Edi Rama tregon partinë që i frikësohet për zgjedhjet e 14 majit: Po u bënë bashkë ata…

117

Edi Rama ka folur për zgjedhjet e 14 majit dhe ka treguar se kur Berisha dhe Meta bëhen bashkë ka rezik.

Edi Rama: Unë mendoj që ky popull është shumë i ftilluar kur vjen puna tek zgjedhjet. Ky popull nuk ka bërë asnjëherë gabim kur ka zgjedhur. Në asnjë palë zgjedhje. Në ’91 votoi pa besim të plotë tek ata që sapo erdhën. Pastaj në ’92 iu dha gjithçka, pastaj në atë verë ia ktheu përmbys duke i dhënë pushtetin opozitës. Në ’94 e sakatoi projektin e referendumit. ’97 ishin zgjedhje pas një çmendurie dhe sigurisht që do shkonin siç shkuan. Në 2001, 2003 dhe 2005, ndodhi ashtu siç ndodhi. Shqiptarët kanë sensin më të mprehtë politik.

Ngjajnë si zgjedhje të përgjithshme…

Edi Rama: E kuptoj sesi ngjajnë, ngjajnë ashtu siç janë. Shtresa e parë e zgjedhjeve është larg vëmendjes së mediave. Shtresa e dytë bëhet me kanditatët dhe me përfaqësuesit politik që bëhet me ta, por edhe me deputetët. Shtresa e tretë është fushata në nivelin kombëtar kur shkoj unë, ose liderët e tjerë. Ajo nuk mund të fokusohet tjetërkund. Kur non grata dhe Likja bëhen bashkë, sigurisht që kjo është domosdoshmëri strategjike për t’i pasur në ballë të fushatës. Të tjerët janë me revelancë realitive. Rreziku këtu janë këta, ata nuk përbëjnë asnjë rrezik.