Tragjedi në futboll, trajneri ndërron jetë duke festuar golin e skuadrës së tij (VIDEO)

249

Tragjedi në futbollin e Egjiptit. Në Kategorinë e Dytë të këtij vendi, trajneri i Magda SC, Adham El-Salhedar ka ndërruar jetë dje teksa festonte golin e ekipit të tij në limitet e sfidës.

Ndeshja me Al-Zarka ishte mbërthyer në shifrat 0-0, teksa në minutat shtesë vendasit kanë kaluar në avantazh në duelin e nëntë të sezonit. Festë e madhe në kampin e skuadrës nga Aleksandria, me trajnerin që është ndierë keq.

El-Salhedar (53 vjeç) u dërgua menjëherë në spital, pa ia dalë të mbijetojë. Më pas mjekët bënë me dije se një atak në zemër ka qenë shkaku që trajneri ndërroi jetë.

https://youtu.be/waHbfKDhd2s