Rapsodi shqiptaro afgane ne Shengjin

473

Një aktivitet që solli momente të gëzueshme ishte preludi i mbrëmjes së kësaj të premteje që mblodhi sëbashku shqiptaë dhe përfaqsues të komunitetit afgan që janë akomoduar në Shengjin. Chef Alfred Marku ishte ideatori i këtij aktiviteti që sëbashku me disa kuzhinierë afganë, që tashmë kanë hapour edhe restorantin e tyre në Shengjin, krijuan një atmosferë të këndshme duke sjellë një shkëmbim kulturor që nis me pjata ushqimi nga të dy vendet. Gjithcka ishte një nderthurje mes kulturës lezhjane dhe asaj afgane, ndërsa aktivitetit ju bashkuan përfaqsues të pushtetit vendor, personazhe publike e përfaqsues të politikës. Për të gjithë të pranishmit, kjo ishte diçka shumë ndryshe dhe që ndikon pozitivisht për të demostruar mikëpritjen tonë e nga ana tjetër për të ju dhënë mbështetjen e duhur një komuniteti që ka ende teë hapura plagët e luftës në vendin e tyre. Chef Alfred Marku tha se ky ndërveprim ka krijuar vertetë një rapsodi vlerash dhe se kjo ishte një mundësi e mire edhe për të njohur më shumë njeri tjetrin.

Alfred Marku Kuzhinier


Tha se: Sot e kam kuptuar vertetë çfarë do të thotë rapsodi. Me gjithë aromat e kulturës afgane dhe asaj shqiptare me të vertetë jam ndjerë si një rapsod i vertetë. Shqipëria dhe shqiptarët kanë qënë gjithmonë mikëpritës dhe bujarë dhe kjo ishte arsyeja e këtij aktiviteti dhe për ti treguar komunitetit afgan që jemi vertetë të tillë dhe kështu e nisëm edhe mbremjën duke afruar së pari pjatën afgane e më pas atë lezhjane. Ka qënë një bashkpunim vvertetë fantastik dhe nisa të mësoj edhe ndonjë fjalë nga gjuha e tyre, pork a qënë një emocion shumë i bukur. Kam zbuluar se kultura jonë dhe ajo afgane kishin element që na lidhnin bashkë. Besoj se Shqipëria e ka marrë nismën për të patur më shumë ndërveprime dhe sot po tregohet diçka e tillë dhe shkëmbimi ndërkulturor ndërmjet ushqimit është vertetë shumë i mirë dhe shumë i thellë. “
Kryebashkiaku i Lezhës, z. Pjerin Ndreu ka përgëzuar ideatorët dhe realizuesit e kësaj mbrëmjeje që sipas tij mbetet ndër më të veçantat. Ai ka shtuar se një mbremje e tillë na jep mundësinë e që të njohim edhe më shumë njëri tjetrin.


Pjerin Ndreu Kryetar i Bashkisë Lezhë
Ndër të tjera tha se: Kjo mbrëmje është krejt e veçantë dhe që vjen natyrshëm pas kaq kohësh që komuniteti afgan ka kaluar në Shengjin. Unë dua të përgëzoj chef Alfredin për këtë organizim që ka kaq shumë rëndësi dhe shumë kuptim që vjen pas disa aktiviteteve të tjera të organizuara për këtë komunitet. Na jep mundësië të shijojmë gatimet e Lezhës dhe atyre afgane dhe komportohen të dy shijet sëbashku dhe të gjithë ne që jemi pjesmarrës ndjehemi si një i vetëm. Ky aktivitet na bën të gjithëve sëbashku për të kaluar pak kohë me njëri tjetrin e për të njohur më shumë njëri tjetrin e komuniteti afgan kalon një kohë productive duke lënë pas traumën e tyre. Mbërritja e afganëve në Shqipëri ndoshta ishte pak e paragjykuar, por tashmë e themi me plot bindjen se qytetarët tanë janë mësuar dhe socializuar me ta. Ne kemi shumë gjëra të përbashkëta dhe komuniteti afgan ka një dozë pozitiviteti shumë të madh, një sens miqësie dhe mirëkuptimi të jashtëzakonshëm dhe një fuqi komportimi me zakonet tona shumë të mirë. Ne nuk e kishim menduar që mund të kishim kaq shumë kimi ndërmjet nesh, por tashmë jemi të bindur për këtë.”
Davide ka ardhur në Shqipëri për të ndihmuar pikërisht komunitetin afgan të shpërngulur nga frika e luftës. Ai thotë së kjo mbrëmje për të thënë mirëseerdhët ishte e jashtëzakonshme dhe se nuk e ka ndeshur askund tjetër më parë.


David Ang nga “Samaritan’s Purse” :

Kjo ishte vertete dicka e mrekullueshme. Ishte vertete dicka e jashtezakonshme kjo qe perjetova dhe per mua ishte privilegj te isha I pranishem. Duke shijuar pjatat e ushqimit nje e nga nje mund te shihje sesa gjera te perbashketa ka ndermjet ketyre dy vendeve. Dua te them ishte dicka e bukur te shihje lidhjen qe u krijua ne cdo tavoline me prezencen e shqiptareve dhe afganeve, duke u ushqyr sebashku dhe duke shijuar qendrimin sebashku. Kjo ishte menyra me e mire per te treguar mikepritjen e per te thene mireseerdhet.”
Ajo çfarë ka gjetur në Shqipëri i kujton vendin e tij Ahmadit që prej 6 muajsh po jeton në Shengjin. Ai thotë së do te jënë ambasadorët e vendit tonë dhe se që tani ndjehen sikur janë ambjentuar me shqiptarët dhe kjo mbrëmje e përforcoi edhe më shumë këtë ide.

Ahmad SHAKEB theksoi se:

Kjo ishte nje mundesi qe na u krijuar per te ndervepruar kulturalisht dhe per te mesuar me shume per njeri tjetrin. Ne jemi prej 6 muajsh ketu, por ky evend ishte vertete dicka ndryshe nga ajo qe kemi perjetuar deri me tani. Une mendoj se do te jemi ambasadoret e vendit tuaj kudo qe ne te shkojme per te treguar eksperiencen tone te mrekullueshme ne kete vend. Mikepritja eshte dicka e perbashket qe kemi te dy popujt. Qe nga momenti qe perfaqsuesit e shtetit tuaj na thane mire se vini per te vijuar me mberritjen ne vendin tuaj e tani ketu ne shengjin ne kemi pare vertete kete deshiren tuaj per te na perkrahur. Ketu une shoh veteveten dhe nese do te ishin ne afganistan do te shihnit te njejten gje, mikrepritjen, buzeqeshjen dhe perqafimet tona.

Ne tashme jemi ambjentuar dhe ndjehemi pjese e komunitetit tuaj, sepse e tille ka qene mikepritja qe n aka beret e ndjehemi si ne shtepi. Ne mund te kemi shume te ndryshme me vendet te ndryshme, por kemi kaq shume te perbashketa me shqiperine sa nuk e kishim imagjinuar.”
Ka qënë dicka që tejkaloi thjesht një mbremje ndryshe, pasi mënyra për tu vendosur bashkarisht, për të shkëmbyer eksperienca të ndryshme sëbashku dhe duke provuar ushqime nga kuzhinieri lezhjanë Alfred Marku dhe grupi i kuzhinierëve afgane ishte vertetë diçka që nxiti vetëm nota gëzimi përgjatë gjithe nates