Suedia i përgjigjet “dhëmbë për dhëmbë” Rusisë pas kërcënimit që mori sot, zbardhet mesazhi i fuqishëm

171

Suedia i është përgjigjur Rusisë pas kërcënimit që ia bëri sot se nëse tentojnë të futen në NATO do të mund të përballen me pasoja ushtarake dhe politike.Gjatë një konference për shtyp, kryeministrja suedeze Magdalena Andersson ka thënë se Suedia e vendos vetë politikën e saj të sigurisë.

“Është e rëndësishme në këtë situatë që të ketë stabilitet dhe parashikueshmëri në linjën e politikës suedeze të sigurisë. Suedia ka bërë investime reale në vitet e fundit në mbrojtjen suedeze për të qenë në gjendje të forcojë aftësitë tona ushtarake dhe ne gjithashtu kemi forcuar, thelluar dhe rritur numrin e bashkëpunimeve me vende dhe organizata të tjera”, tha Andersson.

Ajo po ashtu shtoi se Suedia ka një marrëdhënie të ngushtë me NATO-n.