdesej që pjesa e mbetur të mbijetonte e të krijonte shtetin e saj. Dhe që të ndodhte kjo, ish-ministri i Kulturës propozoi që Kukësi, Hasi dhe Tropoja, dmth Qarku i Kukësit t’i bashkëngjitej Kosovës.

Ky propozim bazohej në dy argumente:

Së pari, Kosova e ndarë për të kënaqur orekset nacionalshoviniste të Serbisë nuk mund të mbijetonte si shtet, ndaj bashkimi i Qarkut të Kukësit e mundësonte këtë mbijetesë. Dmth duhej evituar me çdo kusht që Kosova e mbetur nga ndarja me Serbinë të bashkohej në formë unitare me Shqipërinë. Po të ndodhte kjo, atëhere Partia Socialiste e Nanos dhe Ramës rrezikonte të humbte pushtetin për shumë dekada. Maksimumi do të pranohej një formulë bashkimi në formën e federatës ose konfederatës, me qëllim që të dy vendet të ruanin pozicionet në pushtet në territorin e vet. Si në kohën e principatave historia e mesjetës përsëritet!

Së dyti, bashkimi i Qarkut të Kukësit me Kosovën jo vetëm mundësonte krijimin e një shteti me kryeqytet Prishtinën, por do të pakësonte votat për opozitën shqiptare të djathtë. Në të dy rastet po përsëritej ideja hoxhiste e periudhës së Luftës dhe mbas Luftës së Dytë Botërore, sipas së cilës “Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë rrezikon pushtetin popullor” të komunistëve.

Kjo projekt-ide iu referua ambasadores së SHBA-vë në Tiranë, zonjush Mariza Lino. Ajo e refuzoi menjëherë, sepse politika amerikane nuk lidhej me ndarjen e Kosovës, por me lirinë dhe pavarësinë e saj të plotë. Më pas ideja e projektit u fsheh në sirtarët e Partisë Socialiste, por jo edhe në protokollet qeveritare, për t’u ringjallur dhe implementuar 20 vite më vonë, në ditët e sotme.

Autori i kësaj ideje të atëhershme, Edi Rama, sot është aktori kryesor i padeklaruar i ndarjes së sotme të Kosovës. Ashtu si atëherë, edhe sot aktori tjetër më i rëndësishëm është Hashim Thaçi nga Kosova. Asokohe e shpallën udhëheqës politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa më pas, me ndihmën e Beogradit e promovuan në krye të shtetit të Kosovës. Pikërisht këta të dy luajnë kartat në interes të Sëerbisë. Madje e lusin Europën që të mos ketë frikë nga ndryshimi i kufijve dhe tallen me shqiptarët, duke u bërë thirrje që “t’i mbështesin në projektin e mendur të tyre”!

Ndërkaq deklarata e Merkel e sotme me kërkesën e përsëritur që dialogu për Kosovën të përfundojë pa cënuar integritetin territorial të saj. Ndërsa shqiptarët janë rrjeshtuar në unison kundër ideve dhe përpjekjeve të paimagjinueshme të Hashim Thaçit për t’ia falë më çdo kusht pasuritë më të çmueshme të vendit, Serbisë.

Ambasada amerikane udhëzon si të aplikoni për studime në SHBA

Ambasada amerikane, me anë të një statusi në Facebook ka udhëzuar të gjithë ata që duan të studiojnë në SHBA. Ambasada u bën thirrje të interesuarve që të vizitojnë Qendrën Informative të Arsimit Amerikan në Shqipëri për të marrë informacionin e nevojshëm.

“Jeni të interesuar për të studiuar në Shtetet e Bashkuara por nuk dini nga t’ia filloni? Vizitoni Qendra Informative e Arsimit Amerikan ne Shqiperi (EDUSA-UMB) për të marrë këshillimin e duhur dhe pa pagesë!

