Moti Sot, e shtunë 20 nëntor 2021

392

Ditën e nesërme në vend përgjithësisht do të mbizotërojë moti i qëndrueshëm.

Parashikohet mot i kthjellët me kalime vranësirash të pakta në relievet malore. Përgjatë luginave në orët e mesditës do të mbetet mjegulla e mjegullina lokale.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 12m/sek.

Era fiton intensitet dhe bëhet e fortë dhe intensive duke filluar nga orët e pasdites dhe kryesisht zonën e Veriperëndimit dhe shpejtësi që arrin deri në 20-25m-s.

Deti do të jetë i forcës 1-4 ballë.