Një aksident tragjik ndodhi mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Librazhd Elbasan, ku një makinë me 5 persona shmani përplasjen me një mjet tjetër, dhe përfundoi në greminë, duke u fundosur në rrjedhën e lumit Shkumbin.
Mësohet se në mjetin tip ML që po udhëtonte drejt Librazhdit, ishte duke udhëtuar një familje me 5 persona nga Kalimashi, 3 prej të cilëve u nxorën të vdekur nga lumi, dhe 2 të tjerë me shenja jete.
Bëhet me dije se viktimat janë Elmi Keqa vjeç 53 dhe bashkeshortja Elona Keqa vjec 35 dhe shtetasi Elis Sulmataj 18 vjeç dhe jane plagosur shtetasi Elisiado Keqa rreth 10 vjec, Ambra Halili rreth 20 vjec.
Dy personat e shpëtuar me shenja jete, që dyshohet se janë fëmijë, janë dërguar drejt spitalit të Traumës në Tiranë, për të marrë ndihmë mjekësore.
Operacioni i nxjerrjes së trupave ka qenë mjaft i vështirë, për shkak të terrenit mjaft të thyer, si dhe rrjedhës së lumit, e cila ka qenë e furishme për shkak të reshjeve të shiut që kanë rënë gjatë natës.
Është dashur ndërhyrja e fadromës për të bërë të mundur nxjerrjen e mjetit nga lumi, ndërkohë që kërkimet në lumë janë kryer dhe nga polumbarë të mbërritur nga Tirana.