Nëse jeni të interesuar në programe për nxënës të shkollave të mesme, studentë, të diplomuar, si dhe për mundësi zhvillimi profesional, shihni programet tona të arsimit dhe shkëmbimit, duke klikuar këtu https://bit.ly/2GVVGze “, njofton ambasada,

“Arsimi, buxhet mjeran”. Ekspertët: Dëmtohet ekonomia, rinia po largohet

Pamjet e shkollave të rrënuara që i ndesh jo rrallë, në çdo cep të vendit, ngrenë një pyetje të madhe: a po shpenzon sa duhet qeveria shqiptare për arsimin?

Ndriçim Mehmeti, ekspert i arsimit, thotë: “Ne kemi një buxhet mjeran. Nuk ka më investime në laboratorë shkencorë dhe profesionalë, nuk ka më shkolla të reja, nuk ka më trajnime profesionale për mësuesit. Atëherë, për çfarë investimesh flasim?”

Në buxhetin e këtij viti, shpenzimet publike për arsimin janë përcaktuar sa 3.1% e prodhimit kombëtar. Por, në vendet e Bashkimit Europian shifra mesatare që qeveritë shpenzojnë për arsimin është sa 4.7% e prodhimit të brendshëm bruto.

“5% do të ishte një fillim i mirë”, thekson Mehmeti.

Shpenzimet e pakta e mbajnë sektorin e arsimit në një rreth vicioz, me pasoja jo të vogla për të ardhmen e ekonomisë: “Ne do kemi më pak njerëz të kualifikuar për t’ju përgjigjur nevojave të tregut të punës. Arsimi i dobët bën që rinia të largohet dhe do kemi më pak nxënës në shkollat tona. Po kështu, do të kemi më pak mësues të aftë sepse nuk investohet”.

Sipas një analize të Bankës Botërore, investimet në arsim janë shpenzimet publike me normën më të lartë të kthimit. Një nga studimet më të mëdha shkencore, i kryer nga ekspertët e bankës, doli në përfundimin se kur qeveritë rrisin shpenzimet për arsim me 1% të prodhimit kombëtar, rritja ekonomike përshpejtohet në të njëjtën masë.

Përtej kësaj, arsimi konsiderohet si rruga më efektive për të ulur varfërinë dhe për të zbutur pabarazinë ekonomike, ndaj shumë vende, veçanërisht ato më të zhvilluarat, shpenzojnë deri në 8% të prodhimit kombëtar për sistemin arsimor.

Fatura e një aksidenti, 5 milionë lekë ilaçe dhe shpenzimet vazhdojnë

Më 25 korrik 14-vjeçarja, Rina Lala u dëmtua rëndë në një aksident në Valias, ndërsa ecte në trotuar së bashku me motrën.

Për 12 ditë luftoi për jetën në Spitalin e Traumës, me shumë fraktura në trup adoleshentja tani qëndron e shtruar në qendrën spitalore “Nënë Tereza”.

“Kam ende shumë dhimbje, madje edhe më dhëmb koka shumë, këmba shumë. Nuk mbaj mend asgjë vetëm mbaj mend që më ka hedhur në ajër makina”, shprehet Rina Lala, e aksidentuara.

Nena e Rinës, Valbona, është nënë e ve dhe me tre fëmijëve. Nga dita e aksidentit, spitali është kthyer në shtëpinë e saj. Ky aksident përveçse ka dëmtuar të bijën po e varfëron familjen, e cila nuk ka as të ardhura. 500 mijë lekë llogarit nëna e Rinës, se ka shpenzuar duke blerë ilaçe, pajisje ndërsa 14-vjeçarja ende nuk është ngritur në këmbë. Drejtuesi i mjetit që aksidentoi vajzën është marrë masa arrest shtëpie, ndërkohë që për dëmshpërblimin ende nuk ka folur njeri.

