Militanti i panjoftun

361

Ka marre pjesë ne miting e mbledhje partie, si prani patologjike, ka vjedhe vota per partine, ka bertit sa ka mujte per me sublimue hallin e vet ekzistencial si nulitet kronikë, vetë-etikohet me epitete që trathtojnë budallek nga njana anë e “superioritet” moral nga ana tjetër; disa prej ktij modeli, me evoluimin e kohës, biletën e avionit e kanë shndrrue edhe ne titull studimi të marrë jashtë shtetit…

Si ka mundesi që mbas 30 vitesh, po vazhdojnë me intosikue edhe ambientin virtual…te paktën te paret e tyne ne kohen e partise ishin te mshehun e nuk delshin kaq hapun…

Çfare borxhi u ka shoqnia me ndi moralizmat e injorancës të tyne… Shkrimi i shejtë thotë se cilësia e pemës shihet prej cilësisë te frutave të saj…pengu ma i madh i njirit asht me mbet pre e injorancës. Injoranti asht ma i keq se i keqi…

Nga | Nest ZEFI