Moti Sot, e diel 21 nëntor 2021

272

Dita e nesërme do të nisë me vranësira të shumta si dhe reshje shiu në disa pjesë të vendit.

Pjesa veriore pritet që të ketë dhe reshje të pakta dëbore. Ndërkohë pasditja do të sjellë përmirësimin e kushteve atmosferike duke larguar vranësirat.

Temperaturat e ajrit ulen në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga -2°C mëngjesi në zonat malore deri në 17°C mesdita në zonat jugperëndimore.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 5 ballë.