“Ka qenë në trotuar vajza. Ka kaluar një makinë me shpejtësi të madhe e ka përplasur dy-tre metra zvarrë pastaj e ka dy metra lart. Ka rënë sipër makinës fati i saj. Ai (drejtuesi i mjetit) nuk është përgjigjur fare, ka ikur. Ka pësuar dëmtime në sistemin nervor, dëmtim veshkash, thyerje legeni. E mbajta 12 ditë në Spitalin e Traumës dhe nuk kisha ilaçe për t’i marrë dhe në kohën që vajza ishte në spital kam blerë vetë ilaçet e vajzës. Pse nuk kishte ilaçe spitali? Jo, nuk kishte ilaçe i kam marrë në farmaci. Spitali vetëm i dha ndihmën e shpejtë që i bën grafi, skaner EKO që ta shohin a është jashtë rrezik për jetën. Kam shpenzuar gati 5 milionë lekë për shëndetin e vajzës”, thotë Valbona Lala, nëna e të aksidentuarës.

Gruaja tregon kutitë e ilaçeve që duhet të blejë vetë sa herë e bija ka nevojë për mjekime edhe pse ndodhet e shtruar në një spital publik.

Më thuaj shenjën e horoskopit, të them çfarë lloj fëmije ke qenë

Shenjat e horoskopit është një ndër mënyrat më të mira për të mësuar se çfarë karakteri jemi dhe çfarë na dallon nga të tjerët.

Më poshtë do të lexoni se sin ë varësi të shenjave të horoskopit ju mund të identifikoheni si keni qenë fëmije.

Dashi
Ke qenë një fëmijë që nuk qëndronte në një vend. Ishe energjik dhe luaje shumë. Ke qenë shumë i lumtur.
Demi
Ke qenë fëmija tipik që hante fshehurazi mamit karamele dhe çokollata. Kishe hobi të haje dhe të flije. Ndoshta tani kë ndryshuar, por e vë në dyshim këtë!
Binjakët
Ke qënë një fëmijë shumë krijues. Pikturoje gjithë kohes. Pra që e vogël ke pasur “gjak” artisti.
Gaforrja
Ke qenë një fëmijë shumë i ëmbël dhe të gjithë t’i adhuronin faqet “bufe”. Ke qenë shumë bujare dhe ndaje gjithçka me shokët e shoqet. Siç je dhe sot.
Luani
Gjithmonë ke dashur të bëje “komandanten” në shoqëri, madje edhe në kopësht. Që e vogël flisje shumë, madje edhe sot i mahnit të gjithë me ligjeratat e tua.
Virgjëresha
Qaje shumë e vogël, aq sa mami yt nuk dinte si të të pushonte. Ndoshta sepse që e vogël ke qenë emotive. Edhe sot qan lehtësisht për t’u shfryrë.
Peshorja
E vogël ke qenë shumë e qetë, prindërit nuk ankoheshin kurrë për ty. Madje edhe sot je një person shumë i respektuar nga të tjerët.
Akrepi
Ke qenë nga ato fëmijë që shoqet i vinin gjithmonë në shtëpi. Organizoje festa dhe lojëra të ndryshme. Pëlqeje t’i tregoje lojërat e tua shoqeve.
Shigjetari
Nuk kishte drekë ose darkë ku t’i nuk këndoje, kërceje apo recitoje. Ke qenë një fëmijë me karakter të fortë dhe të gjithë të donin.
Bricjapi
Ke qenë fëmijë sa i qetë aq edhe i zhurmshëm. Le të themi që sjellja jote varej nga personi që kishe pranë.
Ujori
Tregoje më shumë se mosha që kishe. Kishe rezultate të mira në shkollë, ndoshta një nga më të mirat e klasës.
Peshqit
Përtoje të zgjoheshe herët për të shkuar në shkollë. Madje edhe sot je e tillë./Living

Njihuni me hallet që ”vuan” çdo grua gjatë verës

Vera është dhe një ndër stinët më të lodhshme për çdo familje veçanërisht për kryefamiljaren e cila ka dhe peshëm më të madhe të punës.

