Moti Sot, e martë 15 shkurt 2022

190

Vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike me masa ajrore të thata por njëkohësisht të acarta.

Moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në orët e para të mëngjesit.

Era do të fryjë me drejtim veri – verilindje 3-13 m/s. Përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulëta pranë tyre dhe zonat luginore do ketë erë intensive me shpejtësi deri në 22-25/sek.

Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3-5 ballë. Në orët e mëngjesit do ketë prezencë ngrica të forta përgjatë akseve rrugore.