Arrestohet aktori Albano Bogdo

228

Aktori i njohur Albano Bogdo rezulton se ka rënë në prangat e policisë rrugore rreth orës 01:39 të mëngjesit të 22 shkurtit. Burime për ABC bëjnë të ditur se Bogdo është ndaluar nga një patrullë e policisë rrugore ndërsa pas verifikimeve është konstatuar se nuk ka qenë i pajisur me leje drejtimi.

Mësohet se Bogodo po ngiste një makinë “BMW” dhe është ndaluar në Bulevardin Bajram Curri. Pas verifikimeve në komisariat Albano Bogdo është lënë i lirë ditën e sotme pasi masa për të është dhënë “detyrim për tu paraqitur”.

Para autoriteteve, Albano Bogdo mësohet se ka dhënë këto deklaratat:

“Jam njohur me letrën e të drejtave të mia dhe shpjegime do të jap në një fazë tjetër të hetimit. Gjë tjetër nuk kam për të thënë.”