Le të ngrenë dorën ato gra e vajza që urrejnë kolegun sa here ai fik kondicionerin, mallkojnë shoferin e autobusit kur i lë të presin në stacion, apo që shmangin me çdo kusht krehjen e flokëve dhe depilimin, ndërkohë që jashtë bën vapë përvëluese. E megjithatë ka edhe më keq, si për shembull tre rastet e mëposhtme ku vapa mund të kthehet në një makth për të gjitha ne:

Tualeti, vapa dhe vuajtja (trinomi i përvitshëm):
Është fillim jave dhe keni një takim që nuk mund ta humbisni për asgjë në botë. Duhet të jeni në kohë dhe mbi të gjitha e kuruar, çka nënkupton se veshja dhe truku duhet të jenë në lartësinë e duhur. Por, si dreqin mund të bësh tualet ndërkohë që jashtë shënon 38 gradë Celcius?! Vapa, djersa dhe lagështia me siguri do të bëjnë që kremi pudër të shpërhapet, duke e bërë fytyrën të duket si një mur i pasuvatuar mirë. Kurse për rimelin nuk po flasim më mirë. Epo, të shpëtojë kush të mundet moj shoqeni e motrani!

Çfarë të marr me vete gjatë pushimeve:
Në ndryshim nga burrat që mjaftohen me një palë shapka me gisht, një palë pantallona treçerekëshe për pasditen, mundësisht ato që përdorin prej 5 vitesh, dhe kostumin e banjës, një grua duhet të mendohet gjerë e gjatë përsa i përket përgatitjes së valixhes. Nuk mund të mungojë koleksioni i përvitshëm i rrobave të banjës, kremi kundra dhe pas diellit, kremi i flokëve, shampot e ndryshme, spray për mushkonjat, 10 peshqirë, këpucë e sandale pa fund etj. Lista është aq e gjatë, aq sa duket sikur keni transferuar gjithë garderobën tuaj në një valixhe e jo thjesht gjërat e domosdoshme. Sa punë e vështirë, apo jo!

Nuk do të ha shumë, duhet të mbaj dietë:
Frika më e madhe gjatë pushimeve është pesha. Në të vërtetë kjo është frika më e madhe gjatë gjithë vitit, që prej momentit kur zotohemi solemnisht para bakllavasë së Vitit të Ri, e deri tek gota e fundit e tequila-s para fillimit të pushimeve. Megjithatë e dimë që është e vështirë t’i rezitosh tundimit gjatë verës, sidomos akulloreve e ëmbëlsirave. A mund të mbahet dietë gjatë pushimeve? Sigurisht që po, mjafton të kontrolloni urinë dhe racionet që porosisni. A është e mundur kjo gjë? /Living

Si të jemi një nënë dhe puntore e suksesshme

Nëna të cilat punojnë janë dhe personat që e kanë punën më të vështirë dhe stresuese në familje kjo për shkaqe të ndryshme.

Përveç se duhet të jeni mesatarisht 40 orë të javës në punë, ju duhet të jeni edhe në rrjedhat e shtëpisë me pastrimin, gatimin dhe menaxhimin e të gjitha punëve të tjera në shtëpi.

Më poshtë do të lexoni se cilët janë mënyrat më të mira për të arritur të keni një rol të suksesshëm në familje;

Organizimi
Organizimi i ditës të ndihmon padyshim në zgjidhjen e punëve ditore të cilat planifikoni t’i bëni. Është mirë që gjatë kohës që jeni në punë të mundoheni të jeni sa më e koncentruar në atë që bëni në mënyrë që të jeni sa më produktive, kurse pas përfundimit të orarit të punës të jeni komplet të përqendruar në jetën tuaj personale, ku hyn këtu edhe rritja dhe kujdesi për fëmijët.

Balancimi
Balancimi mes punëve të shtëpisë dhe punëve në profesion është faza kryqe për secilën nënë që punon. Është shumë e nevojshme që problemet të cilat I keni gjatë ditës në punë të mos i ndani me familjen, pasiqë kjo do të prishte harmonin e kohës familjare apo çështjet familjare t’i ndani në vendin e punës.

Kjo nuk tregon aspak profesionalizëm. Gjetja e një balance në këtë drejtim është shumë e mirëseardhur pasiqë edhe ju si nënë ndiheni më të qeta kur e arrini këtë gjë.

