Doli për shkollë por Çalamani i preu rrugën, ja si ndodhi ngjarja e horrorit në FIER, si u zbërthye

238

Një i mitur është rrëmbyer dhe më pas është vrarë nga fqinji i tij, Klodian Çalamani. Mëngjesi i kësaj të marte, ka nisur si çdo ditë për të miturin. Ai ishte zgjuar për të shkuar në shkollën e fshatit, ku edhe ndiqte klasën e dytë. Por rrugën ia ka prerë fqinji i tij, 38 vjeç, i cili është parë nga të tjerët duke folur me të miturin.

Me kalimin e orëve, i mituri nuk u kthye më në shtëpi. Nëna e të miturit, e shqetësuar për të birin, shkoi dhe pyeti në shkollë, por në fakt mori vesh që i biri nuk kishte shkuar atje për asnjë moment. E as në shtëpi nuk ishte kthyer. As shokët e tij nuk kishin dijeni për asnjë moment se ku mund të kishte përfunduar shoku i tyre.

E alarmuar, e ëma shkoi dhe firmosi vetë në orën 15:30 denoncimin për zhdukjen e të birit. Menjëherë Policia vendosi që të kontrollonte dhe të merrte në pyetje personat që e kishin parë për herë të fundit i mituri.

Për herë të fundit, u mësua se kishte folur me Çalamanin. Në momentin që Policia ka trokitur në banesën e 38-vjeçarit, i riu është parë i shqetësuar, kështu që është shoqëruar nga Policia dhe gjatë marrjes në pyetje është dorëzuar dhe ka pranuar që fëmijën e kishte vrarë ai, duke e mbuluar me pas edhe me baltë në oborrin e tij. Por për asnjë moment nuk ka treguar se cilat kanë qenë arsyet e krimit makabër.