Trajtimi poshtnues i sherbetoreve te Shtetit

651

Sot kishin dale disa te dhana personale mbi pagat ne sektorin privat e shtetnuer e po flitet demek per skandal. Si qytetar rural qe per te paktën 12 vite ka hanger buke kallamoqi (misri) tipike per familjet qe punonin ne kooperativat e asaj kohe, kam permbrendesue kulturen e super esenciales dhe kurre nuk jam kene i interesuem te aspekti i pretendimeve te teprueme ekonomike. Fb me kujton ket foto ne zyre te shtetit te Ministria e Punes para shume vitesh, i sapokthyem ne atdhe ne kuadrin e nji programi te asaj kohe te qeverise shqiptare per me “thith trunin” e dhane prioritet personave qe kishin studiu e pase pervoja pozitive ne vendet perëndimore.

Erdha me entuziazmin e njitit te mire dhe lashe nji karrierë te sigurt ne Universitetin e Venezia-s ku ne ate vend kisha studiu e pune per 10 vite me pasion e vendosmeni te hekurt. Ne muejt e pare te punes, edhe rrogën prej 50000 mije lekesh ia kishin kalue ne llogari gabimisht nji personi tjeter dhe qetësia jeme ne kërkimin e arsyes, interpretohej si ratifikim i statuoskuose…po ndalem me kaq e shtoj se kisha bursën e doktoraturës qe me paguante shteti italian e bujarinë e nji miku te mire shpije qe me kishte lshu nji kat te shpise te vet per me ndej falas, se me ate rroge as me hanger pac e pilaf nuk e përballonte. Po nisem prej rastit tem, jo per me fole per vedin, por me vu ne dukje se kurre nuk do kete shtet dinjitoz, me specialistet e administratës qendrore te shtetit me rroga qesharake apo te shantazhuem prej mercenareve militant e te pashkolle te partive.

Reforma e vertet e administratës publike, asht respektimi i sherbetoreve te shtetit, me rroga, trajtime dinjitoze e kur kto jane te permbushuna, kërkesa e llogarise vjen natyrshem. Publikimi i sotëm i databaze te rrogave ne sektorin privat e shtetnor, kallxoi se mender me thane gazetarucet, analistët e çdo sekser tjeter me natyrën e ushujzës, marrin paga te majme qe as ne perëndim nuk jane aq te nalta, me qëllimin e vetem te mjeljes e vjedhjes pa mëshire te buxhetit te shtetit. Ky asht nji tmerr i vertet dhe arsye e forte me nise nji proces reflektimi e veprimi urgjent.

Kam hy ne Shkolle me 1 shtator te 1984 e kam dalë me 21 mars te 2013, diten qe jam doktorue ne Universitetin e Venezia-s dhe pertej studimeve, kam punue si “shtasa” e ba edhe nji “akademi baritore”, e prep se prep gjithe kto pervoja te grumbullueme me mund e dinjitet, shteti i jone i cmon me shumën rreth 50000 leke te reja… drejtësia e meritokracia njerzore, jo ajo abstrakte e me tefter te trukuem, jane shtegu qe duhet marrë me korrigjue ket degradim, shkak i degjenerimit te krizës sociale ne vendin tone. Administrata shtetnore nuk duhet te jete parkim e injektim i frymës kanibale por vend I shejte për me ushqye sensin e misionit e te shërbimit, me etike e ndershmeni. Nga | Nest ZEFI