Nesër të gjithë sytë nga qielli, ç’do të ndodhë me Hënën mbrëmjen e 5 majit?

207

Eklipsi penumbral i Hënës do të ndodhë të premten, më 5 maj 2023, i cili do të arrijë kulmin rreth orës 19:22 me orën tonë, kur Hëna të largohet nga hija e Tokës.

Një eklips penumbral ndodh kur hëna kalon përmes pjesës së jashtme të hijes së Tokës. Gjatë eklipsit, Hëna errësohet pak, por jo plotësisht si në një eklips total.

Eklipsi do të jetë i dukshëm në Afrikë, Azi, Australi dhe pjesë të mëdha të Evropës. Sipas faqes “Time and Date” në vendin tonë, eklipsi hënor do të jetë pjesërisht i dukshëm nga ora 19:50.

Eklipsi i majit do të jetë i pari nga dy që presim për vitin 2023. Eklipsi tjetër hënor do të ndodhë më 28 tetor 2023 dhe do të jetë një eklips i pjesshëm që do të jetë i dukshëm kryesisht në Afrikë, Evropë dhe Azi.