Aksident tragjik/ Autobusi përplaset me kamionin, humbin jetën 13 persona

49

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Ukrainë. Mediat e huaja bëjnë me dije se një minibus është përplasur me një kamion, ku si pasojë kanë humbur jetën 13 persona.

Po ashtu, mësohet se 7 të tjerë kanë pësuar lëndime të ndryshme trupore nga përplasja.

“Si pasojë e aksidentit, 13 persona humbën jetën dhe 7 persona u shtruan në spital me lëndime të shkallës së ndryshme”, thuhet në njoftimin e autoriteteve.

Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërkohë që të plagosurit janë nisur me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme.