Gjendet i pajetë në një hotel në shqipëri një shtetas italian

350

Një 71-vjeçar italian është gjetur i pajetë në një dhomë hoteli në Kamëz. Sipas policisë, i moshuari është gjetur nga shërbimet e hotelit. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, por dyshohet për arrest kardiak.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë Tiranë

Me datë 08.12.2021, në një hotel në Kamzë, nga shërbimet e hotelit, është gjetur në dhomë pa shenja jete, shtetasi italian A. S., 71 vjeç.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Paraprakisht dyshohet për arrest kardiak.