Ngjarje e rëndë në Lushnje, prindërit gjejnë të pajetë 13-vjeçarin brenda në banesë, dyshimet e para

217

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnje. Policia bën me dije se rreth orës 18:00, në spitalin e Lushnjës është sjellë nga prindërit pa shenja jete, djali i tyre 13-vjeçar, banues në fshatin Golem, i cili dyshohet se është vetëvarur në banesë.

Njoftimi i policisë:

Lushnjë/Informacion paraprak

Sot rreth orës 18:00, në spitalin e Lushnjës është sjellë nga prindërit pa shenja jete, djali i tyre 13-vjeçar, banues në fshatin Golem, i cili dyshohet se është vetëvarur në banesë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.