Pukë, Rrok Dodaj në krye të Bashkisë/
Dodaj: I keqardhur për veprimet e paraardhësit

235

Këshilli Bashkiak i Pukës zhvilloi mbledhjen e tij të parë të dalë nga zgjedhjet e 14 majit. Këshilli Bashkiak përbëhet nga 15 këshilltarë, forcë e parë PSD me 4 këshilltarë, 2 PS , 2 AAK, dhe nga 1 këshilltarë koalicioni “Bashkë fitojmë”, Partia Demokratike, Fronti i Majtë, Balli Kombëtar, Demokracia Sociale, FRD dhe PADSH. Pas propozimeve me votë të fshehtë u zgjodh Kryetar i Këshillit Bashkiak Eduart Gjoka nga Partia Social Demokrate ndërsa nën kryetar Enver Sulejmani nga fronti i majtë! Pas shpalljes së vlefshmërisë së mandatit, Kryetari i zgjedhur Rrok Dodaj bëri betimin përpara këshilltarëve teksa i ftoj ata për bashkëpunim në të mirë të Pukës.

Më pas Dodaj i shoqëruar edhe nga përfaqësues të lartë të koalicionit Bashkë fitojmë, Flamur Ndoka, Belind Këlliçi, deputeti Ludovik Hasani dhe dhjetëra qytetarë iu drejtuan zyrës së Bashkisë. Ndoka tha se fitorja e Pukës do i prijë fitores në të gjithë vendin. Kryebashkiaku Rrok Doda, duke iu referuar edhe deklaratave të një dite më parë të Gjon Gjonajt tha se pukjanët votuan të ardhmen dhe lirinë e tyre, ndërkohë që denoncoi edhe zbrazjen e zyrave dhe mobiljeve, nga ish kryebashkiaku Gjonaj, një veprim aspak normal. Në Pukë festa për kryebashkiakun Rrok Dodaj ka vijuar deri ne orët e vona të darkës.