Kohë për veten
Rëndësi po ashtu shumë të madhe në mirëqenien tonë si nëna por edhe si punëtore në kompani të ndryshme ka edhe koha të cilën ne e ndajmë për veten dhe për të mirën tonë. Një shëtitje e vogël vetëm larg punës dhe larg shtëpis ndonjëherë është shumë e mirëseardhur duke e ditur që kjo do të ndikojë pozitivisht edhe në produktivitetin tonë.

A kujdeseni për flokët ashtu siç duhet? Zbuloni përgjigjen

Flokët kërkojnë një kujdes të veçantë gjithmonë duhet të kemi parasysh se armiku më i madh i shëndetit të tyre është larja e shpeshtë.

Yndyra natyrale e flokëve tuaja është e atillë që mbron flokët tuaja, kështu që kur ju i pastroni flokët vazhdimisht dhe në baza ditore, kjo yndyrë largohet nga koka.

Pastaj krijohet një rreth të egër të prodhimit të tepruar të yndyrës, andaj edhe sa më shumë që i pastroni flokët, aq më shumë yndyrë krijohet dhe aq më tepër ju shtohet nevoja për t’i pastruar ato.

Gjithmonë duhet të jeni të vetëdishëm dhe të përpiqeni që ti lani sa më rrallë flokët.

A e din i çfarë paralajmërojnë rrudhat në ballë?

Rrudhat në ballë kanë një domethënie të veçantë për shëndetin e njerëzve sidomos për sëmundjet kardiovaskulare.

Edhe pse nuk ka lidhje të qartë, një nga teoritë në lidhje me lidhjen e rrudhave në ballë dhe sëmundjeve kardiovaskulare është arsyeja pse enët në ballë janë të vogla dhe duken si një shenjë e plakjes së parakohshme, transmeton KosovaPress.Studimi ka analizuar për dy dekada një grup prej 3,200 persona të moshës 32, 42, 52 dhe 62-vjeç.

Identifikimi i zero rrudhave do të thotë se personi në fillim të studimit kishin një lëkurë të butë pa rrudha, ndërsa shenja tre do të thotë se një person ka rrudha të shumta dhe të thella mbi ballin. Rezultatet e studimit treguan se njerëzit me shenjën një të rrudhave kishin një rrezik më pak të rritur të zhvillimit të sëmundjes kardiovaskulare me një rezultat fatal në krahasim me njerëzit me shenjë zero, ndërsa ata me shenjën dy dhe tre kishin një rrezik 10 herë më të lartë.

“Sa më shumë rrudha në ballin e një personi, ekziston edhe një rrezik më i madh për të vdekur nga sëmundjet qarkulluese”, tha Esquirol. Autorët e studimit treguan qartë se rrudhat nuk janë ende një metodë më e mirë e kontrollit të shëndetit në aspektin e matjeve të presionit dhe kontrollit të yndyrës së gjakut, por që ato mund të kuptohen si një rrezik i sëmundjeve kardiovaskulare.

Shisnin drogë, burg dy të rinjve shqiptarë në Angli

Autoritetet britanike kanë vënë në pranga dy të rinj shqiptarë, pasi akuzohen për shpërndarje dhe trafik kokaine.

Gjykata në Manchester të Anglisë vendosi të dënojë me 5 vjet e 2 muaj burg shqiptarin 29-vjeçar Berti Ruko dhe me 4 vjet e 3 muaj burg 30-vjeçarin Artan Merkaj.

Sipas policisë britanike Ruko u shpall fajtor edhe sepse mbante dokumente të rreme identiteti; ai ishte arrestuar më parë në korrik 2015 në kuadrin e një ohetimi për shpërndarjen e drogës në qëndër të qytetit dhe ishte dëbuar nga Britania e Madhe, por kishte hyrë në vend ilegalisht.

Në kohën e arrestimit, telefoni i tij ishte konfiskuar dhe hetimet vërtetuan se telefoni i tij përdorej për trafikun e drogës.

Po ashtu policia angleze zbuloi edhe një bllok ku mbanin shënim paratë dhe mallin që furnizonin, ku shitjet shkonin afro 30 mijë paund në javë.