“Hakmarrja” e Bashës / Shkarkon 11 kryetarët e degëve që morën pjesë në Kuvendin e Berishës

96

Një prej vendimeve të para të kryesisë së Partisë Demokratike, e mbledhur pak pas orës 18:00 është shkarkimi i 11 kryetarëve të degëve të partisë që morën pjesë në Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha.

Të shkarkuarit janë kryetarët e degëve në Tropojë, Shijak, Fushë-Krujë, Tirana 1, Tirana 3, Tirana 9, Paskuqan, Devoll, Kolonjë, Vlorë dhe Gjirokastër.

Ndërkohë, Gazeta Shqip mëson se në këtë mbledhje të kryesisë marrin pjesë 25 nga 36 anëtarët e saj. Pjesa më e madhe e anëtarëve që mungojnë ishin në Kuvendin e mbajtur nga Berisha në “Air Albania”, mes të cilëve edhe deputetët Flamur Noka, Albana Vokshi, Tritan Shehu, Edmond Spaho e Agron Shehaj.

Qëndrimi i linjës zyrtare të PD-së është ai i mosnjohjes së Kuvendit të Berishës dhe vendimeve të marra prej tij. Për këtë, Gazeta Shqip mëson se po përgatitet një padi për falsifikim të vulës, stemës dhe logës së partisë.